Pse në një rekat i bëjmë dy sexhde ?
Është pyetur Ali bin Ebi Talib, Allahu qoftë i kënaqur me të, pse në një rekat i bëjmë dy sexhde? Dhe pse në tokë?
Prijësi i muslimanëve, Allahu qoftë i kënaqur me të, lexoi këtë ajet: “Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar, dhe në të do t’ju kthejmë, edhe prapë nga ajo do t’ju nxjerrim juve herën tjetër”. (Taha, 55)
Posa të bësh sexhden e parë dhe ta ngritësh kokën nga ajo, do të thotë: “Nga ajo (Toka) ju kemi krijuar”, dhe i gjith trupi ynë në esencë është nga dheu, por edhe e gjith jeta jonë është nga dheu.
E kur e bënë sexhden e dytë e kujton se ti do të vdesësh dhe do të kthehesh prapë në dhe, e pastaj e ngritë kokën përsëri dhe e kujton se do të ringjallesh përsëri.
Për këto arsye ne bëjë dy sexhde në një rekat, ashtu që ta kujtojmë jetën dhe vdekjen.
O Allah, na bëj nga ata që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë më të bukurën prej tyre.
Përktheu: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com