BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaNë Amerikë numri i muslimanëve gati u trefshiua pas 9/11, duke i...

Në Amerikë numri i muslimanëve gati u trefshiua pas 9/11, duke i tejkaluar Hebrenjtë

 

Në Amerikë numri i muslimanëve gati u trefshiua pas 9/11, duke i tejkaluar Hebrenjtë


Sipas raporteve të fundit të regjistrimit të popullsisë në SHBA, feja Islame paraqitet feja me rritjën më të shpejtë dhe më të madhe nga dekada e fundit.

Muslimanët Amerikan u rritën në numër gjatë dekadës së kaluar, ata i tejkaluan hebrenjtë për herë të parë në tërë Midwest dhe në një pjesë të Jugut, ndërsa kishat në shumicën e rajoneve kanë humbur përkrahësit, sipas një regjistrimi të gjendjes së feve Amerikane të lëshuar të martën.
Numri i pasuesve muslimanë u rrit në 2.6 milion në vitin 2010 nga 1 milion në vitin 2000, i nxitur nga konvertimet dhe imigrimi, tha Dale Jones, një studiues që ka punuar në studim nga Shoqata e Statisticientëve të organeve fetare amerikane.
Sipas raportit të regjistrimit të popullsisë, i cili u kërkoi 236 feve të njohura në Amerikë që t’i numërojnë mbështetësit e tyre. Anëtarët e familjeve të pasuesve u përfshinë në në mënyrë të përgjithsme në numra.
Sipas të dhënave, afërsisht 55 përqind e amerikanëve marrin pjesë në shërbimet e rregullta të numërimit. Për krahasim, shumica e sondazheve e llogarisin afërsisht se 85 për qind e amerikanëve pretendojnë besimin fetar, edhe pse ata nuk marrin pjesë në shërbime dhe rite fetare.
Disa 158 miliopn amerikanë janë klasifikuar nuk kanë shprehur përkatësinë në ndonjë fe në studim.
Në mesin e feve të mëdha, regjistrimi ka gjetur se numri i katolikëve, besimi i vetëm më i madh, humbi 5 për qind në 58.9 milion gjatë dekadës së fundit.
“Katolikët kishin rënien më të madhe numerike”, duke përfshirë humbjet e mëdha në Maine, ku skandalet e abuzimit të priftërinjvë erdhën në dritë, tha Xhons. Në rajonin e Neë England, varrimet katolikë i tejkalojnë pagëzimet, shtoi ai.
Ndër fetë tjera më të mëdha amerikane, pasuesit e Konventës Baptiste Jugore mbajtën të qëndrueshme shifrat në 19.9 milion gjatë dekadës, Kisha e Metodistëve të Bashkuar humbi 4 për qind në 9.9 milionë anëtarë, Kisha Ungjillore Luteriane në Amerikë humbi 18 për qind në 4.2 milion, dhe Kisha Episkopale ka humbur 15 për qind të pasuesve të tij për 1.95 milionë.
Bashkësia ungjillore e protestantëve ka vazhduar të rritet, edhe pse ngadalë. Shumica e rritjes, çuditërisht, ka qenë nga zonat urbane dhe shumica e bashkësive zgjerimin e kanë më pak se 100 anëtarë dhe nuk ka kisha të mëdha, tha Xhons.
Jones tha se Budistët kanë bërë fitime të forta në Shtetet e Rocky Mountain, ku numri i tempujve dhe bashkësive është rritur dukshëm. Numri i përgjithshëm i pasuesve budiste në Shtetet e Bashkuara ishte gati 1 milion. Nuk kishte asnjë vlerësim në vitin 2000./US Census/kohaislame.com/

Must Read