BallinaAKIDEBidatiDispozita e Mevludit në Islam

Dispozita e Mevludit në Islam

 

Dispozita e Mevludit në Islam
 

Nuk lejohet festimi i ditëlindjes së Muhamedit, alejhi selam, sepse kjo asnjëherë nuk ka qenë prej sunnetit të Muhamedit, alejhi selam, e as prej sunnetit të halifeve të drejtë, pas tij.
Nëse është kështu, s’ka dyshim se kjo është prej bidateve të ndaluara, duke u bazuar në fjalën e Muhammedit, alejhi selam: “Kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e Hulefau Rashidinëve”; Dhe hulefau Rashidinët janë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta…

Pra, keni kujdes nga shpikjet në fe, sepse çdo shpikje është bidat (risi), e çdo bidat (risi) është humbje. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Festimi i Muvludit është Bidat (risi) të cilin e kanë shpikur shijat (Fatimij), pas gjeneratave të arta, me qëllim të prishjes së fesë islame.
Dhe, ai i cili vepron diçka me të cilën dëshiron të afrohet tek Allahu, e që nuk e ka vepruar Muhammedi, alejhi selam, e as nuk ka urdhëruar për atë (vepër) dhe poashtu nuk e kanë vepruar halifet pas tij, vepra e tij akuzon direkt Të Dërguarin, alejhi selam, se ai nuk ia ka sqaruar fenë njerëzve dhe njëherit përgënjeshtron edhe fjalën e Allahut: “Sot ua kam përsosur fenë tuaj…” (Maide, 3) 

Kanë ardhur me diçka duke menduar se është prej fesë edhe pse i Dërguari, alejhi selam, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Gjithashtu, nuk lejohet festimi i Mevludit sepse është përngjasim me të Krishterët, sepse ata festojnë lindjen e Isait( Jezusit), alejhi selam, dhe përngjasimi me të Krishterët është i ndaluar.

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush i përngjanë një populli, ai është prej tyre”. Pastaj, ka thënë: “Kundërshtoni politeistët” e sidomos në atë që është prej shenjave të fesë së tyre.

Nuk lejohet festimi i Mevludit sepse kjo lind dhe hapë derën edhe për bidate tjera që na privojnë nga praktikimi i suneteve të Muhamedit, alejhi selam.

Shpesh i gjen bidatçinjët me elan të fortë në ngjalljen e bidateve dhe përtacia në praktikimin e suneteve, bile edhe i urrejnë ato (sunete) dhe praktikuesit e saj.

Përgatiti: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read