BallinaSpikasimDeri këtu ka arrit logjika e sëmurë e disave - Ngjarje e...

Deri këtu ka arrit logjika e sëmurë e disave – Ngjarje e vërtetë

Njëherë përpiqesha ta bindja një profesoreshë gjermane dhe disa jomuslimanë që i kisha në klasë se njerëzit nuk e kanë prejardhjen nga majmuni, por kur e pashë se ata kurrsesi nuk donin të bindeshin, u thashë: “Atëherë, unë me siguri nuk e kam prejardhjen nga majmuni, ndërsa për ju nuk po garantoj.” Në atë çast profesoresha më pyeti si me habi: “Mos të duket fyerje ty ta kesh prejardhjen nga majmuni?”
Më vonë e kuptova se disa jobesimtarë, le që nuk ndihen të fyer t’u thuhet se e kanë prejardhjen nga kafshët, por e konsiderojnë vlerë të bëhen të tillë.
{أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ یَسۡمَعُونَ أَوۡ یَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَـٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِیلًا}
“A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë edhe më të shmangur nga rruga e drejtë.” [Kurani, 25:44]

Jusuf Kastrati

Must Read