BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiPrej helmeve të zemrës

Prej helmeve të zemrës

Prej helmeve të zemrës

shigjete e helmuarPrej helmeve të zemrës është teprimi në shikim. Me teprim në shikim e kemi fjalën për shikimin e gjërave të ndaluara. Teprimi në shikim shkakton pëlqimin e një gjëje, gdhendjen e asaj pamjeje në zemrën e këtij shikuesi, prandaj dhe i shkakton disa probleme në zemër, e prej tyre janë:

-Shikimi është shigjetë e helmuar, prandaj ai që e ul shikimin e vet, Allahu i dhuron një ëmbëlsi në zemër, të cilën e ndien deri në Ditën e Kiametit.

-Me këtë shikim depërton shejtani sepse:
-ai depërton më shpejt sesa ajri në vendin bosh për t’ia stolisur këtë pamje që ai ka parë,
-ia shndërron në idhull drejt të cilit qëndron zemra e tij,
-pastaj i premton dhe i jep shpresa,
-e ndez në zemrën e tij zjarrin e epshit,
-i shton drunjtë e gjynaheve, tek të cilat nuk do të kishte arritur, po të mos ishte ajo pamje.

-E angazhon zemrën:
– e bën të harrojë interesin e vet,
– bëhet pengesë mes tij dhe zemrës së vet,
– e lë pa kujdes dhe bie në pasimin e epshit, duke u bërë i shkujdesur.

Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar.” Kehf, 28.

“Mëso fenë tënde”
http://burimijetes.info/

Must Read