Urtësi
Mikun që e blen me dhurata, do të vijë dita kur do ta blejnë të tjerët.
Ne e zgjasim fjalimin tonë kur nuk kemi çfarë të themi.
Domosdo duhet të kemi një varr të gatshëm për të varrosur gabimet e miqve.
Të gjithë ne jemi si Hëna, e cila ka një anë të errët.
Kulmi i moralit është që njeriu të turpërohet nga vetja.
Turpi i femrës është më tërheqës sesa bukuria e saj.
Nëse je i sinqertë, atëherë përse të betohesh?
Kush flet shumë, o di shumë o gënjen shumë.
Çdo njeri është i dobishëm, madje edhe prej personit të keq përfitojmë, në sjelljen e shembullit të keq.
Njerëzit ndonjëherë nuk i urrejnë të tjerët për shkak të metave të tyre, por për shkak të meritave të tyre.
Komshillëku i mirë nuk është të mos bësh dëm, por të durosh dëmin.
Përgatiti: Almedin Ejupi