BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaPërkushtoju gruas, o burrë musliman!

Përkushtoju gruas, o burrë musliman!

Përkushtoju gruas, o burrë musliman!

Shumë prej burrave i kanë ngatërruar kujdestarinë dhe mirësinë me gratë e tyre, mes dashurisë dhe mëshirës.

Në një shkrim të Shejh Muhamed Hasanit thuhej: “Respekto gruan tënde! Është SUNET.”

Përse ai që ia hap derën e veturës gruas së tij shikohet si njeri i dobët?

Përse ai që tërheq karrigen që të ulet në të gruaja e tij shikohet si njeri i dobët?

Dhe përse disa persona e ndjejnë veten të liruar nga këto veprime dhe nuk duan që t’i sheh ndokush në shërbim të gruas sepse mendojnë se ju humbet burrëria…?!

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e përkulte gjurin e tij, që nëna jonë Aishe (Allahu qoftë i kënaqur me të) të hipte në deven e saj, dhe gjuri i tij i ndershëm është bërë sikur një shkallë për të…!!

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e priste Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të) derisa ajo të pinte ujë, pastaj e merrte enën prej së cilës kishte pirë ajo dhe kërkonte vendin se ku i kishte vendosur buzët ajo dhe pinte nga ai vend.

Ka thënë Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Më mahnit një burrë që në shtëpi tek familja e tij është sikurse një fëmijë (nuk shkakton probleme), ndërsa kur largohet prej tyre është një burrë.”

Dhe shumë prej burrave i kanë ngatërruar kujdestarinë dhe mirësinë me gratë e tyre, mes dashurisë dhe mëshirës.

A e konsiderojnë veten më të mirë se Pejgamberi (Muhammedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)….!?

Duket qartë përkushtimi dhe dashuria e fortë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, për Aishen, radiallahu anha, kurse shumica e burrave të sotëm, nuk dua t’i përfshijë të gjithë pasi disa kanë një marrëdhënie për t’i pasur zili, e kanë mendjen vetëm në punë ose të rrinë me shoqërinë, por harrojnë që pas kanë familje, kanë grua, fëmijë që kanë nevojë për dashurinë e burrit dhe të babait në shtëpi.

Kur të thotë gruaja të kthehesh herët në shtëpi ajo e thotë këtë sepse ka nevojë për ty, ta ndjejë praninë e burrit në shtëpi dhe jo të rrijë e vetmuar mes katër mureve dhe të kalojë në gjendje stresi dhe depresioni. Kur të flet ajo, përgjigjju me dashuri dhe ëmbëlsi se ajo ka nevojë për ato fjalë, nuk ka nevojë për makina apo gradaciela në një kohë kur ti nuk arrin ta bësh të lumtur, në një kohë kur ti nuk ke durim të lexosh ato që të shkruan ajo, dhe mbas bisedës t’i thuash “Ik se kam punë”. Mendon se kjo është sjellja e një muslimani të devotshëm? Se kjo është dashuria që ndjen ti për të? Jo asnjëherë…

Kjo është një situatë kur ti s’po din se ku do të arrish. Ajo jeton për inerci dhe jo nga dashuria. Ajo dashuri që ishte sado e vogël në fillim të martesës, ka marrë rrugëtimin e largët të harresës, por hajër inshAllah…

Duket qartë se dikush po ndërhyn në mes. Duket qartë se dashuria iku, u zhduk bashkë me pëlhurën e saj të mirësisë… Ti o burrë musliman, jep maksimumin për familjen tënde, mos dëgjo botën se çfarë thotë, jep maksimumin për fëmijën tënd sa nuk është vonë… Jeta nuk shtyhet në këtë farë mënyre. Tregoju më i rregullt, më i sinqertë… Kur të vish në shtëpi mos eja dhe të shtrihesh menjëherë, ta kapësh telefonin dhe të fillosh të luash, por hape një bisedë, se gruaja ka nevojë të konsultohet me ty, gruaja ka nevojë për dashurinë tënde, ka nevojë për përkushtimin tend… Në qoftë se nuk e jep ti atë dashuri kush do t’ia dhurojë vallë… KUSH?!

Ishe ti ai që kërkove dorën e saj në fillim të martesës, dhe ishe i sinqertë, i dashur, po tani, ku ikën këto? Ku ikën dy gjërat më të rëndësishme në një lidhje. Ne kemi shumë hadithe dhe ajete kuranore që na flasin për etikën në familje dhe të drejtat e burrit dhe të gruas. A nuk i merr për bazë fare ato?

Sa shumë që kam për të shkruar por s’di çfarë të shkruaj më parë. Sa shumë më dhemb ky shpirt, saqë vetëm Allahu i Lartësuar e di, Ai i di të fshehtat e gjithsecilit, Ai është i Lartmadhërishmi, i Plotfuqishmi, Sundues i botëve. Kini frikë Allahun e Lartësuar nga ndëshkimi i Tij dhe silluni mirë me gratë tuaja.

Lus Allahun e Lartësuar të ndriçojë zemrat e muslimanëve, të shtojë dashurinë në zemrat e tyre dhe të largojë prej tyre shejtanin e mallkuar.

Shkruar nga Rejhana Çekrezi
http://pertymoter.net/

Must Read