BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirNga mrekullitë Kuranore - EBU LEHEBI DHE GRUAJA E TIJ DO TË...

Nga mrekullitë Kuranore – EBU LEHEBI DHE GRUAJA E TIJ DO TË VDESIN MOSBESIMTARË

EBU LEHEBI DHE GRUAJA E TIJ DO TË VDESIN
MOSBESIMTARË

“Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai më është i shkatërruar! Pasuria e tij nuk i bëri dobi e as ajo që fitoi! Ai do të hyjë në zjarr të ndezur flakë! E edhe gruaja e tij, bartësja e ferrave! Në qafën e saj ajo do të ketë një litar të përdredhur!”
(Kuran Surja El-Mesed)
Pra, Allahu i Lartësuar premtoi se xhaxhai i Muhammedit alejhis-selam, Ebu Lehebi dhe gruaja e tij, do të vdesin si pabesimtarë, respektivisht, nuk do ta pranojnë Islamin. Këta të dy e urrenin shumë Muhammedin alejhis-selam. Gruaja e Ebu Lehebit bartte ferra dhe i hedhte në rrugën ku kalonte Muhammedi alejhis-selam, ndërsa Ebu Lehebi aktivizoi fushatë kundër Muhammedit alejhis selam ndër arabët që vinin në Mekke, për ta vizituar shtëpinë e Zotit.
Është për t’u çuditur se si Ebu Lehebit asnjëherë nuk iu kujtua të paraqitet ta pranojë Islamin, vetëm për të thënë se ja, premtimi i Allahut nuk u realizua. Ai vdiq kur dëgjoi për triumfin e muslimanëve në Ditën e Bedrit, kurse gruaja e tij u mbyt nga litari me të cilin bartte ferra.

Burimi:
Libri: “SHENJAT E KIJAMETIT DHE l PARALAJMËRIMET PROFETIKE”
Autor: Hoxhë Osman Abazi (Allahu e mëshiroftë)

Must Read