BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeNëse jam i fejuar më një vajzë dhe e urdhëroj me dicka,...

Nëse jam i fejuar më një vajzë dhe e urdhëroj me dicka, kurse babai i saj e urdhëron me të kundërten…?

 

Pyetja:

Nëse jam i fejuar me një vajzë dhe e urdhëroj me diçka kurse babai i saj e urdhëron me të kundërtën kë duhet ta dëgjojë vajza babanë apo të fejuarin e saj me të cilin akoma nuk është martuar:

 

Përgjigja:

 

Fillimisht duhet ë dimë se nëse gruaja është e martuar ajo duhet ta dëgjojë burrin para babait dhe urdhrat e burrit janë më parësore se ato të babait. Kurse sa i përket vajzës së fejuar akoma jo të martuar them se i fejuari ka të drejtat e tij për disa urdhra dhe disa ndalesa, por në këtë rast urdhërimin dhe ndalimin do ta ndaja në disa grupe:

a)Nëse babai i saj është besimtarë apo praktikues i fesë.

b)Nëse babai nuk është fetar.

Nëse babai i saj është fetar atëherë do të thosha se nëse e urdhëroni atë vajzë me urdhra të ndryshme ti me një urdhër e babai me të kundërtin e urdhrit tënd mendoj se duhet shikuar se cili është më afër të vërtetës apo argumenteve fetare, e vajza duhet ta dëgjoj atë që është më afër të vërtetës, jo për hir të babait apo të fejuarit por për hir të së vërtetës. Nëse të dy janë urdhra të mirë dhe të lejuar por nuk mundet t’i kryej të dytë dhe duke e vepruar do t’i ikë mundësia e veprimit të tjetrit atëherë them përderisa prindi i saj është fetarë dhe akoma është nën përkujdesjen e tij atëherë duhet të dëgjohet prindi (kjo vlen kur të dy urdhrat janë të njëjtit nivel të vërtetësisë e saktësisë). E nëse ndodhë që urdhri i prindit të jetë në kundërshtim me fenë atëherë të gjithë e dimë se një urdhër i tillë nuk dëgjohet.

 

Mirëpo nëse babai i vajzës nuk është fetar atëherë ai dëgjohet për çështjet e dunjasë të cilat nuk janë në kundërshtim me fenë e Zotit kurse për ato fetare lejohet ta urdhërojë apo ta mësojë i fejuari i saj. Këtu dua të përmendi edhe çështjet e dunjasë, nëse babai i saj e urdhëron me të kundërtën e dëshirës së të fejuarit, psh. të veshë sandale e jo këpucë, të veshë të verdhë e jo të kuqe etj. kurse i fejuari i thotë të kundërtën në këtë rast i fejuari duhet të tërhiqet nga këmbëngulja ngase është çështje për të cilën nuk ja vlen të polemizohet dhe të ngrihen zërat rreth saj, sepse asnjëri nuk ka argumente për çështje të tilla sepse janë punë dynjaje.

 

Allahu e di më së miri!

Me respekt: Lulzim Susuri

Burimi: EhliHadithi.com

www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read