BallinaAKIDEAjo që e kundërshton AkidenOrigjinat e shirkut (idhujtarisë)

Origjinat e shirkut (idhujtarisë)

Origjinat e shirkut

Nga çfarë është vendosur në sheriat [ligjin islam] është që njerëzimi ishte në fillim një popull i vetëm mbi Tevhidin e vërtetë pastaj shirku [drejtimi i çdo pjese ose forme adhurimi ose çdo gjë tjetër që është e drejtë e vetme e Allahut të tjerë përveç Allahut] gradualisht i përfshin ata.

Baza për këtë është thënia e Allahut – të gjithë Lavdëruarit dhe të gjithë Lartësuarit:

“Njerëzimi ishte një popull pastaj Allahu dërgoi profet që sillni lajme të mira dhe paralajmërime. “[Sura Bekare 2/213]

Ibën Abbasi, radiallahu anhu, ka thënë:

“Në mes Nuhut dhe demit ishin dhjetë gjenerata të gjitha ato ishin mbi sheriatin [ligjin islam] e vërtetë pastaj ata e ndryshuan . Kështu Allahu dërgoi Profet si përcjellës të lajmeve të mira dhe si paralajmërues. “[2]

Ibën Uruah el-Hanbeli [837 hixhri] ka thënë:

“Kjo thënie refuzon ata historian nga Ehli Kitab -njerëzit e librit- [cifutët dhe kristianët] të cilët thonë që Kabili [Kaini] dhe djemtë e tij ishin adhurues zjarri. “[3]

Unë them: Në të është gjithashtu një refuzim i disa filozofëve dhe ateistëve të cilët thonë që bazat natyrale të njeriut ishin shirku dhe që Teuhidi-besimi në një zot evuloi tek njeriu. Ajeti i mësipërm e hedh poshtë këtë teori ashtu edhe dy hadithet [thëniet apo traditat e Profetit salallahu alejhis ua selam] autentike që vijnë më poshtë:

Së pari: Profeti salallahu alejhis ua selam ka thënë që ai e ka transmetuar nga Zoti i tij që:

“Unë i krijova të gjithë robërit e mi mbi fenë e vërtetë [mbi teuhidin-duke besuar në njëshmërinë e Allahut -të pastër nga shirku].

Pastaj djatë shkuan tek ata dhe i larguan ata nga feja e tyre e vërtetë. Ata i bënë të palejueshme njerëzve atë që unë ia kisha bërë të lejueshmë për ata dhe u urdhëruan të shoqëronin në adhurim me Mua atë për të cilën Unë nuk e kam autorizuar askënd. “[4]

Së dyti: Profeti salallahu alejhis ua selam ka thënë:

“Cdo fëmijë është i lindur mbi fitrah-n [5] por prindërit e tij e bëjnë atë një çifutë ose një kristian ose një adhurues zjarri. është si rasti i një kafshe që nxjerrë në jetë një trashëgimtarë natyral. A keni parë ndonjë të lindur të gjymtuar përpara se ju t’i gjymtoni ata”.

Ebu Hurejrah ka thënë:

“Recitoni nëse doni: “Fitrah e Allahut me të cilën Ai krijoi njerëzimin. Nuk ka ndryshim në krijimin [fenë] e Allahut”. [Surah er-Rum 30: 30] [6]

Pas këtij shpjegimi të qartë është shumë e rëndësishme për muslimanët të dijnë si Shirku u përhap midis besimtarëve pasi ata ishin muvah-hidin [njerëz mbi Teuhid-besonin në njëshmërinë e Allahut ].

Përsa i përket thënies së Allahut subhane ua tela rreth njerëzve të Nuhut: ” Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.” (Nuh-23)

është e transmetuar nga një grup selefësh [paraadhësit tanë të drejtë] në transmetime të shumta që këto pesë të adhuruar ishin adhurues të drejtë [besimtarë të drejtë]. Megjithatë kur ata vdiqën shejtani i pëshpëriti njerëzve të tyre t’i zbukurojnë dhe të ulen në varrezat e tyre.

Atëhere shejtani i pëshpëriti atyre që erdhën pas tyre që ata duhet t’i marrin ata si idhuj duke ia zbukuruar atyre idenë që ju do t’i kujtoni ata dhe si rrjedhojë do t’i ndiqni ata në sjelljet e tyre të mira. Atëhere shejtani i sugjeroi gjeneratës së tretë që ata duhet t’i adhurojnë këta idhuj krahas Allahut të lartmadhëruar dhe ai i pëshpëriti atyre që kjo është ajo çfarë stërgjyshërit e tyre bënin.

Kështu Allahu i dërgoi atyre Nuhun alejhis ua selam duke i urdhëruar të adhuronin vetëm Allahun. Megjithatë asnjë nuk iu përgjigj thirrjes së tij përvec disave. Allahu subhane ua teala e përmendi tërë këtë incident në Suren-Nuh.

Ibën Abbas transmetoi: “Me të vërtetë këta pesë emra burrash të drejtë nga njerëzit e Nuhut. Kur ata vdiqën shejtani i pëshpëriti njerëzve të tyre të bënin statuja të atyre dhe të vendosnin këto statuja në vendet e tyre të grumbullimit si përkujtues për ata, kështu vepruan edhe ata.

Megjithatë asnjëri ndërmjet atyre i adhuroi këto statuja derisa kur ata vdiqën dhe qëllimi i statujave ishte harruar. Atëhere [gjenerata tjetër] filloi t’i adhuroj ata”[7]

Të njëjta me këto gjithashtu janë transmetuar nga Ibën Xherir et-Tabari dhe të tjerë nga një numër i selefëve, radiallahu anhum.

Në ad-Durral-Manthur [6/269]

“Abdullah ibën Humeid transmeton nga Ebu Muttahar i cili ka thënë: Jezid ibën el-Nuhalab ishte përmendur përpara Ebu Xhafar el-Bekiri i cili ka thënë: “Ai ishte vrarë në vendin ku të tjerë përvec Alahut ishin së pari adhuruar. Atëherë ai përmendi Uadin dhe tha: “Uadi ishte një musliman i cili ishte i dashur nga njerëzit e tijkur ai vdiq njerëzit filluan të grumbulloheshin rreth varrit të tij në vendin e Babil duke qarë dhe murmuritur. Kështu [Iblisi] i pau ata duke qarë dhe murmuritur mbi atë, ai mori shfaqen e një burri dhe iu shfaq atyre duke thënë: “Unë shoh se ju po qani dhe murmuritnin mbi atë. Kështu pse nuk i bëni një pikturë atij dhe vendoseni atë në vendet e grumbullimit që ju do ta kujtoni atë. Pas kësaj ata thanë: “Po” dhe ata bënë një pikturë të atij dhe e vendosën në vendet e tyre që grumbulloheshin të cilat do t’ia kujtonin atyre atë”.

Kur Iblisi i pau ata që ishin duke e kujtuar atë në një mënyrë të vazhdueshme ai i tha: “Pse nuk i bëni për cdo shtëpi nga një statujë të njëjtë ta mbani atë në shtëpinë tuaj kështy që ju mund ta kujtoni [vazhdimisht] atë”.

Kështu ata të gjithë thanë: “Po”. Atëhere çdo shtëpi bëri një pikturë të atij të cilin ata e adhuronin dhe e madhëronin dhe të cilët vazhdimisht ia kujtonin atyre atë.

Ebu Xhafar ka thënë: “Ata nga gjenerata e mëvonshme e panë cfarë [gjenerata e mëparshme] bënte dhe arritën deri aty sa që e morën atë si një ilah-zot që adhurohej krahas Allahut. Ai pastaj tha: “Ky ishte idhulli i parë i adhuruar përvec Allahut dhe ata e thirrën këtë idhull Uad” [8]

Në këtë mënyrë urtësia e Allahut subhane ua teala u përmbush kur ai dërgoi Muhammedin salallahu alejhis ua selam si profetin final dhe e bëri të ndaluar në të gjitha mënyrat dhe rrugët nga njerëzit të cilët mund të bien në shirk-i cili është gjynahi më i madh.

Për këtë arsye ndërtimi i përmendoreve mbi varret dhe duke pasur për qëllim udhëtimin drejt tyre duke i marrë ata si vende festimesh dhe grumbullimesh dhe betimesh mbi varre janë të ndaluara kategorikisht.

Të gjitha këto udhëheqin në vazhdimësinë e të adhuruarit të të tjerëve përvec Allahut subhane ua teala.

Kjo është rasti më i rëndësishëm në këtë kohë në të cilën dituria është duke u pakësuar, injoranca është duke u shtuar, gjinden shumë pak këshilltarë të sinqertë dhe Shejtani është duke bashkëpunuar me njerëz dhe xhin për të ç’orientuar botën dhe t’i largojnë ata nga adhurimi i Allahut të vetëm.

Shejh Nasirud-Din el-Albani

REFERENCAT

[1] Tahdhirus-Sajid min itikhadhil-kuburi masaxhid [f101-106]

[2]E Transmetuar nga Ibn Xherir et-Tbari në Tefsirin e tij[4/275] dhe el-Hakim [2/546] i cili ka thënë: “është autentik sipas kriterit të el-Bukharit”Edh-Dhehebi gjithashtu ka rënë dakord.

[3]El-Khauakibud-Durari fi Tartib Musnadul-Imam Ahmad’ala Abuabil-Bukhari [6/212/1] ende gjendet në formë dorëshkrimi.

[4]E transmetuar nga Muslimi [8/159] dhe Ahmedi [4/162] nga Ijadh ibn Himar el-Muxhashi radiallahu anhu.

[5][nga editori]Ibn el-Ethir ka thënë En-Nihajah [3/457]

El-Fitër do të thotë të fillosh dhe të krijosh dhe el-Fitrah është kushti që rrjedhon prej tij. Kuptimi është që njerëzimi ishte i krijuar mbi një dispozitë dhe një natyrë e cilaq është e gatshme të pranojë fenë e vërtetë. Kështu nëse ai do të lihej mbi këtë atëhere do të vazhdonte mbi të. Megjithatë ata të cilët devijojnë bëjnë kështu nga ndjekja e dobësisë njerëzore dhe ndjekja e verbërt e të tjerëve. . . . ”

El-Hafidh ibn Haxhar ka thënë në El-Feth [3/248]

Njerëzit ndryshojnë përsa i përket cfarë është kuptimi i el-fitrah dhe thënia më e popullarizuar është që ajo nënkupton islamin. Ibn Abdul Berr ka thënë: “Që është cfarë ishte e njohur mirë me pjesën më të madhe të selefëve [të parëve të drejtë] dhe tefsiri i dijetarëe janë të një mendimi që cfarë është kuptuar nga thënia e Allahut subhane ua teala: “Fitrah e Allahut me të ciloën Ai krijoi njerëzimin” është islami.

[6]E transmetuar nga el-Bukhari [11/418] dhe Muslimi [18/52]

[7]E transmetuar nga el-Bukhari [8/534]

[8]E transmetuar nga Ebu Hakimi gjithashtu sic është në el-Kauakibud-Durari [6/112/2] i Ibn Uruah el-Hanbeli së bashku me një zingjir i cili është i mirë [hasen] deri tek Ebu Muttahar. Megjithatë asnjë biografi nuk mund të gjendet për të as në ed-Daulabi’s el-Kunavel-esma e as el-kunane Muslimit e as në ndonjë vend tjetër. Dhe defekti i fshehur është që ai është nga Shia’t por biografia e tij nuk është përfshirë në el-Kunan el-Tusis nga indeksi i transmetuesave të shia-ve. 

Muhammed Nasirud-din Albani

Must Read