BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeQëllimet fisnike në jetë

Qëllimet fisnike në jetë

Qëllimet fisnike në jetë

“Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit”. (El-Bekare: 201)


Hasan el-Basriu – Allahu e pastë mëshiruar – ka thënë:


Në të mirat e kësaj bote janë dituria dhe adhurimi, dhe të mirat e botës tjetër është xhenneti.


El-Axhuri në akhlak el-Ulema nr. 30 nga Ibën Xheriri në Tefsirin e tij rreth këtij ajeti.


Dijetarët e tefsirit sikurse Ibën Xheriri dhe Ibën Kethiri tregojnë se “ Të mirat e kësaj bote” është term i përgjithshëm dhe përfshinë të gjitha ato gjëra që janë të lejuara për neve që t’i gëzojmë dhe të cilat konsiderohen të dobishme për njerëzit për jetesën e përditshme. Ata pastaj vazhdojnë edhe më tutje; të mirat e kësaj bote përfshijnë ato gjëra të cilat do të çojnë në sukses në botën tjetër. Ky rrëfim nga përkujton për këto gjëra fisnike që duhet ta lusim Allahun për to, dhe se të mirat e kësaj jete përfshijnë atë çfarë është e kërkuar ose rekomanduar për adhuruesin e Allahut të marrë në këtë Botë, sikurse njohuritë e fesë së tij dhe veprat e mira.


Burimi: www.sayingsofthesalaf.net

www.islamifejaevertete.com

Përshtati: M.M.

 

Must Read