BallinaAKIDEGajbiNjë udhëtim madhështor i cili pa dyshim do ta ndërrojë jetën tuaj!!!...

Një udhëtim madhështor i cili pa dyshim do ta ndërrojë jetën tuaj!!!…

Një udhëtim madhështor i cili pa dyshim do ta ndërrojë jetën tuaj!!!…

PREJ JUSH KËRKOHET QË TË VEPRONI SIPAS PËRMBAJTES SË KËSAJ FAQEJE.
BILETA: Njëkahëshe (bileta kthyese nuk keni në disponim).
ÇMIMI: Absolutisht pa para.
REZERVIMI: I konfirmuar.
PRANIMI: Biletat do të ndahen në këtë mënyrë:
Emri: Fëmija i Ademit.
Identifikimi: Copë balte.
Adresa: Sipërfaqja e botës.
DETAJET E UDHËTIMIT:
Pikënisja: Kudo në botë.
Destinacioni: Bota e dytë.
Hoteli për vendosje të përkohshme: Dy metra hapësirë në tokë.
Kohëzgjatja: Disa sekonda ose disa minuta.
Koha e nisjes: Momenti i vdekjes.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME:
Kërkohet prej të gjithë udhëtarëve të mbajnë mend se biletat nuk mund të kthehen e as të transferohen. Prandaj, çdokush duhet të jetë i gatshëm dhe gjithnjë ta mbajë shikimin në pilotin e aeroplanit – ISRAFILIN, MELAIKEN E VDEKJES.
Për më tepër, lexoni udhëzimet të cilat mund t’i gjeni në Kur’anin e Shenjtë dhe në Sunnet. Po ashtu mund t’i konsultoni edhe Ulematë e ditur. Është me rëndësi që këtë ta bëni sa më shpejt. Ju përkujtojmë se nuk do t’ju jepen asçfarë maska të oksigjenit, ngase nuk u janë të nevojshme. Në fakt, sistemi juaj respirativ do të jetë i mbyllur para se të fillojë udhëtimi.
BAGAZHI:
Edhe pse secili aeroplan mban vetëm nga një udhëtar, ka restrikcione të imponuara për bagazhin të cilin mundeni të bartni me vete. Ju lejohet të mbani vetëm 5 metra të pëlhurës së bardhë dhe një sasi të vogël të pambukut.
Bagazhi i vërtetë duhet të jenë veprat e mira, sjellja e mirë, koha e kaluar duke e ftuar njerëzimin në vepra të mira dhe duke e ndaluar të keqen, ilmi i fituar dhe i përdorur në vende të duhura, fëmijët e rritur dhe të edukuar që të jenë muslimanë të mirë. Krahas këtyre dhe bagazhit të tillë, bagazhi tjetër do të jetë në rrezik të juajin. Nuk ka nevojë për asçfarë bilete hypjeje, pasaportë ose për dokumente tjera të udhëtimit. Vetëm bëhuni gati. Për t’u përgatitur, kushtimi kujdes ndaj 5 faljeve ditore në Xhami ose me xhemat është tejet i rekomanduar. Mësoni Kur’anin dhe Sunnetin dhe praktikoni ato. Kjo biletë mund të thirret për përdorim në çfarëdo kohe ashtu që përgatituni sa më shpejt.

Burimi:
albislam.com

Must Read