Përse Allahu e ngjasoi jetën e kësaj bote me ujin?
“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli.” (El-Kehf, 45)
Njerëzit e urtë thanë:
1. Sepse uji nuk qëndron në një vend. Kështu është edhe me jetën e kësaj bote; ajo nuk rri në një gjendje.
2. Sepse uji shkon/harxhohet dhe nuk mbetet. Kështu është edhe me këtë jetë; ajo shkon dhe nuk mbetet.
3. Sepse askush s’ka mundësi të hyj në ujë e të mos laget. Kështu është edhe me jetën e kësaj bote; askush nuk shpëton nga sprovat dhe të metat e saj.
4. Sepse, nëse uji është sa duhet, ai është i dobishëm dhe bën që bimësia të del nga toka. E nëse e kalon masën e caktuar, ai bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues. Kështu është edhe me jetën e kësaj bote; ajo që të mjafton prej saj është e dobishme, ndërkaq teprica e saj të dëmton.”
(El-Xhami’u li Ahkami El-Kuran, i Kurtubiut, 13/289)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku