BallinaPse ISLAMI?Kthimi i MadhPasioni im – i vërtetë – për Jezus Krishtin

Pasioni im – i vërtetë – për Jezus Krishtin

Pasioni im – i vërtetë – për Jezus Krishtin[1][2]

 

Ky artikull është shkruar nga Brent Graham, shtetas australian, i konvertuar në Islam kohë më parë

 

Kur për herë të parë fillova lexoj një përkthim anglisht Kur’anit ishte në dispozicion në librarinë e Kolegjit tim Sekondar, atëherë krishterimi ishte feja ime e deklaruar. Unë ende mund të kujtoj sot se sa i fascinuar kam qenë se çfarë ishte duke u zbuluar nga ky shtatëmbëdhjetë vjeçar i cili në mënyrë të hapur deklaronte besnikëri për Kishën Angleze në klasën e tij, duke përqeshur çdokënd i cili nuk ndiqte mënyrën e tij.

Jo vetëm që ky libër (Kur’ani) me mbështjellësin ekzotik përmbante tregimet më të bukura rreth Profetëve të kaluar – Paqja e Allahut qoftë mbi ta – për të cilët me dashuri i dëgjoja edhe në klasën e Biblës, por gjithashtu edhe tregime që nuk i dija.

Befasia më e madhe më erdhi nga vargjet të cilat flisnin rreth Jezus Krishtit. Kur’ani përmbante tregimet më të jashtëzakonshme rreth nënës së tij të drejtë, lindjes së tij të mbinatyrshme, dhe rreth disa mrekullive rreth të cilave nuk flitej në Bibël, sikurse Jezusi duke e mbrojtur nderin e nënës së tij nga djepi.

Goditja fillestare më erdhi atëherë kur kalova rreth vargjeve të Kuranit të cilat tregonin se Jezusi nuk ishte ‘Djali i Zotit’ ( I pastër është Allahu nga të paturit fëmijë) dhe se Jezusi nuk ishte pjesë e Trinisë Hyjnore. Isha i shokuar për dhe’ – “Çfarë kisha zbuluar?!”

O ithtarët e Librit! – mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Perëndinë thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemes, është vetëm Profet i Perëndisë dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, dhe shpirt nga Ai. Pra, besoni Perëndisë dhe Pejgamberëve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zotra!” Frenohuni (nga kjo); është më mirë për ju. Se, Perëndia është vetëm një Zot – qoftë lavdëruar Ai! – Ai është i dëlirët (nga shpifja) për të pasur fëmijë. Të Tij janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia mjafton për rregullimin e Gjithësisë. ( Kuran, En-Nisa 171).

Unë kisha zbuluar se ajo se çfarë Kur’ani thoshte në tërësi kundërshtonte doktrinën e Trinitetit të mësuar nga të gjitha Kishat kryesore të Krishtere në botën e sotme.

Pas kësaj isha në një mision; Duhej që të zbuloja se çfarë kishte për të thënë Bibla në mbrojtje të thënieve të tilla.

Disa nga gjërat që i zbulova atëherë tani janë të dokumentuara më poshtë duke filluar me Jezusi i biri i Zotit.

Dhe Centurioni që qëndronte përballë tij, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: “Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!“( Versioni Standard i rishikuar, Marku 15:39)

Kështu që njerëzit në atë kohë ia pranuan Jezusit të qenit “I Biri i Zotit’.

Dhe ata të gjithë thanë, “Atëherë, A je ti i Biri i Zotit?” Dhe ai ua ktheu atyre, “Ju thoni se unë jam.” ( Luka 22:70).

Si dhe tani i turpshmi Gjoni 3:16

Dhe se Zoti aq shumë e deshi botën sa që dhuroi të Vetmin Djalë, se kushdo që beson në të nuk do të mbaron por do të ketë jetë të përjetshme. ( Gjoni 3:16).

Por nëse lexojmë më tutje, do të gjejmë se termi “I biri i Zotit” nuk ishte i rezervuar vetëm për Jezusin veçanërisht siç mund të pretendojnë disa, por gjithashtu përdorej nga Jezusi për të përshkruar devotshmërinë ndaj Zotit.

Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë. ( Mateu 5: 9)

Duke lexuar jo vetëm nëpër Testamentin e ri por edhe në Testamentin e Vjetër, ne do të gjejmë se termin Biblik për njerëzit e devotshmërisë dhe ndershmërisë ishte “Fëmijët e Zotit”

Në Islam ne e përdorim termin MutteKun – Të devotshmit.

Por ju t`i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa patur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët. ( Luka 6:35)

Madje edhe Pali, i cili pretendonte të ishte i inspiruar në mënyrë hyjnore nga Jezusi dhe ishte në ballë të përshkrimit të hyjnisë Jezusit, shkroi në letrën e tij drejtuar Romakëve këto rreshta…

Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bijë të Perëndisë. (Romakët 8:14).

Atëherë, prej nga vjen ideja se Jezusi ishte biri i vetëm i Zotit?

Vargu që ishte dhënë si dëshmia më e mirë e Doktrinës së Trinitetit tashmë është hequr nga Bibla.

Njëherë shkruante: –

Dhe janë tre që tregojnë dëshmi në qiell, Ati, Bota, dhe Shpirti i Shenjtë: dhe këto tri janë Një

Ky varg i njohur si 1 Gjoni 5:7 tashmë në mënyrë universale njihet si i të qenit një “shtim” i Kishës.

Danijel B. Uallas (Daniel B. Wallace PhD, Dallas Theological Seminary – është profesor i studimeve të Testamentit të Ri në Seminarin teologjik të Dallasit si edhe një gramatikan i njohur) tregon në artikullin e tij “Problemet tekstuale në 1 Gjon 5:7-8’ se: “Ky interpretim, famëkeqja Comma Johanneum, ka qenë e njohur në botën anglisht folëse nëpërmes përkthimit të King James – Mbretit Xhejms. Megjithatë, dëshmitë – të brendshme dhe të jashtme – janë vendosmërisht kundër saktësisë së sajë.”

Zotëri Wallace vazhdon duke shpjeguar se “…nuk ekziston asnjë dëshmi e sigurt e këtij teksti në ndonjë dorëshkrim deri në 1500tat…” dhe se “Formula e Trinitetit (e njohur si Comma Johanneum) u shfaq në edicionin e tretë të Erasmus’ Greek NT (1522) përshkak të presionit nga Kisha Katolike.

Pasi që botimi i parë u shfaq (1516), shpërtheu një bujë aq e madhe përshkak të mungesës së Comma-s dhe se Erasmusi duhej ta mbronte veten e tij. Ai argumentohej se ai nuk e kishte vendosur Comman përshkak se nuk kishte gjetur ndonjë dorëshkrim grek që e përfshinte atë.” [http://www.bible.org/page.asp?page_id=1186]

Shumë prej versioneve më të fundit të Biblës, sikurse Versioni Standard i Rishikuar, Versioni i ri Standard i Rishikuar, Bibla Amerikane e Re Standarde, Bibla e Re Angleze, dhe Bibla Angleze Moderne e Fillips-it, nuk e përmbajnë këtë varg, ndërkaq disa e përfshijnë atë si fusnotë (informatë plotësuese) duke e cituar sikurse botimin më të ri.

Atëherë, prej nga erdhi Triniteti?

Enciklopedia e Re Britanike shpjegon, “As fjala Trinitet, e as doktrina e qartë nuk shfaqet në Testamentin e Ri, dhe as Jezusi dhe pasuesit e tij nuk kishin për qëllim të kundërshtojnë Sheman (Profesionin Judaik të Monoteizmit) në Testamentin e Vjetër:

“Dëgjo o Izrael: Zotëria ynë Zoti është një Hyjni.” ( Deuteronomi 6:4). Të krishterët e hershëm, megjithatë, duhej që të përballeshin me ngatërrimet e ardhjes së Jezus Krishtit dhe prezencës dhe fuqisë së supozuar të Zotit në mesin e tyre…”( The New Encyclopedia Britannica Volume II, 15th Edition 2002, p 928)

Andaj nuk ishte as Jezusi e as pasuesit e tij që mësuan doktrinën e Trinitetit por këtë e bënë njerëzit pas tyre?!

Dhe në të gjithë këtë pështjellim, ata shtuan besimet e tyre imagjinare në tekstin e tyre religjioz që tashmë titullohen si Bibël?!

Bibla na paralajmëron kundër veprimeve të tilla:-

Unë paralajmëroj secilin që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t`i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër. (Zbulesa 22: 18-19).

Ju me siguri jeni duke u habitur se ndoshta edhe ky mund të jetë një shtim!

Zoti i Madhërishëm na jep një paralajmërim të ashpër në Kur’an:-

Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë vepër (të rrejshme), e pastaj thonë: “Kjo është prej Zotit” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël. Dhe mjerë ata, që kanë shkruar me duart e tyre, dhe mjerë ata që fitojnë në këtë mënyrë! ( Bekare 79)

Kështu që nëse Jezusi nuk është biri i Zotit, atëherë kush është ai ?

Bibla dhe Kur’ani së bashku do të konfirmojnë se ai ishte Lajmëtar dhe i Dërguar i cili ftoi në njësinë e Zotit, sikurse edhe Profetët që e parakaluan.

Prej shumë vetëve dilnin demonë që bërtitnin dhe thoshin: “Ti je Biri i Perëndisë“. Por ai i qortonte dhe nuk i lejonte të flisnin, sepse ata e dinin se ai ishte Krishti.

Kur zbardhi drita ai doli dhe shkoi në një vend të pabanuar. Por turmat e kërkonin dhe e arritën; dhe e mbanin që të mos largohej prej tyre.

Por ai u tha atyre: “Më duhet ta shpall lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë jam dërguar“.

Dhe ai predikonte nëpër sinagoga të Galilesë. ( Luka 4: 41-44).

Ne vërejtëm më herët tek Marku 15:39 se si Centurioni i cili pretendoi se dëshmoi vdekjen e Jezusit në kryq thirri “ Me të vërtetë ky njeri ishte i Biri i Zotit!” por gjatë jetës së tij, ishte thënë nga banorët e Jerusalemit se ai ishte Profeti i Nazaretit.

Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: “Kush është ky?“.

Dhe turmat thonin: “Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë. ( Mateu 21: 10 – 11).

Vetë Jezus Krishti gjatë ditëve të predikimit të tij u mësoi njerëzve se ai nuk ishte duke folur me mendjen e tij, por ajo që u ligjëronte njerëzve ishte prej Krijuesit të Qiejve dhe Tokës, në formë të profetësive.

Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: “Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.

Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.

Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.

A nuk ua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?` ( Gjoni 7: 16-19)

Dhe një thënie e ngjashme gjendet në Kur’an: –

Me të vërtetë, Na ia dhamë Librin (Teuratin) Musait dhe pas tij dërguam profetët njërin pas tjetrit, e Isait, të birit të Merjemes ia dhamë argumentet e qarta (mrekullirat) dhe i ndihmuam me Xhebrailin. Dhe kurdoherë që ndonjë profet u sillte atë e cila nuk u pëlqente juve, ju kapardiseshit, prandaj disa i përgënjeshtruat, e disa i vratë. (Bekare 87).

Të qenit i pasionuar rreth nderit dhe jetës së Jezus Krishtit birit të Maries nuk është diçka e keqe; është diçka fisnike që kërkohet. Bibla dhe Kur’ani të dyja dëshmojnë se ai ka jetuar një jetë shkëlqyeshme si Profet, një shembull që ne të gjithë e duam dhe dëshirojmë që ta ndjekim.

Por ajo se çfarë kisha zbuluar është se për të dashur dikë me të vërtetë nuk bëhet duke fabrikuar tregime, duke ngritur statusin e tyre, ose duke iu dhënë atribute që iu përkasin të tjerëve, veçanërisht Allahut, të Gjithëfuqishmit.

Askush nuk mund që të argumentoj se kapja ose zënia në një respektim të ekzagjeruar ose në adhurim të rrejshëm të ndonjë individi është një formë e pranuar e shfaqjes së dashurisë. Demonstrimi i dashurisë për dikë bëhet duke folur realitetin rreth tij ose saj dhe duke mësuar tregimet e tyre të lavdishme në mënyrën më të vërtetë, diçka që shpresoj që ta bëj me zell më të madh sikurse një jo i krishter, porse sikur musliman.

Kjo ishte ajo se çfarë kisha zbuluar në një moshë kaq të re dhe tani po e ndaj me ju. Allahu ju shpërbleftë të gjithë juve me më të mirën e diturisë dhe besimit!

 

Përktheu dhe Përshtati: Meriton Muriqi

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Referenca: http://muslimmatters.org/2008/11/15/my-passion-for-jesus-christ/

 



[1]Titullin vëllai e ka titulluar kështu sepse rrugëtimi i tij ishte nga dashuria e tepruar dhe e gabuar për Isain paqja e Allahut qoftë mbi të, e deri tek dashuria e vërtetë për të siç na mësuar Islami, e që është Profet i Islamit.

[2] Autori e përdor termin Jezus Krisht për Isain alejhis selam për arsye se kjo temë është shkruar për një audiencë më të gjerë duke përfshi edhe krishterët të cilët e njohin me këtë emër.

Must Read