BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPorosi me shumë vlerë nga Ibën Kajimi!

Porosi me shumë vlerë nga Ibën Kajimi!

Këshillë domethënëse nga Ibën Kajimi!

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:
“Kur robi zgjohet nga gjumi në natën që e ka errësuar horizontin dhe ka brengë të vetme t’i bindet dhe të kënaqë Allahun, atêherë Allahu do t’i largojë të gjitha shkaqet e shqetêsimit të tij.
Njashtu, Allahu e bën zemrën e tij të lirë për ta dashur vetëm Atê si dhe e bën trupin e tij të lirë për t’i shërbyer vetëm Atij.
Por, nêse një rob i Allahut zgjohet në errësirën e natês dhe e ka brengë vetëm dunjanë, Allahu do t’ia ngarkojë barrët e shqetësimit, hidhërimit dhe vështirësive të saj.
Allahu do ta lë të mbështetet në vetveten e tij, do t’ia preokupojë zemrën, do ta privojê nga dashuria për Allahun sepse në zemrën e tij do tê ketë dashuri vetëm për krijesat.
Allahu nuk do t’ia angazhojê gjuhën në pêrmendjen e Tij sepse ajo do të angazhohet në përmendjen e krijesave.
Trupi tij do të privohet nga bindja, meqë ai do të robërohet nga dëshirat dhe epshet e tij.
Dhe ai do të punojë sikurse një kafshë lëvruese në shërbimin e tjerëve.
Le ta dinë të gjithë se ata që ia kthejnë shpinën adhurimit të Allahut, do të sprovohen në adhurimin, shërbimin dhe dashurinë për krijesat.”

Nga arabishtja: Suad Shabani

Must Read