Një shembull që duhet ndjekur
Dr. dhe shejh Abdurahman Sumejit, për momentin është i shtrirë në spital dhe gjendja e tij është kritike. Ai është thirrës i njohur nga Kuvajti i cili shërbeu fenë Islame 29 vjet të plota në Afrikë. U bë shkak për të hyrë në fenë islame 11 milion njerëz, u ndihmoi miliona njerëzve për tu arsimuar, i hapi 9600 puse, 5700 xhamia, 860 shkolla dhe 4 universitete.
Dr. Abdurahman Sumejti ka lindur më 1947 në Kuvajt. Ka studiuar në Universitetin e Bagdadit, ku ka kryer fakultetin e Medicinës. Pastaj ka bërë specializimin në Universitetin e Liverpulit, kurse studimet posdiplomike i ka vazhduar në universiteti McGill në Kanada.
Është një shembull të cilin shumë të rinj duhet ta ndjekin dhe të mundohen të ecin hapave të tij dhe të marrin përsipër angazhimet të cilat i ka marrë ai.
Allahu e shëroftë dhe ia faltë mëkatet, familjes i dhashtë durim, kurse umetit islam ia kompensoftë me njerëz të ngjashëm si ky!
Bekir Halimi