MUSLIMANET E GREQISE NGA FORCE DOMINANTE NE PAKICE TE DOBET
Mahmud Bujumi
Edhe pse kane kaluar me shume se 80 vite nga marrëveshja për ndërrimin e banoreve, ne mes Turqisë dhe Greqisë, e cila është nënshkruar me 1924 (1344 h), ende një numër muslimanesh jetojnë ne Greqi nen horizontin e pakicës islame, te cilës i mungojnë një sere te drejtash…
Marrëveshja ne mes Turqisë dhe Greqisë, e njohur si “Marrëveshja e Lausanne-it” (Luzanit), është shkaku i pare dhe kryesor i dobësimit te faktorit musliman ne Greqi, ne te cilën sot ekzistojnë vetëm 250.000 muslimanë. Atëbotë kur u be largimi i muslimaneve nga Greqia, ata qe kishin mbetur ishin vetëm 200.000, çka d.t.th se gjate 80 viteve te kaluara numri i muslimanë nuk është shtuar me shume se 50.000, derisa para shpërnguljes, respektivisht, ne vitin 1913 përbenin 60% te popullsisë se Greqisë, ose thënë me fjale tjera: ishin shumice dominante ne Greqi.
A thua valle ky kompensim njerëzor ne mes Turqisë dhe Greqisë, nëse mund ta quajmë kështu, ka qene shkaku kryesor i dobësimit te përqindjes muslimanë greke? Pakica islame greke a punon ne drejtim te ruajtjes se trashëgimisë se te parëve te tyre? Pakica islame greke a ka mundësi ta ruaj tere këtë thesar te rralle te gjurmëve dhe kulturës islame ne Greqi?
Greqia është shtet evropian, ne kuadër te vendeve te gjirit ballkanik, sipërfaqja e se cilës arrin 131.944 km2, me rreth 11 milion banore, ne mesin e te cilëve edhe pakica islame me 250.000 banore. Kryeqyteti i saj është Athina, ndërsa monedha qarkulluese ne vend është Dhrahmi (Drachma) ndërsa sistemi administrative është republikan. Greqia iu është bashkëngjitur KB (Kombeve te Bashkuara) me 25 tetor 1945.
Ne verilindje përkufizohet me Turqinë ndërsa ne veri me Bullgarinë dhe ish-Jugosllavinë. Ne veriperëndim përkufizohet me Shqipërinë ndërsa nga jugu dhe perëndimi përkufizohet me Detin e Bardhe te Mesëm dhe ne lindje me Detin Aigaion, det ne mes Turqisë dhe Greqisë.
Depërtimi i Islamit ne Greqi
Greqia e ka njohur Islamin shume herët, qysh nga gjysma e pare e shekullit te pare te hixhretit te Muhammedit, Alejhi selam. Me konkretisht, Greqia e njohu Islamin ne vitin 210 sipas hixhretit, kur nen komandën e Ebu Hafs Umer El Endelusijj u çliruan disa ujdhesa te saj, si ajo” Rodos”, pastaj ” Kriti”, për tu përhapur me pas Islami ne shumicën e ujdhesave greke.
Përhapja e Islamit ne Greqi ndihmoi edhe ne përhapjen e tij ne Gadishullin ballkanik, ku me 782 h (1380 miladijj) u çlirua Makedonija, pastaj Islami depërtoi ne zemrën e Greqisë, për t’iu nënshtruar greket ligjit islam shekuj me radhe.
Gjate kësaj periudhe u krijua kultura islame, e cila pas vete la qindra xhami, mësonjëtore dhe librari islame. Ndikoi shume poashtu edhe ne përpilimin e librave te ndryshme ne shkenca te ndryshme; islame e te tjera. Greqia mbeti vatër diturie dhe cak studentesh e dijetaresh, çka ndikoi edhe ne shtimin e numrit te muslimaneve derisa arriti ne vitin 1913 ne 60% te popullsisë se Greqisë.
Marrëveshja për ndërrimin e banoreve
Greqia përjetoi migrime te muslimaneve ne te nga Turqia, Shqipëria, Bullgaria dhe disa vende te gadishullit ballkanik. Greqia u pavarësua nga Turqia dhe ne vitin 1924 e nënshkruan marrëveshjen dypalëshe te Lausanne-s për ndërrimin e banoreve. Si rezultat i kësaj kontrate, nga Greqia për ne Turqi migruan 1.200.000 veta për te mbetur vetëm 200.000.
Vitet e mëpasshme përjetuan një rënie te papare ne mesin e muslimaneve për shkak te migrimit për ne Shqipëri, Greqi, Australi dhe ne disa vende arabe ne veri te Afrikës. Ne dekadën e fundit, Greqia përjetoi një shtim te popullsisë islame, duke arritur shifrën ne 250.000.
Pakica islame ne Greqi ne kohen me te re është duke përjetuar një rizgjim te madh, i cili me se miri vërehet ne hapjen e disa xhamive monumentale ne shumicen e ujdhesave te Greqisë, pastaj hapjen e disa shkollave dhe instituteve islame, ne te cilat diplomohen imamët dhe predikuesit islame. Pastaj janë themeluar një numër i konsiderueshëm i shoqatave, te cilat veprojnë ne fushën e predikimit dhe arsimimit islam. Muslimanet kane rimarre vakfet e tyre për shpenzim ne nismat e mbara islame dhe fale ndihmës se Allahut,Subhanehu ve teala, qeveria greke ka pajtuar qe te mësohet feja islame ne shkollat ku ka nxënës muslimanë.
Prej shoqatave me te rendesishme, te cilat edhe sot janë aktive ne Greqi, janë: Sh.B.I-ja, (Shoqëria e Bashkimit Islam), SH.R.I-ja, (Shoqëria e Rizgjimit Islam), KI-ja, (Komiteti Islam), etj. Krahas këtyre ekzistojnë edhe Darul Ifta (Myftinia) dhe Darul Kadai Esh Sher’ijj (Gjykata sheriatike). Prej instituteve me te njohura te përgatitjes se imamëve dhe predikuesve islame janë El Medrese Er Rreshadijje, pastaj El Medrese El Hajrijje, duke mos harruar edhe qindra shkolla fillore dhe te mesme islame, te cilat luajnë rol te madh ne ruajtjen e identitetit besimor ne gjeneratat e reja.
Zonat e muslimaneve
Zona me e rendesishem, ne te cilën janë te përqendruar muslimanet është Trakia perëndimore, e cila ne gjirin e saj 80 vite me pare, nga përqindja e përgjithshme e popullsisë, kishte 60% muslimanë, ose 400.000 muslimanë. Edhe pse sipas marrëveshjes se Lausannes nuk parashihej qe muslimanet e Trakia perëndimore te shpërnguleshin, megjithatë ata kishin migruar ne vendet fqinje, duke mos mbetur hiq me shume se 125.000, dhe nga 300 fshatra sa numëronin muslimanet nuk mbeten me shume se 42.
Ne Maqedoninë greke gjenden rreth 15.000 muslimanë, kryesisht shqiptare. Pastaj, ne zonën e Detit Aigaio dhe ne ujdhesën Rodos ekzistojnë poashtu muslimanë ndërsa ne zonën Ebros (ÇíÈÑæÓ) gjenden 15.000 muslimanë. Një pakice gjenden edhe ne kryeqytet, Athine.
Xhamitë ne Greqi
Ne Greqi gjenden përafërsisht 300 xhami monumentale, shumica e te cilave ne zonën Ebros (ÇíÈÑæÓ). Qeveria greke ua ka lejuar muslimaneve meremetimin e këtyre xhamive. Ne qytetin Komotene, kryeqytetin e Ebros (ÇíÈÑæÓ), janë riparuar 14 sosh. Ne ujdhesën Rodos janë riparuar 5 sosh ndërsa ne ujdhesat tjera, si ne ato përreth Detit Aigaion janë disa tjera ne riparim e sipër.
Ekzistojnë Myftini neper te gjitha territoret islame, te cilat luajnë rol te madhe ne përhapjen e mësimeve te pastra islame ne mesin e muslimaneve. Myftinia nen mbikëqyrje ka gjykatën fetare dhe vakëfet. 1/4 e këtyre vakëfeve janë te destinuara për shkollat fetare, xhamitë dhe pagat e imamëve.
Cështja e pakicës islame ne Greqi qysh moti ka qene ne epiqendër te vëmendjes se Organizatës se Konferencës Islame, për ruajtjen e te drejtave te tyre ne kthimin e vakëfeve, themelimin e shoqatave islame, praktikumin e lire te riteve islame. Sipas burimeve islame ne Greqi, feja islame është e përhapur dhe është duke u përhapur në të gjitha ujdhesat greke, kjo si argument i kureshtjes se muslimaneve për ruajtjen e identitetit te tyre fetar.
—————
Marre nga: http://www.islamway.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami – sedatislami.wordpress.com
18-10-2005, e marte (14 Ramazan 1426)