BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunNamazi dhe ndikimi që ai e ka në zemër

Namazi dhe ndikimi që ai e ka në zemër

Ibn Kajimi thotë: “Përsa i përket namazit dhe ndikimit që ai e ka në zemër duke e gëzuar, përforcuar, hapur, të ndjejë kënaqësi, vërtet ka ndikim të madh. Në namaz lidhet zemra dhe shpirti me Allahun, i afrohet Atij, i përkujton begatitë e tij, i gëzohet bisedës me të dhe qëndrimit para Tij. Në namaz shfrytëzon tërë trupin, forcën dhe gjymtyrët e tij në adhurimin ndaj Allahut duke mos e kursyer asnjë gjymtyrë prej kësaj dhe kështu largon varësinë ndaj krijesave, ndenjën apo diskutimin me ta. Në namaz mbledh forcën e zemrës dhe trupit të tij drejt Zotit apo Krijuesit. Qetësia që e përjeton nga armiku i tij gjatë namazit bëhet nga ilaçet, argëtimet dhe ushqimet të cilat nuk i përshtaten vetëm se zemrave të shëndosha.”

Must Read