Mos u nervozo!
Mos u nervozo! Nervozizmi i lavdëruar është ai nervozizëm, i cili bëhet atëherë kur nëpërkëmben dispozitat e Allahut, dhe qëllimi i tij është mbrojtja e nderit, shpirtit dhe pasurisë; apo për kthimin e një gjëje që është marrë nga i padrejti. I Dërguari i Allahut nuk nervozohej asnjëherë, dhe kjo i ndodhte vetëm kur nëpërkëmbeshin dispozitat e Allahut.
Shërimi i nervozizmit dhe mënyrat:
1) Heshtja, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kur nervozohet ndonjëri prej jush le të heshtë”.
2) Ulja në tokë, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “…Kush e ndien se po hidhërohet le të ulet përtokë”.
3) Ndryshimi i gjendjes në të cilën ndodhet njeriu, Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Nëse ndokush prej jush hidhërohet dhe është në këmbë le të ulet, nëse i largohet hidhërimi mirë, në të kundërtën le të shtrihet”.
4) Marrja e abdesit, Muhamedi -alejhi selam!- ka thënë: “Hidhërimi vjen nga shejtani, dhe shejtani është i krijuar nga zjarri, dhe zjarri shuhet me ujë, e nëse hidhërohet ndonjëri prej jush lë të marrë abdes”.
5) Të përkujtoj se njeriu që fal ka shpërblim tek Allahu, dhe Allahu i Madhëruar ka thënë: “…dhe kur i hidhëron dikush falin” – Shura 37.
Përshtati: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com