Paramendo sikur të të vizitoj i Dërguari i Allahut!
Paramendo, sikur, pas pak, do të hyjë në derën tënde Muhamedi, alejhi selam, për një vizitë të cilën nuk e ke pritur?! Çfarë do të veproje në ato momente, ndërsa ai, është më i miri i cili ka ecur mbi tokë, më i miri prej udhëheqësve të shtetit dhe ministrave të tyre, më i miri i mendimtarëve dhe gjenive të tyre. Ai, është i dashuri i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, i cili të viziton në shtëpinë tënde.
Kujto tash, çka do të bësh o miskin-i mjerë?
A do të vraposh drejt derës, dhe loti i gëzimit takohet me buzëqeshjen në një vend që nuk mund të harrohet, duke thënë i Dërguari i Allahut, në shtëpinë time, s’ka dyshim se kjo do të ishte dita më e lumtur në jetën time!
Apo do të dridhej syri yt, dhe t’i thuash prit pak, që të marrësh kohë të fshehësh kasetat e këngëve, që në vend të tyre të vendosësh kasetat e Kur’anit, lutjeve dhe derseve islame?!
Gjithashtu a do t’i fshehësh videokasetat e pista, dhe a do t’i hedhësh fotot e këngëtarëve dhe valltareve që kanë mbuluar muret, dhe dollapët e librarisë tënde, me te cilat nuk është i kënaqur i Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam?!
A do të ishte koha e mjaftueshme që ta zgjasësh mjekrën tënde dhe ta vendosësh misvakun afër brushës së dhëmbëve si respekt për sunnetin e Muhamedit, alejhi selam, dhe përkushtimin tënd për atë?!
Po ti motër çka mendon, si do ta presësh të Dërguarin e Allahut, alejhi selam, a do ta vendosësh mbulesën islame për të cilën kanë kaluar vite dhe ti hamendesh në vendosjen e saj, dhe mendoje se ajo është nënçmim për ty, apo do ta presësh me flokë të zbuluara, rroba të ngushta dhe me fytyrë të mbuluar me makijazhe?!
A do ta dinte nga fizionomia dhe dukja jote se zonja e shtëpisë është muslimane, apo do të dyshonte se ka trokitur në derën e një artiste evropiane që tek ajo nuk shihet asgjë e praktikimit të islamit?
A do të nxitosh t’i respektosh prindërit para atij (Muhamedit, alejhi selam) dhe tu thuash fjalë të mira, e t’i thërrasësh me atë që ata e dëshirojnë, dhe saherë që të urdhëron prindi për diçka, a do t’i nënshtrohesh?!
Apo do të sillesh me ata ashtu si je sjellë para vizitës së të Dërguarit, alejhi selam, duke i bërtitur atyre, duke ua kthyer fjalën. Po ashtu, nuk respekton urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të tij.
Si do të ia kthesh nëse të thotë se nuk do të pyes për faljen e namazit të sabahut, e as për namazin me xhematë në xhami, e as për namazin e natës. E s’ka dyshim se kjo është prej gjërave me primare në jetën tënde, a s’është kështu?!
Si do te ndihesh ne atë moment? Do te ndihesh i turpëruar, i marruar, i mërzitur, apo të gjitha këto do t’i mbulosh me një buzëqeshje te mynafikut?
Sikur ta dije ti, se, ka muaj që nuk e ke falur sabahun, dhe po ashtu krenohesh në mesin e shokëve dhe moshatarëve tu, se nuk e ke lexuar Kur’anin një herë në jetën tënde.
çka do të thoshte i Dërguari?!
A do të thoshte se, ti je krenaria e Islamit dhe Muslimanëve, apo do t’i skuqej fytyra dhe do të largohej?!
Çfarë bisede do të bësh me Muhamedin, alejhi selam?
Për plagët e muslimanëve dhe vuajtjeve që ata kanë në botë nga padrejtësia dhe gjenocidi, për shkencat e fesë, për historinë e muslimanëve, për rëndësinë e ngritjes së ummetit dhe zhvillimit të tij fetarisht, botërisht, shkencëtarisht dhe praktikisht?
Apo, do ta njoftosh me shokun tënd këngëtar/e në Britani, për yllin e kinemasë Gjerman, tregimin e prerjes së flokëve të futbollistit Italian, kampionatin botëror dhe rezultatet e tij. Apo për aventurat e tua në telefon, për llojet e alkoolit dhe pijeve dehëse. Për formimin e grupit afër bar-it tuaj për degjenerim, i cili është në kundërshtim me rrugën e Muhamedit, alejhi selam?!
A e paramendon qëndrimin tënd, o vëlla i dashur? Po ti, motër e nderuar?
Apo ti i lexon këto rreshta thjesht dhe blic?!
A do te pendohesh për atë që të ka ikur?
A ndihesh se vërtetë nuk je gati për një vizitë të shkurtër nga ana e Muhamedit, alejhi selam?!
Çka është puna jote që ke harruar se Allahu të shikon ditë e natë, syri i tij nuk flenë e as nuk të neglizhon.
E shtrinë Allahu dorën e Tij natën që ta falë atë që ka bë mëkate ditën, dhe e shtrinë dorën e Tij natën që ta falë atë që ka bë mëkat natën.
Në një të tretën e fundit të natës thotë: “A ka ndokush që pendohet e t’ia pranoj pendimin, a ka ndokush që kërkon falje – ta fali , dhe a ka ndokush që kërkon – t’i jap.
Ah, sa zemër-fortë që je dhe sa zemër-bosh, vrapon pas dynjasë e cila ikën nga ti.
Ia kthen shpinën Allahut i cili ka hapur dyer e dyer që të pendohesh dhe të kërkosh falje.
Vëlla i dashur, vërtetë ti do ta kujtosh këtë shkrim Ditën e Gjykimit, e në atë kohë nuk do të jesh ndryshe përveçse njëri nga këta dy persona:
1. Njëri, që ke falënderuar Allahun për arritjen e këtij shkrimi dhe është bë shkak për ta ndryshuar jetën tënde.
2. Apo njeri, i cili s’është penduar fare, që i ka arritur ky shkrim dhe nuk ka vepruar sipas tij, kështu që do të jetë argument kundër tij para Allahut në ditën e gjykimit.
O vëlla i nderuar dhe motër e respektuar, nxito dhe shpejto me pendim para se të bëhet vonë!
Allahu ka thënë: “Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vënë vesh. Atyre nuk u ka ardhur asnjë qortim nga Zoti i tyre, e të mos jenë tallur kur e kanë dëgjuar”. (Enbija 1)
Përktheu: Valdet Kamberi
Burimi: Islamifejaevertete.com