BallinaSpikasimMos e shani erën, ethet dhe kohën!

Mos e shani erën, ethet dhe kohën!

Mos e shani erën, ethet dhe kohën!

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë: “Era është prej mëshirës së Allahut, e cila vjen me mëshirë ose me dënim. Kur ta shikoni atë mos e shani, por luteni Allahun t’jua sjellë me mirësi dhe kërkojini mbrojtje Allahut nga e keqja që mund të sjellë.”
(Ebu Daudi me transmetim të mirë.)

Transmetohet se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- e ka vizituar Umu El-Musejebin dhe e ka pyetur: Çfarë ke kështu o Umu Musejeb, që dridhesh e rënkon? Ajo është përgjigjur: ”Ethet, mos i bekoftë Allahu!”
Atëherë i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë: “Mos i shaj ethet, sepse ato fshijnë mëkatet e bijve të Ademit, ashtu siç largon shakulla e kovaçit mbetjet e papastra të hekurit.” (Muslimi.)

Profeti -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘Më lëndon Mua biri i Ademit kur e shan kohën e Unë jam koha. Në dorën time është e gjithë çështja, i këmbej natën dhe ditën’.” (Buhariu dhe Muslimi.)

Nuk lejohet të shahet, era, ethet dhe koha, sepse të gjitha janë nga krijesat e Allahut të Lartësuar dhe Ai bën me to çfarë të dojë. Ato nuk kanë ndikim vetvetiu, por vetëm me urdhrin e Allahut të Madhëruar, prandaj sharja e tyre kthehet tek Zoti i Cili vepron dhe i rregullon çështjet nëpërmjet tyre.

Sharja e këtyre që u përmendën më lart vjen zakonisht nga mungesa e durimit dhe nga bindja e dobët. Kjo gjë mund ta çojë njeriun në zemërimin e ndaluar.

Nëse njeriu shikon tek këto gjëra diçka që e shqetëson, atëherë ai duhet të kthehet me pendim tek Allahu i Madhëruar që i ka vënë ato në veprim. Le t’i lutet Allahut të Madhëruar për mirësitë e tyre dhe t’i kërkojë mbrojtje nga e keqja e tyre!

“Mëso fenë tënde”
http://burimijetes.info/

Must Read