BallinaAKTUALEOpinioneProtesta e "Wall street-it" dhe parullat e protestuesve

Protesta e “Wall street-it” dhe parullat e protestuesve

 

Protesta e “Wall street-it” dhe parullat e protestuesve

 

Ajo që më impresionoi  që të shkruaj  për këtë titull janë protestat e “Wall street-it” , protestat që e hodhën në shesh gjendjen e njerëzimit apo gjendjen e popullit të shtetit më të pasur në botë. Fillimisht protestat nisën me pretekstin

 që të luftohet kamata e bankave kapitaliste dhe luftimi i njerëzve të pasur, që pasurinë e tyre e shfrytëzojnë në robërimin e njerëzve të varfër. Protestat u zgjeruan edhe nëpër metropole të tjera të botës ku më së keqi pësoi kryeqyteti italian , Roma .

      Fillimi i protestave ishte i mjegulluar , si dhe  televizionet botërore informacionet rreth protestave  i mjegullonin më shumë  sepse bëhej fjalë për shtetin më të fortë ekonomikisht në botë, beteja  ekonomike e SH.B.A –ve me shtetin e Kinës  dhe protestat e Wall Street-it ishin fillimi i humbjes së ndikimit të SH.B.A-ve në ekonominë botërore , fakt që shumë kanale televizive mjegulluan zhvillimin e protestave .

       Protestat arritën  të bëhen globale ku  më se 80 vende të botës përdorën modelin amerikan  “Occupy”  parullat ishin ato që u arkitektuan në Nju Jork  , ku dënoheshin arbitrariteti i tregjeve financiare , thellimi i hendekut mes të varfërve dhe të pasurve dhe nënshtrimi i politikanëve të pushtetit të tregjeve financiare .

 

      Mijëra protestues marshuan  në qendra të mëdha të botës si në Japoni, Hong Kong, Tajvan, Australi, Korenë e Jugut,Britani të madhe dhe vende të tjera në mbështetje të protestave në Nju Jork , duke dënuar, siç u shprehën ata, imperializmin amerikan si dhe agresionin dhe luftërat e udhëhequra nga Amerika.

     Vazhdimi i  protestave, në atë që është cilësuar si Dita Ndërkombëtare për Veprim, janë planifikuar në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë edhe Nju Jorkun. Protestuesit  marshuan drejt bankave dhe kryesisht në brohoritjet e tyre dëgjoheshin emrat e politikanëve që kryesojnë grupin e shteteve të g20 . Protestuesit do ta përhapin fushatën e tyre në rrjetet shoqërore në Internet, Twitter, Facebook dhe versione lokale të faqeve të tyre në Internet.

 

     Protesta e “wall street-it”  vendosi në shesh një kërkesë  të kahmotshme të njerëzimit ,  ndërrimin e sistemit ekonomik global . Fakti që kjo kërkesë nisi nga shteti i cili renditet në vendin e parë në botë për nga forca ekonomike , dëshmon se shtresat e ulëta njerëzore po pësojnë diskriminim maksimal nga shtresat e pasura gjë që vjen nga sistemi ekonomist i kapitalizmit .

 Parullat: Për sistemin bankar islam

      Në mesin e parullave në Nju Jork  ishin edhe ato për sistemin ekonomik islam, ku protestuesit shfaqën parulla te cilat përmbanin kërkesat si :

          Let’s bank the muslim way  (Të punojmë me bankat në mënyrë islame )

          Credit by Islamic banks safe way of gaining (Krediti nga bankat islame mënyrë e sigurt e fitimit)

 Gjithsesi duhet të cekim se kërkesat e protestuesve nuk e ngrejnë , por as nuk e nxjerrin  në temë diskutimi këto kërkesa, pasi kërkesat e tilla janë të kamotshme . Nëse i kthehemi dhe i analizojmë disa deklarata të njerëzve me ndikim në botë , shohim se këto kërkesa në ditët në vijim duhet të bëhen kërkesa globale .

     Ndër thirrjet e shumta që ju bashkëngjitën kërkesave që t’i implementohen legjislacionit ekonomik islam , janë edhe disa gazeta ku veçojmë:

          Revista “Challenge” e cila botoi një temë e shkruar nga kryeredaktori Beaufils Vincent me titull “Papa apo Kurani”, ku autori diskuton moralin kapitalist dhe rolin e fesë rreth ndalimit të kamatës ku ndër të tjera thotë se kjo strukturë kapitaliste  është shkaktari që e çoi në greminë njerëzimin.

          Gazeta “Le Journal des Finances” në një artikull të shkruar nga kryeredaktori i kësaj gazete shprehet për domosdoshmërinë e zbatimit të legjislacionit islam në fushën financiare dhe ekonomike, për t’i vënë një kufi kësaj krize që po shkund tregjet e botës nga lojërat e bëra me rregullat e transaksioneve dhe nga neglizhenca ndaj marrëveshjeve të errëta dhe joligjore.

          Kleriku i kishës anglikane të Britanisë së madhe Dr.Rowan Williams doli me një deklaratë që u debatua shumë në Britaninë e madhe ku kërkonte implementim të ligjit islamik të ekonomisë . Deri sa Britania e madhe  debatonte rreth kësaj deklarate të klerikut Dr.Rowan Williams , zëdhënësi i ministrit të thesarit të Britanisë së madhe deklaroi se janë duke punuar që Londra të bëhet një vend që do të implementojë ligje nga ekonomia islame .

          Politikano-ekonomisti Reinhard Loffler i fraksionit CDU të Gjermanisë thotë se : “Gjermania duhet të mësojë nga rregullat financiare islame”.

          Kësaj thirrje ju bashkëngjitën edhe disa banka norvegjeze si : DNB NOR (Banka shtetërore e Norvegjisë , Nordea (banka Nordea) dhe Sparebank (banka e kursimeve) ku para mediave deklaruan se brenda një kohe të shkurtër , do të transformojnë ofertat e kreditit nga ai me kamatë , tek ai pa kamatë që vjen nga legjislacioni islam . Ndër të tjera para mediave përfaqësuesi i DNB-së Tomas Midteide tha se brenda disa viteve mund të kemi kredi sipas ligjit islam.

 

           Kapitalizmi cenim i të drejtës së individualitetit

 

  Njerëzit perëndimorë neve po na duken sikurse janë të lirë , ku autoriteti dhe individualiteti  i tyre na duket shumë i avancuar ,por unë mendoj se këto dy imazhe janë të rremë. Njeriu perëndimor është rob i shtetit të vet nga fakti se klasat e njerëzve në Perëndim marinë një fund ku detyrohen të heqin dorë nga individualiteti dhe liritë e tyre. Në fakt, njerëzit që janë me të vërtetë të pavarur , janë ata që kanë të zhvilluar lirinë e individualitetet dhe mbi ta nuk qëndron askush.

  Duke u nisur nga ky fakt shihet qartazi se sistemi kapitalist po formon një hendek ku të pasurve ju shtohet pasuria , ndërsa të varfëritë janë viktima të të  pasurve, pasi që përdoren si faktor ku nëse ata dëshirojnë të shtojnë pasurin e tyre me rastin e kredi marrjes , duhet të vendosin peng një pjesë të pasurisë së tyre . Me rastin e marrjes së  kredisë klasa e ulët njerëzore rrezikon pasurinë e tyre pasi që nuk e kanë të sigurt fitimin apo kthimin e vlerës të kamatës.

  Nëse një qytetar merr kredi në bankat që punojnë sipas sistemit kapitalist , atëherë ai një pjesë të madhe të jetës së tij ja kushton kthimit të atij krediti, gjithnjë duke pasur streset jetësore për kthimin e  tij . Nga kjo marrje krediti njeriu bëhet për një kohë rob i shtetit apo i bankës nga e cila nuk dihen frytet e së ardhmes së tij.

  Për këtë arsye , financieri George Sores , duke parë se shoqëritë perëndimore janë vënë buzë një grope nga sistemi kapitalist deklaron se:

 “ Intensifikimi i pandërprerë i kapitalizmit pa ndërhyrje dhe zgjerimi i rolit të tregut në të gjitha fushat e jetës po rrezikon shoqëritë e hapura dhe demokratike. Unë besoj se armiku më i madh i shoqërive të hapura  nuk është më komunizmi , por kërcënimi kapitalist.” (“Capital Crimes”, Atlantic Monthly, January, 1997).

    Kapitalizmi ka lindur me kriza ,zhvillohet me kriza dhe krizat do të sjellin fundin e këtij sistemi . Duke u nisur nga kjo , bota ka ardhur në një kohë ku  nuk mund të përmbajë eksperimente të faktorit njeri . Bota me implementimin e legjislacionit ekonomik islam do të forcohet, ku shtresat njerëzore do të jenë të barabarta që nga implementimi i  ligjit kryesor të ekonomisë islame që quhet zekat (ndihma për të varfrit) . Me këtë implementim do të përmbushet kërkesa e protestuesve të “wall street-it” dhe do të zbuste hendekun nga raporti i të pasurve dhe  të varfërve, ku të pasurit do të kishin obligim moral të ndajnë 2.5% (zekat) nga pasuria e tyre për të varfrit.



Noli Zhita

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

Autori është në vijim të magjistraturës në vitin e fundit të drejtimit Doganë dhe shpedicion

Must Read