BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiNëse të pyesin per Allahun thuaju...

Nëse të pyesin per Allahun thuaju…

Nëse të pyesin…

Nëse të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam afër”. (El Bekare, 186)

Kushdo që të pyet për Allahun, cilësia e parë të cilën duhet t’ia thuash është që Ai është afër! Njerëzit e kanë në natyrshmërinë e tyre të mos jenë të përgatitur ta adhurojnë një zot që është larg tyre, nuk i dëgjon lutjet e tyre dhe nuk i sheh nevojat e tyre. Pra, cilësia më e rëndësishme me të cilën duhet të fillosh t’i tregosh atij që dëshiron të njoftohet me Allahun është t’i tregosh që Zoti i tij është afër, kështu të ka mësuar i Lartësuari t’i mësosh të tjerët për Të!
E kjo afërsi shërben si një shpërblim i cili të bën ta duash Atë, të mësohesh me Të dhe të kesh frikë nga Ai, dhe më e rëndësishme ta garanton kërkim-faljen e Tij dhe pendimin tek Ai, sepse EL-KARIB(Emër i Allahut)në një anë meriton t’i kërkohet falje dhe të pendohesh tek Ai, ngase me afërsinë e Tij i sheh të gjitha pabesitë dhe poshtërsitë tua, e nga ana tjetër Ai është afër ta pranojë pendimin dhe kërkim-faljen tënde dhe t’i dëgjoj ato, ngase nuk mund të të falë ai që nuk e dëgjon kerkim-faljen dhe pendimin tënd.
Pra, Ai është EL-KARIB, i Cili përgjigjet, e pas kësaj meditoje Fjalën e Tij: “Kërkoni falje nga Ai e pastaj pendohuni tek Ai, ngase Zoti im eshte afër dhe të përgjigjet”. (Hud, 61]

Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”

Must Read