BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirNjeriu duhet të kuptojë se kur e prek ndonjë e mirë dhe...

Njeriu duhet të kuptojë se kur e prek ndonjë e mirë dhe e keqe, Duhet ti drejtohet vetëm Allahut

Allahu i Madhëruar thotë:

وَإِنْ يَمْسَسْكَ اللَّهُ بِضُرٍّ فَلَا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ ۖ وَإِنْ يُرِدْكَ بِخَيْرٍ فَلَا رَادَّ لِفَضْلِهِ

“Nëse Allahu të sprovon me një të keqe, askush nuk mund ta largojë atë veç Tij, e nëse dëshiron të të japë ndonjë të mirë, askush nuk mund ta pengojë dhuntinë e Tij.” (Junus,107)
Pra, njeriu duhet të kuptojë se kur e prek ndonjë e mirë dhe e keqe, Duhet ti drejtohet vetëm Allahut, sepse vetëm Ai e ka në dorë dëmin dhe dobinë.
Nëse dikush do të bëjë keq me diçka që Allahu nuk e ka shkruar, kjo gjë nuk do të ndodh dhe përpjekja e tij do të pengohet, ose efekti i saj nuk do të jetë dëmtues.
Si rrjellim, duhet të mbështetemi tek Allahu i Lartësuar dhe të mos i varim shpresat te ndonjë gjë tjetër veç Tij.

I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam- ka thënë: “Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje prej Allahut.”
Pra, kur të kërkosh ndihmë për një punë të kësaj bote ose të botës tjetër, kërkoja Allahut, sepse Ai ka mundësi të bëjë gjithçka.
Hajsan Basriu i shkruajti Omer bin Abdulazizit:
“Mos i kërko ndihmë kujt tjetër veç Allahut, sepse do të të lërë në dorën e atij.

/Mesofenetende

Must Read