Përkufizimi dhe gjykimi i agjërimit
Agjërimi etimologjikisht d.m.th.: të ndaluarit nga diçka ose (abstenim), ndërsa terminologjikisht d.m.th.: të ndaluarit prej ushqimeve (dhe marrëdhëniet intime) që nga lindja e agimit të dytë deri në perëndim të Diellit duke bërë nijetin.
HUKMI (GJYKIMI) RRETH AGJËRIMIT
Ekziston konsensus (ixhma) tek dijetarët se agjërimi i muajit të Ramazanit është farz (obligim), argumenti është në librin e Allahut të Madhëruar ku thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” El-Bekare 183.
Argument nga Suneti është fjala e Pejgamberit alejhi selam, i cili thënë: “Islami qëndron mbi pesë shtylla: …(prej tyre) agjërimi i muajit të Ramazanit…” (Transmeton Buhariu)
Kush han qëllimisht në muajin e Ramazanit pa kurrfarë arsye, ai ka bërë mëkat të madh. Thotë Pejgamberi alejhi selam: “Për derisa isha në krye të bjeshkës dëgjova zëra të tmerrshëm, thashë ç’janë këta zëra? Më thanë, këto janë britmat e banorëve të zjarrit. Pas pak vërejta një popull që ishin lidhur për qafat e tyre me gojë të hapura dhe nga to rridhte gjak. Thashë: -Kush janë këto? Tha: Ata të cilët hanë para iftarit.” (Sahihu Tergib)
Thotë Shejhul Islam, Ibën Tejmije: “Ai i cili ha në Ramazan, duke menduar se është e lejuar dhe ndërkohë e di se është haram mosagjërimi i tij, atëherë obligohet rrahja tij, e nëse është fasik (ai i cili i merr nëpër këmbë dispozitat), atëherë dënohet për mosagjërimin e tij.” Mexhmu’ul fetava, 25/60.
Burimi:
“70 çështje rreth agjërimit”, El Uthejmin
http://burimijetes.info/