BallinaSpikasimParagjykimet

Paragjykimet

Paragjykimet

Një studim i ri gjerman ka vërtetuar se paragjykimet ndaj të tjerëve, në rast se përsëriten, atëherë ato mund të formojnë një bindje të gabuar, e cila ngulitet në kujtesën e njeriut, duke bërë që syri ta sheh atë (objekt pavarësisht se çka është, përkundër realitetit) si të vërtetë dhe realitet. Shkencëtarët gjermanë kanë shtuar se truri i njeriut pret atë që sytë e tij do ta shohin si diç të pranueshme dhe se nuk do të shtojë përpjekjet instinktivisht vetëm se atëherë kur syri të monitorojë – vëzhgojë ndonjë element të papritur.
Allahu ka thënë:
O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat…“ (el-Huxhurat, 12)
E shihni se si ne këshillohemi që t’i braktisim shumicën e këtyre paragjykimeve apo supozimeve, edhe pse vetëm një pjesë e tyre janë mëkat. Kjo reflekton kujdesin e Islamit ndaj nesh që të braktisim çdo gjë që mund të na shkaktojë madje edhe problemin më të vogël.

Abdudaim el-Kehil
http://www.kaheel7.com/ar
Përshtati në shqip: Sedat Islami

Must Read