SËMUNDJA E ZEMRËS

Imam Ibnul-Kajim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Sëmundja e zemrës është kur ajo nuk është e aftë

🔸ta njohë Allahun,
🔸ta do Allahun,
🔸të përmallohet për Të,
🔸të kthehet tek Ai
🔸dhe t’i jepë përparësi Atij para epsheve të saj.

Nëse robi është i dijshëm për çdo gjë, por jo për Zotin e tij, është sikurse ai nuk ka dije për asgjë.

Nëse robi ka çdo gjë në botë dhe përjeton të gjitha ëmbëlsitë e saj dhe kënaqësitë, por nuk ka dashuri për Allahun, nuk përmallohet për Të dhe nuk ndihet mirë me Të, është sikurse ai nuk ka përjetuar ndonjë kënaqësi, lumturi apo gëzim fare.

Zemrës që i mungojnë të gjitha këto vetëm se do të dënohohet nga të gjitha që i janë dhënë asaj dhe ka përjetuar.”

Ighathat-ul-Lahfan (1/52).

Must Read