Guri dhe thesari
Nëna e buzëqeshur i thotë nuses së djalit të saj, mbasi kishin kaluar muajin e mjaltit:
-Dole me sukses, bëre që djali im të shkojë të falë namazet me xhemat… Atë që s’e bëra dot unë për 30 vjet ti e bëre për 30 ditë, – dhe sytë iu mbushën me lot…
Nusja e djalit ia kthen: – A e di, oj nëna ime, historinë e gurit dhe thesarit?
Tregojnë se një gur i madh kishte rënë në rrugë dhe kishte penguar njerëzit të kalonin. Një person mori nismë që ta thyente këtë gur… edhe pse i ra shumë herë por, pa rezultat…
Më pas aty pranë kaloi një burrë dhe i kërkoi që ta ndihmonte.
E mori atë që kishte në dorë shoku i tij dhe me një të rënë guri u thye…
Surpriza më e madhe ishte se poshtë gurit gjetën një thesar. Burri që e theu gurin tha: -Thesari është i imi, sepse unë e theva…
Shkuan tek gjykatësi. I pari tha:
-Le të më japë disa prej thesarit, sepse unë u lodha më shumë…
I dyti tha: -Jo, thesari është i imi i gjithë për arsye se unë e theva gurin.
Gjykatësi u tha: -Shumicën e thesarit e merr i pari dhe ti që e theve gurin merr pakicën.
O ti njeri! Sikur mos i kishte rënë ai aq shumë kurrë nuk do të thyhej me rënien tënde.
Edhe nëna 30 vjet lodhet duke e këshilluar djalin e saj për të kryer namazet me xhemat… dhe i gëzohet zemra kur nusja e djalit ia arrin qëllimit. Edhe pse ai për 30 vjet theu këshillën e saj!!!
Plus kësaj, shiko sa sjellje dhe moral i bukur nga nusja e djalit… kurrë nuk ia vuri vetes këtë të mirë, por bëri që nëna të ishte e sigurt se mundi i saj kurrë nuk ka humbur. Ka qenë ajo e cila ka filluar këtë ndërtesë nga themelet gur-gur derisa u bë kaq e madhe dhe ngeli guri i fundit për ta vënë ajo.
Morali i lartë nuk vjen vetëm se nga një njeri i lartë, vjen në format më të thjeshta pa lustra e pa iluzione.
O Allah, na udhëzo drejt moralit më të mirë, sepse nuk udhëzon drejt tij askush veç Teje!
Na largo prej moralit të keq, sepse nuk largon prej tij askush tjetër pos Teje!
Burimi:
http://burimijetes.info
Përktheu: F. Gurra