BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiNuk kam ardhur të shoh Elefantët...!

Nuk kam ardhur të shoh Elefantët…!

 

Nuk kam ardhur të shoh Elefantët…!


Imam Zurkani na rrëfen, se Jahja bin Jahja el-Lejthi ka qenë nxënës i imam Malikut në xhaminë e Muhamedit alejhi selam.


Aty afër kishin sjellë disa elefantë të mëdhenj, kështu që të gjithë nxënësit u ngritën dhe shkuan për të parë elefantët pos Jahja el-Lejthit. Imam Maliku e pyeti:


-Pse nuk po del të shikosh elefantët, meqë ata nuk gjinden në vendin tënd?- Jahja iu përgjigj:


-Unë kam ardhur nga Spanja për të parë ty e jo elefantët. Unë kam ardhur të mësoj prej dijes dhe udhëzimit tënd.- Kjo i pëlqeu imam Malikut dhe i tha atij:


– Ti je më i mençuri i Spanjës…

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read