BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiPozitivizmi, mentaliteti i drejtë i muslimanit

Pozitivizmi, mentaliteti i drejtë i muslimanit

Pozitivizmi, mentaliteti i drejtë

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Është e çuditshme puna e besimtarit. Çdo gjë është hajër për të dhe kjo nuk vlen për dikë tjetër përveç në rastin e besimtarit. Nëse ka ndonjë arsye për t’u ndier i kënaqur, ai falënderon (Allahun), si rrjedhim kjo është hajër për të.

E, nëse has në problem dhe heq dorë, kjo është më hajër për të.” (Muslimi) Kjo është një sëmundje e cila është duke shkatërruar entuziazmin e të rinjve, vendosmërinë e pleqve dhe shpirtin e nënave tona. Kjo sëmundje vërtet ka lëshuar rrënjë në këtë shekull dhe është rritur shpejt. Kjo është sëmundja e pesimizmit. Pasoja e pesimizmit tonë është ajo se e kemi bindur vetveten që më shumë të bëjmë gjeste sesa të veprojmë. Një pjesë e madhe e diskutimeve, artikujve, hutbeve dhe ligjëratave tona është duke u marrë me çështjen se sa keq është duke na trajtuar Perëndimi, si nuk na kupton kush jemi, se si janë duke na diskriminuar. Kjo ndjenjë e tehuajësimit nga Perëndimi është duke na çrregulluar çështjen neve si lexues dhe pasues të Kuranit. Ky trajtim nuk vjen rastësisht dhe është karakteristikë e pasuesve të vërtetë të fesë së Allahut.

Natyra e të qenët musliman

Islami i ka larguar njerëzit despotik prej kthetrave të padrejtësisë dhe mjerimit shpirtëror dhe i ka futur në ombrellën e fuqisë më të madhe që bota ka parë ndonjëherë, por ky nderim dhe fitore vjen si çmim për gjithçka, për çdo gjë që ka vlerë në shikimin e Allahut. Sahabët e paguan këtë çmim me pasurinë dhe gjakun e tyre. Ata u ballafaquan me persekutimin e familjeve të tyre dhe vlonin nga dëshira për të vdekur trimërisht. Ngjarjet në vijim shfaqin mprehtësinë e qëndrimeve pozitive të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe të përvetësuara nga shokët e tij.
1) Një shok i ngushtë i Profetit salallahu alejhi ue selem, Ebu Talha, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte një djalë, i cili ishte shumë i sëmurë. Ebu Talha çdo ditë e pyeste gruan e tij për shëndetin e djalit.
Një ditë, djali i tyre vdiq dhe Ebu Talha nuk ishte në shtëpi. Kur gruaja e tij e pa se ai kishte vdekur, e pastroi, e qefinosi dhe e vendosi diku në shtëpi. Kur Ebu Talha erdhi, ai e pyeti për shëndetin e djalit dhe gruaja i tha se ai se ishte i qetë (më i qetë se kurrë).
Ebu Talha fjeti me gruan e tij atë natë. Gruaja e tij e informoi për vdekjen e djalit në mëngjes. Kur Ebu Talha e informoi Profetin salallahu alejhi ue selem se çfarë u kishte ndodhur atyre, i Dërguari i Allahut tha: ”Allahu ju bekoftë sa i përket natës suaj (d.m.th. Allahu ju bekoftë me pasardhës të mirë).” Dhe vërtet, Allahu e bekoi Ebu Talhën dhe gruan e tij me nëntë djem dhe secili prej tyre u bë hafëz i Kuranit (Sahih el Buhariu).
Ky tregim hedh dritë mbi durimin që kishin sahabët. Nëna fsheh vdekjen e birit të dashur me durim dhe me lutje, duke e mbajtur të fshehtë nga i ati për një kohë të caktuar. Ky veprim i vlefshëm ishte bekim nga Allahu me pasardhës të cilët do të shërbenin për prindërit e tyre në jetën e përtejme.
2) Një as’habe kishte një burrë të cilin ajo e donte shumë. Sidoqoftë, ai vdiq dhe ajo ishte shumë e pikëlluar për vdekjen e tij. Kështu që ajo kërkoi këshillë prej Profetit salallahu alejhi ue selem, i cili e mësoi atë t’i lutet Allahut t’ia zëvendësojë humbjen e saj me diçka më të mirë se ajo. Ajo e dëgjoi të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhe Allahu iu përgjigj thirrjes së saj duke i dhënë burrin më të mirë që ndonjë grua mund ta ketë, vetë të Dërguarin salallahu alejhi ue selem.
3) Sigurisht që një nga shembujt më të mëdhenj të optimizmit vjen pasi i Dërguari salallahu alejhi ue selem u godit me gurë në Taif. I gjakosur shumë dhe i lënduar emocionalisht , ai u vizitua nga meleku i maleve, i cili rrethoi luginën e Taifit. Atij iu afrua zgjidhja që këta njerëz të cilët mohuan mesazhin të shkatërrohen. Ai salallahu alejhi ue selem prapëseprapë refuzoi të urdhëronte shkatërrimin e këtyre njerëzve, duke përmendur se pasardhësit e tyre mund të bëhen besimtarë. Dhe vërtet, ky parashikim ka ndodhur.

Fitorja e garantuar

Si besimtarë neve na është garantuar fitorja, pa marrë parasysh se cila është gjendja jonë dhe kjo është ajo që na bën të veçantë. Nëse jemi të sëmurë, mëkatet tona bien nga ne ashtu siç bien gjethet prej pemës. Nëse fëmija ynë vdes, ai ose ajo do të na presë në ahiret dhe do të ndërmjetësojë për ne derisa ne të hyjmë në xhenet. Nëse luftojmë në një luftë, ne ose do të fitojmë ose do të vdesim si martirë, e kjo është një fitore shumë e madhe.
Kështu që kërkohet përgjigjja e pyetjes: Pse janë muslimanët aq pesimistë?
Është e qartë që kjo buron nga humbja e dijes dhe e besimit në Allahun e Madhëruar. Nëse ne do të posedonim dituri, do të dinim se sprovat në jetë do të tejkalohen pasi Allahu nuk na ngarkon më shumë se ç’mund të mbajmë. Me dije, ne e dimë se sprova, pasi kalohet, do të prodhojë fryte në formën që e kënaq Krijuesin tonë, duke nxituar të rrisim gradat tona drejt Tij, duke u pastruar nga mëkatet tona dhe duke e forcuar më tepër imanin tonë. Besimi në Allahun na bën të sigurt se asgjë nuk na humb me Allahun, as frikë nuk përjetojmë, as dhimbje, as pikëllim, as ankth e as stres.
Vërtet, Allahu thotë: “Vërtet pas çdo vështirësie, vjen lehtësimi.” Kjo do të thotë se duhet të ketë vështirësi, në çfarëdo forme, në formë të vdekjes, humbjes së fuqisë ose vështirësi në raport ose keqtrajtim.

Koha për të vepruar

Nëse ky umet vazhdon me ankesa më shumë sesa veprime, nuk do të shkojë askund. Ne tashmë e dimë se qafirët na urrejnë dhe e kemi ditur këtë shekuj me radhë; e dimë se kurrë nuk do të na duan. Nëse këta njerëz kanë persekutuar Profetët e tyre, pse nuk do të na persekutonin edhe ne sot? Allahu i Lartësuar tashmë na ka paralajmëruar rreth ndjenjave të tyre ndaj nesh. Dhe vërtet çifutët dhe të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur derisa nuk pasojmë fenë e tyre. Ky emocion duhet të mbartet në të gjitha aspektet e jetës tonë; nëse sahabët do të kishin hequr dorë nga sprovat e jetës, ata kurrë nuk do kishin pasur sukses. Ne duhet të ndihemi të kënaqur për besimin që kemi përqafuar, ta vazhdojmë luftën tonë që të përhapim dhe lartësojmë fjalën e Allahut në këtë botë pa marrë parasysh pasojat dhe kurdo që brenga godet ndonjërin prej nesh, le të kujtojmë hadithin: “Çudi është puna e besimtarit…”

Nga anglishtja: Mirsene Isufi

Must Read