BallinaAKTUALEOpinioneNdikimi i Kishës Katolike në jetën politike të Kosovës

Ndikimi i Kishës Katolike në jetën politike të Kosovës


Ndikimi i Kishës Katolike në jetën politike të Kosovës

 

Pas  votimit në parlament dështoi miratimi i ligjit i cili rregullon  mësim-besimin në shkollat tona dhe ligji për bartjen e shamisë për ato  femra që dëshirojnë, qofshin muslimane apo të krishtera, sepse edhe të  krishterët, sipas biblës, e kanë obligim bartjen e shamisë. Pikërisht  këtu qëndron edhe misteri i madh!! Pse kisha katolike doli me qëndrim  kundër këtij projektligji që d.m.th. automatikisht shkel një urdhër të  biblës? Apo kisha këtë lojë po e bën kundër muslimanëve me logjikën “le  të më digjet gishti mua vetëm se tjetrit t’i digjet dora”. Pse kjo  urrejtje e kishës kundër muslimanëve? A nuk janë muslimanët – Perandoria  Osmane – që ju çliruan nga regjimi barbar serb i Brankoviqit?  Ata  muslimanë jua mundësuan ndërtimin e kishave (anembanë Kosovës dhe  Shqipërisë shef kisha të ndërtuara gjatë Perandorisë Osmane) dhe u  kujdesën për pasurinë tuaj më tepër se për pasurinë e muslimanëve. Vetë  ekzistenca juaj në Kosovë a nuk është fakt se Perandoria Osmane dhe  muslimanët ju mbrojtën, nuk ju diskriminuan dhe nuk ju asimiluan? Nëse  Perandoria Osmane ka përhapur fenë me dhunë ashtu siç ju pretendoni, a  thua pse ju të krishterët që sot jetoni në Kosovë dhe Shqipëri, nuk u  islamizuat? Nëse feja islame u përhap me dhunë ashtu siç ju pretendoni  pse sot shqiptarët nuk po konvertohen në krishterizëm? Kush po i ndalon?  Përkundrazi edhe pse rinisë shqiptare muslimane në këmbim për konvertim  në krishterizëm iu premtojnë bursa, nënshtetësi perëndimore, punësim  dhe benificione tjera ata qëndrojnë krenarë në fenë e tyre që kanë  zgjedhur.

Nëse  shkojmë sipas logjikës se shumica shqiptare e ka pranuar Islamin me  dhunë atëherë edhe të krishterët e kanë pranuar krishterimin me dhunë  nga Perandoria Romake. Gjyshi im, rahmet i pastë shpirti, thoshte dikush  mund të të marrë diçka me dhunë, mirëpo nuk mund të të jap asgjë me  dhunë.

Pas  tërheqjes së Perandorisë Osmane a nuk ishin muslimanët shqiptarë që me  shekuj jua mbrojtën jetën, pasurinë dhe kishat tuaja? A nuk janë këta  muslimanë që ju mbrojtën dhe ju çliruan nga serbët edhe pse klerikët  tuaj nga Vatikani (Sant egidio) shpeshherë ndërmjetësonin për autonominë  e Kosovës në kuadër të Serbisë? E harruat gjakun që derdhi ky popull  për t’ju mbrojtur edhe juve? Ju mund të jeni vatikanizuar, por mos  harroni se fqinjët tuaj shqiptarë-muslimanë nuk harrojnë kur dikush  shkel mbi gjakun e tyre!

Mos  harroni se edhe pse jemi 95% muslimanë ne e kemi pranuar thënien  tolerancë ndërfetare, kurse në realitet jemi ne muslimanët tolerantët,  sepse jemi shumicë absolute, tolerancë ndërfetare do te ishte sikur  muslimanët të ishin 50%, katolikët 35% dhe ortodoksët 15%. Muslimanët  shumicë janë tolerantë ndaj pakicave tjera fetare.

Mos  harroni se edhe pse jemi  95% muslimanë nuk kundërshtuam ngritjen e  katedrales në qendër të Prishtinës, krejt çka kemi kundërshtuar ka qenë  rrënimi i një gjimnazi me renome. A mund ta imagjinoni se si do të ishte  situata sikur ai gjimnaz të rrënohej për të ndërtuar xhami?! Të gjithë e  dimë se ajo katedrale u ndërtua politikisht sepse aq ka hapësirë të  madhe sa për te zënë të gjithë të krishterët e Kosovës. Ende  edhe sot Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ende nuk i keni  dhënë një sqarim opinionit pse po ndodh një gjë e tillë, shpresoj t’i  keni informuar në Vatikan se Kosova ka shpallur pavarësinë. Në anën  tjetër ne kemi informacione të sakta se Ipeshkvia e Kosovës lobon me të  madhe kundër ndërtimit të xhamisë në qendër të qytetit. Pse gjithë kjo  urrejtje e kishës katolike ndaj muslimanëve  shqiptarë? Apo janë të  vërteta pohimet e një mikut tim të krishterë, i cili para disa ditëve,  me entuziazëm, mirëpo edhe i shqetësuar tregonte për skandalet, abuzimet  brenda kishës katolike të Kosovës.  Shkurt më tha se ata punojnë edhe kundër interesave tona  mirëpo janë të instaluar dhe kanë monopolizuar çdo gjë.

Çështje  tjetër me rëndësi është se deri tri ditë para shkuarjes në parlament të  dy projektligjeve të PD-së disponimi i shumicës së grupeve parlamentare  ka qenë për t’i miratuar ato projektligje. Mirëpo, diçka ndërroi ditët e  fundit.

E  para kundër këtyre projektligjeve reagoi AAK- ja, vetëm disa orë pasi  që Kisha Katolike u shpreh kundër këtyre projektligjeve, me siguri  urdhri ka ardhur prej  Anton Kqirës, i cili pas atij “shpërblimi” që ia  dha  popullit shqiptar musliman dhe dëshmorëve të kombit duke na quajtur  “QEJ (qenë)”, këta mjeranët e AAK-së si shenjë falënderimi i bën një  pritje madhështore në selinë e partisë së tyre. Kam bindjen se po të  ishte kryetari i AAK-së në Kosovë këta mjeranë nuk do të guxonin të  sillen si kapadainj dhe në mënyrë primitive të fyejnë muslimanët e  Kosovës. Tani  Ardian Gjini dhe Burim Ramadani presin të vijë Ramushi  dhe ti përmirësojë sjelljet e tyre, sepse i zoti gjithmonë e nxjerr  gomarin nga balta.

Çka  të thuhet për turpin e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, disa prej  këtyre deputetëve që i njoh, absolutisht nuk po mund t’i kuptoj se si  kanë mundur t’i shikojnë në sy dhe të ju thonë prindërve të tyre të  ndershëm URIME BAJRAMIN, kur vetëm  disa orë më parë votuan kundër  bindjeve të tyre fetare, vetëm disa orë më parë ju thanë prindërve të  tyre se nga Kurani i Madhërishëm duhet të fshihet një ajet kur’anor ku  thuhet që shamia për mbulimin e flokëve-kokës është obligim për femrën….  dhe ajo shami është e ndaluar në institucionet tona. Ju garantoj se të  gjithë, ama të gjithë këta deputet kanë në familjet e tyre të afërta  vajza ose gra që kanë mbulesën, sepse të mos harrojmë se në fshatrat  tona dhe tani fatmirësisht edhe në qytete është e përhapur shumë shamia,  dhe të gjithë këta deputetë ose kanë lindur në fshat ose prindërit e  tyre kanë lindur në fshat. Këta deputetë mund të jetojnë në qytet dhe  mund t’i kenë vënë këmishës së tyre kravatën apo minifundin dhe të iu  duket vetja se kanë hyrë në civilizim, mirëpo sot civilizim është të mos  diskriminohet femra e cila dëshiron të mbulojë flokët-kokën e vet sepse  ashtu urdhërohet në Kuranin e Madhërishëm. Me këtë veprim shkurt e  shqip ju thanë familjarëve se ju e keni të ndaluar shkollimin dhe punën  në institucione…. Fatkeqësisht interesi personal apo partiak doli më me  rëndësi se nderi familjar dhe moral.

Deputetët  e Vetëvendosjes e shfaqën dyfytyrësinë e tyre, sepse duke e ditur që po  të votonin për këto ligje do ta vazhdonin jetën e koalicionit, mirëpo  edhe po të votonin kundër ligjeve po votonin për diskriminim dhe kundër  ligjeve demokratike. Ata zgjodhën një rrugë pa zgjidhje dhe në mënyrë të  ulët bojkotuan seancën.

Nuk  mbeten pa u kritikuar edhe deputetët e PD-së apo sponzorët e ligjeve,  të cilët shumë pak kanë shpjeguar ligjin në opinion. Këta deputetë duke  besuar në sinqeritetin e tyre dhe duke menduar se edhe shumica e  kolegëve të tyre kanë të njëjtin sinqeritet u besuan së tepërmi fjalëve  të tyre, mirëpo në fund  kuptuan se kanë të bëjnë me një llavë ujqish të  cilët për të ruajtur karrigen e deputetit janë në gjendje të  mashtrojnë, shpifin, trillojnë, fyejnë dhe ofendojnë elektoratin e tyre  dhe gjithashtu janë në gjendje të shesin edhe nderin e tyre, natyrisht  nëse u ka mbetur nder dhe moral. Deputetët e PD-së është dashur të  punojnë më tepër për ta qartësuar opinionin se shamia i mbulon flokët  dhe nuk është ferexhe, dhe atë shami mund ta vendosë vetëm kush dëshiron  dhe se ne nuk ua obligojmë askujt një gjë të tillë, ajo pra nuk është  ferexhe siç mundohej ta arsyetonte AAK-ja edhe pse ata shumë mirë i kanë  kuptuar  projektligjet, mirëpo rrenin dhe dezinformonin publikun duke  treguar një urrejtje të hapur ndaj muslimanëve.

Deputetët  e PD-së është dashur më tepër të informojnë publikun se mësim-besimi  nuk është i detyrueshëm, por është me vetëdashje dhe që edhe muslimanët  edhe të krishterët mund të mësojnë secili për fenë e tyre. E mira e  këtij ligji është se shteti do ta futë nën kontroll mësim-besimin dhe  nuk do të lejojë ndikimin e organizatave dhe shteteve të huaja  në  mësim-besimin e fëmijëve dhe rinisë sonë. Logjika është shumë e  thjeshtë, nëse unë nuk dua  që fëmijët e mi të mësojnë për fenë atëherë  dikush tjetër do të kujdeset për këtë, prandaj ky dikush nuk duhet të  jetë XX, por duhet të jetë shteti.

Peticioni i 53 grave “intelektuale”

Pjesa  tjetër të cilën dua ta diskutoj është peticioni i 53 grave  “intelektuale” të cilat iu drejtuan kryetarit të parlamentit dhe  deputetëve të kuvendit të Kosovës për mosmiratimin e këtyre ligjeve.  Këto femra intelektuale pasi që ashtu po kanë dëshirë t’i thërrasim po  harrojnë se Kosova është edhe e një pjesë të shoqërisë që nuk mendojnë  dhe nuk duan të vishen-zhvishen si këto “intelektualet’’. Kosova është  atdheu edhe i atyre femrave dhe grave që nuk duan ta ndërtojnë sistemin e  tyre jetësor sikurse shumica e këtyre femrave nënshkruese të  peticionit.

Do  të kisha dëshirën më të madhe që nënshkrueset e këtij peticioni më të  vërtetë të ishin INTELEKTUALE dhe femra apo gra me moral të lartë.  Mirëpo, fatkeqësisht ndodh e kundërta.

Opinioni  njeh shumicën e nënshkrueseve të këtij peticioni, mirëpo ndoshta të  gjithë nuk dinë se kush janë një pjesë e madhe e këtyre femrave, sepse  për një pjesë të tyre as unë kurrë nuk paskam dëgjuar.

Në  mesin e nënshkrueseve  ka gra shumë të ndershme, mirëpo pjesa tjetër e  nënshkrueseve janë gra me moral të shthurur dhe histori të përlyer me  turp e që fatkeqësisht ai moral iu vazhdon edhe sot.

Në  mesin e nënshkrueseve të peticionit ka gra që kanë probleme serioze me  drogën dhe alkoolin – mos ndoshta fëmijët tanë jetën e këtyre grave  duhet ta marrin shembull?!

Në  mesin e nënshkrueseve të peticionit ka femra lesbike, ka gra të  implikuara në orgji, ka gra të martuara me serbë, ka gra të martuara me  të krishterë, ka gra të shkurorëzuara në mënyre poshtëruese (tradhëti  bashkëshortore), ka gra që janë “dashnore” të burrave të martuar,  “dashnore” të serbëve (kemi pasur rastin ta shohim në televizion),  “dashnore” të politikanëve, biznesmenëve dhe stafit ndërkombëtar.

E përdora termin dashnore pasi që për korrektësi ndaj lexuesve s’po e përdori termin adekuat qe po e jep fjalori shqip.

Në  mesin e nënshkrueseve 5 emra janë në lidhje farefisnore shumë të afërt  njëra me tjetrën. A ma nënshkruan këtë peticion për hatër temin?

Në mesin e nënshkrueseve ka  “intelektuale” të akuzuara për hajni dhe korrupsion.

Në mesin e nënshkrueseve të këtij peticioni ka femra që kanë keqpërdorur fonde të ndryshme.

Në  mesin e nënshkrueseve të këtij peticioni ka gra që në prezencë të  fëmijëve të tyre dhe anëtarëve tjerë të familjes bëjnë plazh dhe  rreziten nudo ose topless.

E  tani këto gra duhet të na japin moralin dhe të iu tregojnë deputetëve  se femrat e mbuluara me shami duhet të ndalohen në institucione sepse  paraqesin “radikalizëm islamik”.

Kurse radikalizmi i tyre k….. është krejt normal karshi shamisë fetare.

Pse këto “intelektualet” nuk tregojnë emrat e atyre grave dhe femrave që refuzuan nënshkrimin e këtij peticioni?

Për  fund femrave  të ndershme nënshkruese  të këtij peticioni do t’u  propozoja t’i tërheqin nënshkrimet e tyre, ngaqë mendoj se ndalimi i  shamisë për shkak të besimit fetar, cilido qoftë ai besim, është  diskriminim dhe këto gra të ndershme kanë rënë nën ndikimin e  grave  INTELEKTSHEJTANORE, përndryshe një fjale e urtë thotë: ME TREGO KËND E  KE SHOK QË TË TË THEM SE KUSH JE DHE SA VLEN!


Shkruan: Amir Rrmoku

 

“Opinionet e autorëve nuk paraqesin doemos edhe opinionin e redaksisë së Iniciativës IslamiFejaeVertete.com”

Artikulli paraprakJep dhe Fito!
Artikulli tjetërKu mbeti burrëria?!

Must Read