BallinaAKTUALEZbulime ShkencorePirësit e tepruar të alkoolit rrezikojnë kancerin e stomakut

Pirësit e tepruar të alkoolit rrezikojnë kancerin e stomakut

 

Pirësit e tepruar të alkoolit rrezikojnë kancerin e stomakut

Burrat të cilët pinë më shumë se katër pije alkoolike në ditë duket të dyfishojnë rrezikun e tyre për kancer të stomakut. Studimi i më shumë se 500 mijë të rriturve evropian gjeti se, pirësit e mëdhenj ishin të lidhur dyfish më shumë për diagnostikim me kancer të stomakut gjatë dekadës së ardhshme krahasuar me ata të cilët pinën një pije ose më pak gjatë ditës. Për disa arsye, kjo lidhje nuk vërehej tek gratë, ndoshta sepse pak gra kanë raportuar të konsumonin katër pije në ditë.

Megjithatë, rreziku absolute është mjaft i ulët. Nga 13,000 pirës të mëdhenj në studim, vetëm 33 zhvilluan kancer të stomakut. Sidoqoftë, pirja e tepruar është e lidhur me rreziqe të tjera shëndetësore sikurse sëmundjet e mëlçisë dhe zemrës, kancerit të gojës dhe fytit, pa përmendur aksidentet e trafikut.


[American Journal of Clinical Nutrition, online October 12, 2011]

Burimi: http://www.ajcn.org/content/early/2011/10/12/ajcn.111.012351.abstract

Përshtati: Meriton Muriqi

Must Read