BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeNëse njeriu falet pas imamit dhe gabon, çfarë duhet të bëjë?

Nëse njeriu falet pas imamit dhe gabon, çfarë duhet të bëjë?

Nëse njeriu falet pas imamit dhe gabon, çfarë duhet të bëjë?

 

Pyetja:

Nëse njeriu falet pas imamit dhe gabon çfarë duhet të bëjë, p.sh kur të shkojë në ruku harron këndimin e lutjeve, etj.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse njeriu falet pas imamit, ai duhet ta pasojë imamin në të gjitha ritet e namazi dhe nuk lejohet të bëjë ndonjë vepër që nuk e bën imami, sikurse të bëjë sehvi sexhde, etj. Resulullahu salallahu alejhi ue selem thotë: “Vërtet, imami është caktuar që të pasohet, prandaj mos e kundërshtoni atë…” (Shënon Buhariu)

Nëse imami gabon dhe bën sehvi sexhde, kurse xhematliu nuk ka gabuar, ai duhet të bëjë sehvi sexhden së bashku me imamin.

Nëse xhematliu ka gabuar, kurse imami jo atij nuk i lejohet të bëjë sehvi-sexhde.

 

Alaudin Abazi

 

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read