BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaMuslimanët e Kinës privohen nga agjërimi i Ramazanit

Muslimanët e Kinës privohen nga agjërimi i Ramazanit


Muslimanët e Kinës privohen nga agjërimi i Ramazanit

 

Mes arrestimesh të reja dhe ndalesave të agjërimit dhe faljes nëpër xhami, muslimanët ujgurë po e vuajnë episodin më të fundit të dhunës nga Qeveria kineze mbi këtë komunitet minoritar në regjionin veriperëndimor Shingjang të Kinës.

 

Dilshat Rashit, zëdhënës i Kongresit Botëror të Ujgurëve me bazë në Mynih, të premten më 5 gusht, i deklaroi agjensionit ‘Eurasia Review’ si në vijim: “Nëse ndonjë figurë fetare (imam) flet për Ramazanin gjatë aktiviteteve fetare, ose i nxit njerëzit që të marrin pjesë (në agjërim), e humb menjëherë licencën për praktikim (të pozitës së imamit). Rastet më serioze përfundojnë me arrestim për nxitje të përfshirjes në aktivitete fetare jolegale.”

 

Një ditë para fillimit të muajit të agjërimit për muslimanët e Kinës, së paku 11 njerëz u vranë në një seri sulmesh në rajonin veriperëndimor të Shingjangut.

Autoritete kineze fajësojnë minoritetin etnik (musliman) për këto sulme, pas së cilave policia kineze vrau dy muslimanë të dielën e shkuar.

 

Sulmet erdhën më pak se dy javë pasi 18 persona ishin vrarë në rajonin e panënshtruar të Shingjangut. Pas trazirës, mbi 100 ujgurë u paraburgosën nga autoritet kineze. Shumica e të paraburgosurve ishin muslimanë të devotshëm të cilët frekuentoni xhamitë, dhe gratë e të cilëve bartnin mbulesë islame, tregojnë banorët.

 

Kryeqyteti i Shingjangut, Urumki, u bë arenë dhune të përgjakshme në korrik të vitit 2009 pasi që muslimanët ujgurë ishin ngritur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndalimeve dhe kufizimeve të shumta të vendosura nga qeveria kineze në atë rajon. Në ditët pas tyre, grupe të mëdha të etnisë Han (etnia shumicë në Kinë) morën rrugët në kërkim të hakmarrjes ndaj muslimanëve, duke shkaktuar kështu një prej përplasjeve ndër-etnike më të dhimbshme në dekadat e fundit në Kinë. 

 

Trazirat lanë afër 200 të vrarë dhe 1700 të plagosur, sipas statistikave të qeverisë. Ndërsa ujgurët thonë se të vrarët dhe të plagosurit janë edhe më shumë në numër, dhe kryesisht pjesëtarë të komunitetit të tyre. 

 

Lidhur me këto trazira, autoritetet kineze kanë dënuar mbi 200 njerëz (shumica ujgurë), 26 prej të cilëve me vdekje.

S’ka agjërim

Me fillimin e muajit Ramazan, Pekini vendosi ndalesa dhe kufizime të rrepta mbi muslimanët kinezë. Punonjësit muslimanë të qeverisë në Shingjang u detyruan nga qeveria të nënshkruanin nga një “letër përgjegjësie” ku premtonin se do të evitonin agjërimin, faljet e mbrëmjes (namazin e teravisë) dhe aktivitete tjera fetare.

“Agjërimi i Ramazanit është traditë etnike e tyre, dhe ata janë të lirë ta praktikojnë atë”, shprehet një punonjës i zyrës së komitetit të lagjes të qeverisë lokale, i cili konfirmoi ndalesat dhe kufizimet.

“Por nuk u lejohet të mbajnë ndonjë aktivitet fetar gjatë Ramazanit,” shtoi ai.

“Anëtarët e Partisë (Komuniste) e kanë të ndaluar agjërimin, siç e kanë edhe shërbyesit civilë.”

 

Sa u përket kompanive private, punonjësve të tyre u ofrohej drekë gjatë kohës së agjërimit.

Kushdo që refuzon të hajë, rrezikon ti humbasë bonuset vjetore, e edhe vet vendin e punës, shton Rashit. 

Zyrtarët nuk kanë kursyer as fëmijët muslimanë nëpër shkolla, të cilëve u janë me dreka falas gjatë periudhës së agjërimit.

 

Një banor ujgur i Pekinit tha se studentëve nën 18 vjeç u ndalohet agjërimi i Ramazanit. Për më tepër, qeveria ndërmerr fushata që t’i detyrojë restorantet në zonat me shumicë muslimane të qëndrojnë hapur gjatë tërë ditës.

 

Kufizimet mbi ata që dëshirojnë të frekuentojnë xhamitë janë shtuar edhe më tepër.

Çdonjëri që dëshiron të marrë pjesë në faljen e namazit në xhami, duhet të regjistrohet me kartën e tij të identitetit. “Janë të obliguar të regjistrohen,” shton ai. “Nuk u lejohet të mblidhen e të flasin (pas namazit).”

 

Shënim i përkthyesit:  Ujgurët janë popull turkik që përbëjnë rreth 45% të popullatës së provincës veriperëndimore kineze të Shingjangut. Së bashku me minoritete tjera muslimane si:  Hui-t, Kazakët, Uzbekët, Kirgizët, Tatarët, ata përbëjnë 60% të popullatës  22 milionëshe në këtë provincë.

 

 

Përktheu nga anglishtja: Enis Abdyli

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Referencë: OnIslam.net

Must Read