BallinaAKIDEAkide të ndryshmeNdikimi që ka besimi në Ditën e Gjykimit në jetën e...

Ndikimi që ka besimi në Ditën e Gjykimit në jetën e muslimanit

Ndikimi që ka besimi në Ditën e Gjykimit në jetën e muslimanit

Besimi në Ditën e Gjykimit ka një ndikim të gjerë dhe të gjithanshëm në jetën e muslimanit.
Më poshtë po përmendim një pjesë të ndikimit që ka besimi tek ai. Njeriu i cili beson në Ditën e Gjykimit dhe e di se do të japë llogari për gjithçka, pa dyshim:

– Do t’i bindet Allahut dhe urdhrave të Tij, do t’u largohet mëkateve dhe veprave të shëmtuara e do të bëjë një jetë të ndershme dhe të lumtur;

– Do të jetë i matur në vepra e në fjalë. Ai gjithmonë do të mendohet mirë para se të bëjë ndonjë vepër apo të thotë ndonjë fjalë. Ai do të përpiqet të veprojë e të flasë gjithmonë drejt;

– Do të shtojë veprat e mira, sepse e di sa e vështirë është Dita e Gjykimit dhe e di se në atë ditë njeriun mund ta shpëtojnë vetëm veprat e mira. Atëherë, besimtari i shton veprat e mira, falet, jep lëmoshë, agjëron, i porosit të tjerët për vepra të mira dhe ndalon nga veprat e këqija etj.;

– Do të parapëlqejë jetën tjetër më shumë se jetën e kësaj bote. Pa dyshim, ai njeri që e di se Allahu ka përgatitur në Xhehenem dënim të përhershëm për jobesimtarët, nuk do ta lakmonte shumë jetën tokësore, sepse ajo është e përkohshme. Ai njeri nuk do të ndikohej shumë nga kjo jetë, por do të përpiqej me të gjitha fuqitë për të fituar ngadhënjimin e madh në jetën tjetër, për të cilin duhet vullnet, punë e lodhje.

Autor: Ahmed Kalaja
Titulli: Kthehu te Krijuesi

Must Read