Presidenti hungarez falënderon Perandorinë Osmane
Presidenti hungarez, në një intervistë për gazetën spanjolle “ABC” i vlerëson dhe lavdëron osmanë duke e përshkruar si fatlume rënien e vendit të tij nën Perandorisë Osmane për 150 vjet, duke shtuar se në qoftë se Hungaria do te ishte sunduar nga shtete – Perandori të tjera do të ishte detyruar ta ndryshojë gjuhën dhe fenë, gjë e cila nuk i ndodhi nga Osmanët, sepse dihet toleranca e tyre edhe pse Hungaria ishte një zonë strategjike për to.
Sulltan Sulejmani e pushtoi Hungarinë më 1541 me ç’rast ajo mbeti nën sundimin osman për 160 vjet. Sipas autorit hungarez Kald Nagy, dokumentet hungareze dëshmojnë se gjatë periudhës së viteve 1558/1560 osmanët kanë mbledhur 7 milion Akçe nga tatimet prej hungarezëve, ndërsa në Hungari kanë investuar 21 milionë Akçe.
[Spanish daily newspaper ABC; January 2011, Pal Schmitt]