BallinaSpikasimPrejardhja e Vitit të Ri

Prejardhja e Vitit të Ri

Prejardhja e Vitit të Ri

Kjo festë, edhe në kontinentin tonë por edhe në Azi e thuaj edhe në tërë botën ka prejardhje pagane dhe nuk ka të bëjë me asnjë fe. Prejardhja e saj pagane e ka burimin në Babiloni, Azi. Babilonasit paganë, 4000 vjet para, e festonin ndërrimin e viteve në ditën e Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita janë të barabarta, kur natyra rilindë mbas dimrit të gjatë…Në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlantikut, kjo festë pagane e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve…([1]).
Pazarllëk datash
Çështja e datave përkitazi me këto festa vërtet është konfuze. Qysh në fillim do të hasesh në kundërthënie datash me një diferencë kohore, jo edhe të vogël, gjë që automatikisht të bën të kesh rezerva ndaj këtyre festave. Datat e festimit të Vitit të Ri, që natyrisht lidhen edhe për filozofinë e festimit, janë te ndryshme, dhe që definitivisht, përfundojnë me faktin se 1 janari nuk ka të bëjë me ndonjë filozofi fetare të pranuar. Kështu, Viti i Ri, tek popuj edhe vende të ndryshme ka data të ndryshme. Në Kinë nis zakonisht mes gjysmës së janarit dhe gjysmës së shkurtit dhe zgjat pesëmbëdhjetë ditë.
Në Japoni zhvillohen më 1 janar, ashtu si edhe në vendet e Perëndimit. Viti vietnamez është quajtur “Tet Nguyen Dan”, dhe dita e ndërrimit të viteve me njëri-tjetrin zakonisht bie mes 21 janarit dhe 19 shkurtit.
Në Kamboxhia njerëzit përdorin kalendarin indian për të llogaritur filimin e vitit të ri. Sipas kalendarit gregorian, ai fillon më 12, 13 ose 14 prill dhe zgjat për tri ditë. Festimi i Vitit të Ri në vendet e Indisë është i ndryshëm në varësi të vendndodhjes gjeografike të këtyre popujve. Në Indi jetojë disa popuj, por ata kanë tradita të ndryshme. Për shembull, indianët e pjesës perëndimore e festojnë ndërrimin e viteve në fund të tetorit, në të njëjtën kohë me Festivalin indian të Divalit([2]).
Tek Hunezët, festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor. Ky festim quhet Urosh dhe dita e parë e Vitit të Ri bie më 21 Mars([3]).
Keltët e lashtë, që banonin në Britani të Madhe, Irlandë e Francë, festonin fillimin e Vitit të Ri më 1 nëntor, ditë në të cilën festohej fundi i stinës së nxehtë dhe fillimi i stinës së errësirës e të ftohtit([4]).
Një (1) Janari kishte filluar të shënohet si ditë e parë e vitit nga romakët më 153 para erës sonë ([5]) dhe nga viti 1752, gjegjësisht më 1 janari të atij viti, pas konsultimeve që ishin bëre në Angli.
Përse paganët festonin këtë festë?
Paganët festonin këtë festë me një bindje, gjykuar sipas Islamit, shumë të gabuar. Popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti është sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatët ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe vera po afrohet! Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…!([6])

Burimi:
sedatislami.com

[1] http://www.zeriisla m.com/artikulli/ Pse-pritja- dhe-kremtimi- i-Vitit-te- Ri.html
[2]http://www.ballkan. com/index. php?page= shownews&newsID=34658. Autori i Lajmit: Elisabeta Ilnica [3] Hunzët janë popull në Pakistan. http://www.tepelena .com/revista/ kuriozitet/ hunezaket. Htm [4] http://www.gazeta- albania.net/ news.php? id=19168 [5] http://www.ballkan. com/index. php?page= shownews&newsID=34658. Autori i Lajmit: Elisabeta Ilnica. [6] http://www.zeriislam.com/artikulli/ Pse-pritja- dhe-kremtimi- i-Vitit-te- Ri.html

Must Read