BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPesë begati që arrihen me uljen e shikimit

Pesë begati që arrihen me uljen e shikimit

Pesë begati që arrihen me uljen e shikimit

Një shejh i shquar kishte thënë: “Kush e ulë shikimin e tij para gjërave të ndaluara, para haramit, ai brendinë e tij e mbush me takva dhe këtë e tregon me pasimin e sunnetit të pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, intuita e tij kurrë nuk do ta tradhtojë.” Këtë vështrim deri te i cili ka ardhur pas shumë viteve të kaluara duke menduar për fenë dhe për begatitë e besimit në Allahun, ky shejh kishte përfunduar me ajetin kuranor:

“Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.” [El-Hixhr: 75)

Ekzistojnë pesë begati që arrihen me uljen e shikimit:

1. I përgjigjemi thirrjes dhe urdhrit të Allahut që të ulet shikimi para gjërave të ndaluara. Kurse dëgjimi i Allahut të Lartësuar rezulton me shpërblim dhe nderim në këtë botë dhe në ahiret.

2. Ulja e shikimit sjell paqe dhe rehati në zemër. Vetëm ne këtë gjendje mund të ndjehet gëzimi dhe lumturia e plotë. Vetëm në këtë mënyrë njeriu mund ta arrijë vetveten.

3. Ulja e shikimit e mbron njeriun prej fatkeqësisë, sprovës dhe mëkatit.

4. Për shkak të uljes së shikimit, Allahu i Lartësuar ia hapë robit të Tij portat e diturisë, ia zgjeron kuptimin e saj dhe ia shton bindjen e tij të vërtetë – jekin. Të gjitha këto janë vetëm pjesë të shpërblimeve për shkak të dëgjueshmërisë dhe përkushtimit.

5. Ulja e shikimit ta forcon mendjemprehtësinë dhe kthjelltësinë e zemrës. Vetëm në këtë mënyrë, shpirti i njeriut do të mbushet me dritën e përsosur të Allahut dhe ai do të udhëhiqet vetëm nga e vërteta.

Must Read