Njeriu i gjymtë që zvarritet që 65 vjet për në xhami
Në një fshat të vogël e të largët në Arabinë Saudite, një plak i gjymtë i cili zvarritet për në xhaminë lokale është skena më e njohur. Disa nga njerëzit të cilët e kanë mbajtur mend këtë njeri tashmë kanë vdekur, ai tashmë ka mbushur të 76-tat.
Që kur ishte një djalë i vogël Abdullah elAsiri, asnjëherë nuk ka munguar në pesë namazet ditore në xhami dhe insiston në kryerjen e tyre në xhami përkundër që është i gjymtë.
ElAsiri është i lindur invalid në një familje dhjetë anëtarëshe, duke përfshirë prindërit, tre vëllezërit dhe katër motrat. Vëllezërit e tij, motrat, kunatat dhe shumë nga nipat dhe mbesat e tij janë përkujdesur për të përgjatë jetës së tij.
ElAsiri është zvarritur për dhe nga xhamia në fshatin e tij jugor të el-Azizija pesë herë në ditë për afro 65 vjet rresht, duke e sfiduar nxehtësinë përcëlluese të verës shkretinore dhe duke vuajtur nga moti i ftohtë në dimër.
Nipi i tij, Abdul Aziz thotë se, ka xhiruar një film të axhës së tij “duke nënvizuar këmbënguljen, vendosmërinë dhe forcën e tij.”
Ai tha se filmi, i publikuar në gjuhën ditore Arabe Sabk, është shikuar së paku nga 600 mijë veta.
Shiko videon: Njeriu i gjymtë që zvarritet që 65 vjet për në xhami
Burimi dhe Përkthimi: www.islamifejaevertete.com