Ndërroi jetë hoxha i njohur Salih El Husajn, Allahu e mëshiroftë
Çdo shpirt do ta shijoje vdekjen. Mbrëmë në moshën 85 vjeçare nga jeta e shkurtë e kësaj bote për tu shpërngulur në botën e ahiretit të pafund u nda hoxha dhe bamirësi i njohur Salih Al Husajn. Ishte anëtar i Komisionit të dijetarëve të mëdhenj, drejtues i Kryesisë së Dy xhamive të shenjta, mbikëqyrës i këshillit për ekspertizë, drejtor i qendrës kombëtare për dialog, anëtar në shumë këshilla drejtuese të shoqatave humanitare…
Ata që e njohën, shejhun, Allahu e mëshiroftë, si shkruesi i këtyre rreshtave dëshmojnë për diturinë e tij të thellë, për urtësinë e tij të rrallë, për modestinë e cila na kujtonte për asketizmin e dijetarëve ë mëdhenj. Ishte i thjeshtë, ulej në tokë dhe dukej se dynjaja, përkundër posteve që i mbante, nuk kishte vend në jetën e tij. Thuhet se me gruan e tij kishin ra dakord të mos investojnë asnjë rijal në këtë botë, librat që i lexonte u shpërndante të tjerëve, kur i erdh lajmi se ka disa honorare që duhet ti merr për shkak të disa punëve që i kishte kryer, urdhëroi që ato të transferohen në llogari të shoqatave humanitare. Nuk kishte frikë ta thotë të vërtetën. Kur u burgos një shok i tij i veprimtarisë humanitare i shkroi letër ministrit duke thënë nëse është fajtor më burgosni edhe mua sepse edhe unë jam “bashkëpunëtori i tij”. U angazhua shumë për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen shoqatat humanitare. Pjesë e interesimit të tij ishin edhe shqiptarët për të cilët pyeste dhe ndihmonte në vazhdimësi. Vazhdimisht e luste Allahun për një përfundim të mirë. Kur një plakë bëri dua që Allahu t’ia zgjatë jetën i tha lute Allahun për një përfundim të mirë. Në sesionin e njëzet e nëntë fitoi shpërblimin e mbretit Fejsal për arritjet e tija në shërbim të Islamit.
Ky burrë meriton më shumë se sa këto pak rreshta, por na mbetet që të mos e harrojmë në lutjet tona. Allahu i mëshiroftë dijetarët tanë dhe ua mundësoftë prehjen në xhenetin e gjerë. O Allah, bëje xhenetul Firdeusin vendbanim të tyrin. Syri loton dhe zemra pikëllohet dhe me ndarjen prej teje o i biri i Abdurrahmanit pikëllohemi, por ne themi atë me të cilën është i kënaqur Zoti Ynë. O Allah, fale robin tënd Slih El Husajn dhe lartësoje në mesin e të udhëzuarve dhe zëvendësoje atë në mesin e atyre, që ngelën pas tij. Na fal neve dhe atë o Mëshiruesi i dynjasë dhe i ahiretit. Amin
Mr. Talha Kurtishi
www.islamifejaevertete.com