Pse vonohet fitorja e Muslimanëve
Është kthyer lajmëtari i Omerit -Allahu qoftë i kënaqur me atë!- nga njëra prej betejave të muslimanëve dhe e ka përgëzuar atë me fitore.
– Omeri e pyeti:
– Kur ka filluar luftimi?
– Ai i tha: Para namazit të duhasë.
– Omeri e pyeti përsëri: Kur është realizuar fitorja?
– Para namazit të akshamit.
– Omeri filloi të qajë saqë iu lag edhe mjekra.
Lajmëtari i tha:
-O Udhëheqës i Muslimanëve, po të përgëzojmë me fitore dhe ti po qan?…- Omeri iu përgjigj:
-Pasha Allahun, e kota nuk mund të qëndrojë përballë të vërtetës gjatë gjithë kësaj kohe, por kjo është pasojë e mëkatit që keni vepruar ju apo unë…
-Pastaj ka thënë:
-Ne jemi umet, që nuk fitojmë me numër dhe municione, por fitojmë me mëkate të pakta dhe me mëkatet e shumta të armikut. E, nëse jemi të barabartë në mëkate, atëherë na mundin me njerëz dhe municione.
Sa të shumta janë mëkatet e tona! O Allah, të lutemi na i fal neve mëkatet, që i dimë dhe ato që nuk i dimë, dhe ato mëkate për të cilat Ti je më i njohur se sa ne.
Përshtati: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com