BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiMuajt e shenjtë në fenë islame janë - Pse quhen të shenjtë?

Muajt e shenjtë në fenë islame janë – Pse quhen të shenjtë?

#Mbani_mend

“Muajt e shenjtë në fenë islame janë:
🔹Dhul-Ka’deh
🔹Dhul-Hixheh
🔹Muharrem
🔹Rexheb.
Ashtu sikurse dënimi i së keqes, mëkatit, në këta muaj është më i madh, ashtu edhe shpërblimi i punëve të mira është më i madh.
Shenjtëria në islam e kalon çdo perceptim të saj që mund t’i bëhet në çdo fe tjetër.

🔸Pse quhen të shenjtë?
Edhe para Islami edhe në Islam, në këta muaj nuk lejohet lufta, Allahu e ndaloi luftën, vrasjen, përveç se në rastet kur është i domosdoshëm kundërsulmi për mbrojtje.
Sikurse e thotë i Lartësuari në Kur’anin Fisnik:
“Me të vërtetë që numri i muajve tek Libri i Allahut janë dymbëdhjetë, që kur janë krijuar qiejt dhe toka, prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë, prandaj, mos i bëni padrejtësi veteve tuaja në to (në muajt e shenjtë).”
Teube: 36
Për këtë arsye, Allahu u lë hapsirë besimtarëve të merren me punë të mira si haxhi apo umreja.
🔹Suksesi në këta muaj është që të jesh i angazhuar me punë të mira, sepse sigurisht nëse dënimi ndaj mëkatit është i madh, shpërblimi ndaj të mirës është edhe më i madh.”

Allahu na e mundësoftë mirësinë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve! Amiin

—————————

/isyourlife_AN

Must Read