BallinaAKIDESektet dhe FraksionetQëndrimi i hoxhë Ismail Bardhoshit ndaj "deule"-s dhe ngjarjeve të Shamit -...

Qëndrimi i hoxhë Ismail Bardhoshit ndaj “deule”-s dhe ngjarjeve të Shamit – Kundërpërgjigja e plotë ndaj hoxhallarëve “kaadetul havarixh”

 

 

 

Qëndrimi i hoxhë Ismail Bardhoshit ndaj deule-s dhe ngjarjeve të Shamit

El hamdulilah, vessalatu vesselamu ala resulilahi.

Kundërpërgjigja e plotë ndaj hoxhallarëve “kaadetul havarixh”(1) , por edhe shumë sqarime të tjera.

Ky material pasqyron qëndrimin e hoxhës ndaj deule-s(2) së havarixhëve. Temat e këtij materiali, në përgjithësi, janë trajtime të përpiluara nga hoxha dhe të publikuara nëpërmjet postimeve në profilin e facebook. Kështu, postimet tona pasqyrojnë qëndrimin e hoxhës, me përjashtim të postimit të parë i cili nuk është postuar me dijeninë e tij dhe sipas mendimit të tij nuk ka pasur formulim shumë të goditur.
Kundëpërgjigja e plotë ndaj hoxhallarëve kaadetul havarixh, por edhe shumë sqarime të tjera që lidhen me çështjet e Shamit dhe trajtime fetare të rëndësishme në fushën e akides dhe më gjerë. Sqarime mbi çështjet mjaft të ndjeshme. Postimet dhe komentet tona për rreth një muaj i keni këtu.
(Me këtë postim mbyllim dhe trajtimet tona ndërgjegjësuese mbi këtë çështje)
Vërejtje: Këto tema janë përpiluar në muajin Janar, kur hoxhallarët kaadetul havarixh e mbronin me zjarr dhe me flakë deulen e havarixhëve, ndërsa në ditët e sotme ka zhvillime të tjera, të cilat kanë bërë të sqarohen shumë njerëz mbi faktin që deuleja është organizatë havarixhësh, madje edhe disa hoxhallarë arabë të njohur për teprim në tekfir, si Hani Essibai, të cilët më herët e kanë mbojtur deulen dhe kanë sharë ata që sqaronin devijimet e saj, pra edhe këta tashmë po e quajnë deulen havarixhë, harrurij, sepse gjithaçka tashmë mbi devijimin e deules nga rruga e Pejgamberit është e qartë, jo vetëm për ehli sunetin, por edhe për një grup hoxhallarësh arabë që kanë teprim në punën e tekfirit. Ndër grupet që janë përfshirë në luftë të ashpër me deulen është edhe xhebhetu nusre (el kaide), e cila gjithashtu nëpërmjet deklaratave të disa krerëve të saj po e emërton deulen si havarixhë, dhe pë luftën ndaj tyre po sjellin hadithet qe flasin për havarixhët. Kjo po vërteton atë që kemi thënë neve më se një ose dy vite më parë se Shami është vendi ku, me mirësinë e Allahut, do të demaskohen edhe rrafiditë edhe havarixhët, këto dy grupe të humbura të cilat kanë çuar në humbje shumë muslimanë. Tashmë jemi dëshmitarë të këtij realiteti. Ngjarjet e Shamit janë shumë të dhimbshme, por sprovat e mëdha për ymetin tonë padyshim sjellin dhe mirësi të mëdha, e njëra ndër këto mirësi është dhe fëlliqja e rrafidive dhe havarixhëve, e këtyre dy rrugëve të shtrembëruara prej të cilëva po vuan shumë ymeti dhe të cilat janë pengesë e madhe për përparim dhe mëkëmbje të ymetit. Çarja e el kaides në dy pjesë, duke u tërhequr xhehtu nusre pjesërisht nga idetë e devijuara e duke kaluar kështu më pranë rrugës së ehli sunetit, më afër lëvizjes së xhihadit në kohën e Abdullah Azamit, më larg ideve të teprimit në tekfir, nga njëra anë, dhe duke ruajtur organizata e deules linjën më ekstreme të al kaides, madje duke grumbulluar protagonistët më ekstrem të tekfirit nëpër botë, nga ana tjetër, pra kjo çarje po e bën më të qartë devijimin e ideve të havarixhëve nga rruga e Pejgamberit dhe sahabëve, por po ndihmon edhe për çlirimin e të rinjve të ymetit prej trysnisë së protagonistëve të këtyre ideve mes muslimanëve. Kohët e fundit, ka edhe ca zëra se disa nga hoxhallarët kaadetul havarixh të cilët e mbrojtën deulen me zjarr dhe me ushtrinë e tyre të internetit në Janar, janë të lëkundur në qëndrimin e tyre ndaj deules, dhe mund të tërhiqen prej saj, por nëse janë të çiltër me Allahun, të sinqertë dhe në udhën e njerëzve rrabanijjine, duhet që ta pranojnë haptazi dhe publikisht gabimin, për të mos thënë devijimin, në mbrojtjen e deules dhe nxitjen e njerëzvë të shkojnë tek ajo. Nëse këtë gabim nuk e pohojnë haptazi, kjo nuk quhet teube dhe nuk mund tu hiqet emërtimi si kaadetul havarixh, bidatçij. Nëse nuk e pranojnë haptazi që kanë gabuar në mbrojtjen e deules, këta lloj njerëzish ose të tjerë të mentalitetit të tyre, mund ta bëjnë të njëjtin devijim përsëri në të ardhmen, duke çuar muslimanë të paditur tek ndonjë organizatë tjetër havarixhe, sepse mund të mendojnë se kësaj here i shpëtuan përgjegjësisë së dërgimit të njerëzve tek deuleja e havarixhëve, dhe mund t’u hyjë vetja në qejf për ta përsëritur edhe herë të tjera. Janë idetë e këqija të konsiderimit si kufër të gjërave që nuk janë të tilla dhe të teprimit në tekfir ato që çuan njerëzit tek deuleja, por edhe nxitja që kanë bërë protagonistët e këtyre ideve për të shkuar tek deuleja. Situata nuk ka asnjë shpjegim tjetër veç këtij. Kushdo që përpiqet të japë një shpjegim tjetër, gënjen, ose në rastin më mirë nuk jep një zgjidhje shëruese dhe të saktë për këtë problem. Kështu që nuk mund të ketë shërim të plotë të këtij problemi pa u tërhequr protagonistët e këtyre ideve nga këto ide, ose në të kundërt, pa demaskimin e tyre, që të mos mashtrohen më muslimanët me ta e të bien pre e grupeve havarixhe të cilat derdhin gjak muslimanësh dhe bëjnë që muslimanët e paditur të bien të vrarë në radhët e havarixhëve, e ky është mashtrim i madh. Po japim një shembull, kush është më i keq dëmimi i pasurisë apo tekfiri i muslimanit dhe derdhja e gjakut të tij mbi këtë bazë ? Kush është më i keq mashtrimi për tu zhvatur njerëzve pasurinë apo mashtrimi me ide të cilat e çojnw njeriun tek havarixhwt, ku vret muslimanë dhe vritet në mes të havarixhëve ? Pa dyshim që e dyta. Kur kapet një hajdut që prek pasuritë e njerëzve, a duhet të dënohet që të marrë mësim vetë hajduti, por edhe të tjerët, apo të lihet? Kështu është edhe shembulli i atyre që thonë se nuk duhet t’i trazojmë fare protagonistët e ideve ekstreme dhe të mos flasim për devijimin ideve të tyre, të mos jua hedhim fajin këtyre ideve, apo këtij devijmi !!! Kërkojnë ta kalojnë me një gjuhë shumë të butë këtë muhabet a thua se nuk po ndodh gjë, a thua se u vodh një shumë e vogël pasurie ! Këta muslimanë shqiptarë të mashtruar mes havarixhëve në Siri dhe gjaku që këta derdhin, nuk janë gjë e madhe, por e rëndësishme për këta është të mos trazohen kaadetul havarixh, të mos dal në pah devijimi i rrugës së tyre! A mund të ketë një qëndrim të tillë një njeri që e di se ç’ka thënë Pejgamberi për havarixhët, dhe se çfarë qëndrimi patën sahabët ndaj tyre ? A mund të jetë ky qëndrimi i një njëriu qe e di se çfarë qëndrimi kanë pasur dijetarët e sunetit ndaj bidatçijve ?

Ja tri arsyet pse hoxhallarët i kanë këshilluar të rinjtë dhe vazhdojnë t’i këshillojnë të mos shkojnë në Siri:
Qëndrimi i dijetarëve të ymetit është se muslimanët e vendeve të tjera duhet të ndihmojnë popullin sirian, muslimanë dhe jomuslimanë, me ndihma humanitare, por edhe me lutje që Allahu t’u japë sukses për të shpëtuar nga regjimi diktatorial. Dijetarët e ymetit tonë nuk e shohin të nevojshme dhe as nuk e këshillojnë që muslimanët e vendeve të tjera të shkojnë mes muxhahidave sirianë dhe kjo për tri arsye:
a. Muslimanët e Sirisë nuk kanë nevojë për forca ushtarake, por për ndihma materiale dhe për lutjet e besimtarëve. Muslimanët, banorë të Sirisë, kanë forca me tepricë dhe me shumicë në rezervë që presin të angazhohen për përmbysjen e regjimit dhe për të shpëtuar nga krimet e tij. Në këtë aspekt, dijetarët që e njohin mire çështjen e Sirisë, gjykojnë se vajtja e muslimanëve të vendeve të tjera për të luftuar në Siri, krahas muxhahidave, mund të jetë barrë dhe kosto për ta.
b. Muslimanët e vendeve të tjera, sidomos të rinjtë, nëse shkojnë të luftojnë në Siri kundër regjimit diktatorial, rrezikojnë që të bien pre e ndonjë grupi havarixh, ngaqë nuk kanë aq shumë dije në fe.
c. Vajtja e muslimanëve të vendeve të tjera në Siri, mund të krijojë telashe për muslimanët në vende të ndryshme të botës.
3. Nisur nga qëndrimi i dijetarëve të ymetit, por edhe të arsyeve të mësipërme, hoxhallarët i kanë këshilluar dhe vazhdojnë t’i këshillojnë të rinjtë shqiptarë të mos shkojnë në Siri.
Por duhet të theksojmë faktin se sunitë e Sirisë janë në xhihad kundër regjimit të Esedit dhe rrafidive; kush bie i vrarë atje në Siri me nijet të pastër për Allahun, në luftë kundër regjimit të Besharit dhe rrafidive, ai quhet shehid. Allahu e di më së miri.
Sqarim:
Ne nuk i kemi thënë njeriu të veçantë këtu: qen i zjarrit të xhehenemit. Mos u gaboni! Por kemi sjellë hadithet, ku havarixhët përshkruhen si qen të zjarrit të xhehenemit. Duhet ta dini, se nga rregullat e ehli sunetit në gjykim, është se kur një kërcënim bëhet pa përcaktim, nuk është e thënë që të kapë një person të caktuar, pasi mund të ketë ndonjë pengesë. Hadithet që kërcënojnë për dënim grupet e humbura janë njësoj si hadithet që kërcënojnë për dënim gjynahqarët e mëdhenj: dihet që jo çdo gjynahqar i madh do të vuajë dënimin e përmendur, pasi mund t’ia falë Allahu. Ka një gjë që na shtyn të bëjmë të gjithë këtë paralajmërim, dhe kjo është fakti se deule-ja është në luftë me muxhahidët, kaq gjë ju tashmë duhet ta pranoni. Kështu që është me rrezik të shkojnë muslimanët tek deule-ja. Po kështu, vëllezërit tek deule-ja janë në luftë me muxhahidët. Prandaj ata duhet të largohen nga ky grup. Por nëse nuk ju tregon tamam dispozitat fetare për këtë grup, sipas haditheve, nuk jua ke thënë njerezve të vërtetën, nuk ke bërë tamam detyrën për paralajmërim. Vëllezër, për ç’farë bashkimi mund të flitet kur mbështetet deule-ja që po lufton me muxhahidat, kur mbështetet një grup sabotues, kur mbahen në radhët e tyre një gurp vëllezërish!! Këtu duhet qëndrim në përputhje me sheriatin. Duhet të kemi guximin ta themi të vërtetën dhe të mos na pengojë hadri apo shoqëria, sepse kjo është çështje e madhe.

Ja argumentet e kundërshtarëve tanë: kaadetul havarixh:
1- Ligjërim prekës dhe me britma.
2- Betimet për t’i dhënë besueshmëri bisedës.
3- Ëndrat.
4- Kerametet.
4- Gjëra që prekin ndjenjat.
A janë këto argumente? Këto janë vetëm zbukurime ose elemente përforcuese por jo argumente dhe burim argumentimi në fe. Nëse zbukurimet ose elementet përforcuese vihen në shërbim të të vërtetës bëjnë dobi e nëse vihen në shërbim të të kotës, mund t’a bëjnë njeriun sufi, si pasuesit e shumë shehilerëve sufi, mund ta çojnë në radhët e havarixhëve etj.
I mençuri kërkon argumentin dhe nuk mjaftohet me zbukurimet dhe ligjërimet prekëse. Hapni syte!. Mos u bëni si pasuesit e Kiftaros, Butit, Gylenit e të tjerë që hoxha i mban në ajër me ligjërim prekës, pastaj merr në kontroll mendjen e tyre dhe ua mbush me budallalliqe, e pastaj hajt t’ua heqësh mendjen! Kush shkon sot tek deule-ja në Sham është njëlloj si fluturat që bien natën në zjarr. Këto gjëra këta soj hoxhallarësh i sjellin për t’u mbushur mendje njerëzve për pranimin e shpifjeve të tyre, por edhe pranimin e devijimeve dhe shtrembërimeve që u bëjnë teksteve të sheriatit.

Kundërpërgjigjet ndaj një hoxhe që mbron deule-n
Ky hoxha këtu kur flet për frontin islamik bën shumë shpifje. Në vend që t’i referohet dokumentit zyrtar të tyre ku e refuzojnë demokracinë si nocion, dhe theksojnë se do të ngrejnë një sistem mbi bazën e shures (këshillimit), do të gjykojnë me sheriat, etj. Pra merren me shpifje. Më e keqja është se me idetë e tyre të devijuara i quajnë kafira frontin islamik!
Ky hoxha mbrojtës i deule-s, sjell dhe një video të deule-s këtu ku gjoja ka fakte se fronti islamik janë murrteda (fe-lëshues, kafira). Kështu pra, frontin islamik këta mendjelehtë e quajnë kafira. A ka me të qartë se kjo që këta janë havarixh. Ja ca gjëra që sjellin për të quajtur kafira frontin islamik:
1- Bashkëpunimi me shtetin Saudian, të Katarit dhe të Turqisë të cilat sipas tyre janë shtete kafire! Si përgjigje ne themi:
a. Diskutimi këtu nuk është për këto shtete, nëse janë apo jo kafire.
b. Lufta në Sham nuk është me këto shtete por me regjimin e Esedit dhe me rafiditë! Duke qenë se deule-ja e ka luftën në fakt me këto tri shtete, e ka shndërruar Shamin në vend për të larë hesapet me këto tri shtete dhe jo me regjimin, shikoje tani tradhëtine dhe mendjelehtësinë e tyre!
c. Bëj një krahasim të thjeshtë të kuptosh realitetin: regjimi i Besharit, rafiditë, hizbu shejtani (hizbullahi i Libanit) dhe Irani gjathçka që ndodh në Siri e qajnë prej këtyre tre shteteve, dhe thonë se këto po duan të na rrëzojnë, dhe gjithçka e lidhin me to. Edhe dule-ja gjathçka e lidh me këto tre shtete dhe me to i ka hesapet, a nuk është ky një tregues i qartë që kupolja e deule-s është kapur nga rafiditë, regjimi i Esedit dhe agjentura ndërkombëtare që duan të dështojë gjithçka në Siri!? Mendoni pak o njerez!
d. Edhe nëse do ta zinim se tre shtetet e lartpërmendura janë kafira bashkëpunimi me ta kundër rafidive dhe regjimit të Esedit, nuk është kufër. Kush e quan këtë kufër, ai ka devijim havarixhësh, dhe ky është problemi i deule-s.
g. Këto shtete, edhe nëse mund të kenë ndonjë kafir apo munafik brenda, nuk janë shtete kafire, sepse në administratën e tyre kanë qindra-mijëra njerëz, dhe shteti mbahet në këmbë nga të gjithë këta njerëz, e jo vetëm nga ca persona, kështu që tekfiri i këtyre shteteve nga deule-ja dhe hoxhallarëve kaadetul havarixh, në këtë mënyrë është një devijim i madh.
h. Edhe pse lejohet bashkëpunimi me këto shtete kundër rafidive, Iranit dhe regjimit të Esedit, përkrahësit e deule-s nuk sjellin asnjë fakt të qartë që fronti islamik marrin mbështetje nga këto tre shtete. Atëherë cilësimi i këtij fronti si kafira, a nuk është një devijim i madh?
2. Deule-ja në postim qe sjell ky hoxha i devijuar, e quan frontin islamik si “front jo islamik” (ja kështu e quan), pra i quan murrtedë, me preteksin se po bëjnë aleancë apo marrëveshje me ca vende kafirash. A është kjo rride (kufër)?
Ja përgjigja:
a. Aleancat dhe bashkëpunimi me kafirat kundër një armiku tjetër më të rrezikshme në fenë e Muhamedit a.s nuk janë kufër. Kurse në rrugën e havarixhëve të kohës janë kufër. Ky është devijim i madh. Natyrisht, që havarixhët nuk e pohojnë me gojë se nuk i pranojmë hadidhet dhe argumentet e fesë që flasin për aleancat me kafirat dhe marreveshjet me ta në kushte domosdoshmërie, se do dilnin lakuriq, por praktikisht ata nuk i pranojnë, dhe jo vetëm kaq, por ata që punojnë me këto argumente kur e shohin të domosdoshme i quajnë kafira, murrteda. A nuk është kjo lajthitje e madhe!? Si mund të bëhet kufër dhe të quhen muslimanët kafira, për diçka që e ka lejuar Pejgamberi apo e ka praktikuar, siç është aleanca ose marrëveshja me disa armiq kundër disa të tjerëve në kushte domosdoshmërie? Këta havarixhë të kohës janë dhe më të keqinj se të hershmit, sepse ata të hershmit, quanin kufër gjynahet e medha, kurse këta havarixhët e kohës sone quajnë kufër punë që janë të lejueshme në kushte domosdoshmërie: havarixhët e dikurshëm bënin kafira gjynahqarët, kurse këta bëjnë kafira muxhahidët e frontit islamik që janë ndër muslimanët më të mirë.
c. Këta havarixh duhet të dinë se rruga e tyre është devijim i madh nga besimi dhe menhexhi i Pejgamberëve, sepse vetë Pejgamberi a.s e ka lejuar aleancën me një grup kafirash, armiqsh, kundër një grupi tjetër më të keq. Sepse vetë Pejgamberi a.s. ka bërë marrëveshje paqeje dhe armpushimi në kushte domosdoshmërie me armikun më të egër me të cilin xhvilloi luftrat më të bujshme, pra me kurejshët. Sepse vetë Pejgamberi bashkëpunonte me fise kafirash dhe me informatorë (spiuna kafira), duke marrë informacion prej tyre mbi gjendjen e armikut, levizjet e tij etj. Sepse vetë Pejgamberi tentoi të bënte marrëveshje me një pjesë të grupeve të armikut në luftën e hendekut, pra me gatafanët, që këta të largoheshin në paqe me muslimanët dhe të merrej vetëm me kurejshët, madje Pejgamberi deshi t’u jepte dhe një pjesë të produktit të Medines, kundrejt tërheqjes nga luftimi i muslimanëve, lidhjes së marrëveshjes së armëpushimit mes dy palëve, dhe braktisjes së kurejshëve që Pejgamberi a.s. i konsideronte armik më i rrezikshëm. E gjithë kjo përmendet në transmetim të saktë. Pra, Pejgamberi ka tentuar, jo të pranonte pasuri prej tyre kundër armiqve më të zinj, por t’u jepte një pjesë të pasurisë së muslimanëve sepse ishte në kushte domosdoshmërie! Sepse nga shumë transmetime del një e dhënë e sigurtë që Pejgamberi a.s. kur themeloi shtetin në Medine bëri marrëveshje bashkëjetese në paqe me njerëzit idhujtarë të fisit Eus dhe Hazrexh që ende nuk e kishin pranuar islamin, pasi muslimani mund të kishte vellain ose babain idhujtar, sic sillet në një transmetim murrsel nga Kab Ibn Malik, por beri marreveshje edhe me fiset e çifutëve. Nëpër transmetime të shumta përmendet se Pejgamberi ka bërë marrëveshje dhe me mjaft fise të tjera. Atëherë, a mund të quhet kufër marrëveshja e paqes në kushte domosdoshmërie? A mund të quhet kufër aleanca, apo bashkëpunimi në kushte domosdoshmërie, me një grup kafirash kundër një tjetri më të keq. Havarixhët e kohës nuk i mohojnë dot këto fakte të jetës së Pejgamberit, por praktikisht nuk e pranojnë fikhun dhe rregullat që dalin prej tyre, madje, ata i quajnë kafira muslimanët, muxhahidat, vetëm me hamendësimin se bëjnë marrëveshje apo bashkëpunojnë me ca kafira kundër regjimit të Besharit dhe rafidive, pa asnjë fakt të qartë në këtë drejtim. Pra, edhe sikur të ishte e saktë se muxhahidat po bëjnë marrëveshje në Siri apo bashkpunim me ca kafira kundër Besharit dhe rafidive, këtë e quan kufër veçse një havarixh i devijuar nga rruga e Pejgamberit, por çështë më e keqja, ky pretendimi i havarixhëve është deri tani thjeshtë një hamendësim se nuk ka fakte konkrete që fronti islamik deri më tani ka bërë marrëveshje me ndonjë grup kafirësh kundër regjimit të Besharit dhe rrafidive, edhe pse kjo gjë lejohet në rast domosdoshëmerie, dhe nuk është kufër siç thonë havarixhët.
3- Se fronti islamik fton në demokraci.
Përgjigja:
Kjo është një shpifje, sepse në dokumentin themeltar të këtij fronti, nuk pranohet ky nocion. Ata pranojnë shuren (konsultën, këshillën), ftojnë në të dhe kërkojnë të vendosin sheriatin. Por edhe nëse dikush përdor termin demokraci ose thotë se do t’i zgjedhim qeveritarët me menyrë demokratike apo me sistem demokratik, ky pohim ose ky përdorim, nuk është kufër në çdo rast, këtë gjë e kemi sqaruar disa herë. Nëse dikush thotë se është kufër në çdo rast pa shkoqitje, ai është në ekstremin e havarixhëve. Në disa postime të mëparshme keni sqarimin se kur është kufër përdorimi i termit demokraci apo thirrja për t’i zgjedhur qeveritaret në mënyrë demkratike dhe kur jo, madje kam bërë dhe një pytje hoxhallarëve kaadetul havarixh mbi këtë çështje, ju kam bërë sfidë, por asnjëri prej tyre nuk jep përgjigje, sepse po të japin përgjigje, do të dalë në shesh rruga e tyre prej havarixhësh. Kthehuni postimit të mëparshëm. Këta bidatçinj ngatarrestar, në vend që të japin përgjigje, bëjnë shumë mirë punën për të ngatërruar njerëzit dhe për të shmangur vëmendjen. Pra, jo çdokush që përdor termin demokraci është kafir, por pse nuk e pohojnë këtë shkoqitje hoxhallarët kaadetul havarixh. Dihet se po ta pohojnë bie tekfiri që ju bëjnë muxhahidave në Siri, del në pah mashtrimi që u kanë bërë shumë vëllezërve që i kanë çuar tek deule-ja e havarixhëve, del në pah se deule-ja po bën hallall gjakun e muxhahidave me shpifje ose me pretendime te kota.
4- Se fronti islamik po bën “vela”(3) kafirave.
Përgjigja:
Së pari, kjo është shpifje.
Së dyti, nuk është në çdo rast kufër muvalati (ndonjë bashkëpunim apo ndihme që mund t’i jepet kafirave kundër muslimanëve) i kafirave kundër muslimanëve, pasi edhe në këtë çëshjte ka shkoqitje siç del nga hadithi i Hatibit, gjera që i ka shpjeguar imam Shafiu dhe Ibn Tejmije, por nuk është vendi këtu të sqaroj me gjatë.
Së treti, se këta bidatçinj, e quajnë edhe aleancën apo bashkëpunimin apo marrëveshjen me një grup kafirash kundër një tjetri më të keq, pra këtë e quajnë, praktikisht, muvalat ndaj kafirave, edhe pse teorikisht mund të shprehen ndryshe, e kjo vallahi është ngatarresë e madhe dhe lajthitje e dukshme nga rruga e Pejgamberëve, sepse i bie që edhe vetë Pejgamberi ka lejuar ose ka bërë muvalat kafirave. A nuk e kuptojnë këtë gjë këta ngatarrestarë.
5- Njerëzit e deule-s pretendojnë se fronti islamik fton për të bërë shtet civil.
Pergjigja:
Së pari, kjo është gënjeshtër, sepse në një deklarim publik të cilin e keni në internet Hasen Abud, komandanti i Ahraru Sham el islamije dhe kryetari i komisionit politik në frontin islamik deklaron se ne nuk e pranojmë nocionin apo termin shtet civil, sepse ka paqartësi, por shton ai ne kerkojmë të ngrejmë shtet islamik. Ky është pohimi i tij.
Se dyti, edhe nëse kjo është e vërtetë, ky pohim nuk është kufër, përveç nëse dikush beson diçka që është kufër ose kërkon të realizohet diçka që është kufer. Për shembull, nëse dikush kërkon të bëhet regjim mbretëror dhe punon për këtë gjë, për këtë s’mund të thuhet pa shkoqitje se është kufër, pra, ka shkoqitje. Nëse njeriu beson se mbreti apo trashgimtari i fronit e ka të lejueshme apo ka të drejtë të bëjë ligje në kundershtim me fenë, ai bën kufër, e në rast se jo, nuk është kufër. Kushdo që nuk e pranon një shkoqitje të tillë për gjëra të tilla, ai ka devijime havarixhësh, se askush nga dijetarët e sunetit nuk i quan kafira njerëzit për gjëra të tilla pa shkoqijte.
6. Se fronti islamik ka deklaruar se nuk do të bëjmë hilafet.
Së pari, pretendimi se komandantët dhe dijetarët e frontit islamik nuk duan të ngrejnë hilafet sipas menhexhit të Pejgamberit dhe sahabeve në kohën kur t’u jepet mundesia për këtë gjë, pra ky pretendim është i gënjeshtërt. Nëse ka ndonjë deklarim nga mediat prej ndonjë komandanti apo dijetari të frontit islamik që nuk do të bëjmë hilafet, ai ka për qëllim vetëm për kohën kur nuk e kanë mundësinë për këtë gjë, dhe kushtet i detyrojnë të pranojnë një shtet islam ku ligjet e sheriatit do të zbatohen me sa të jetë e mundur. Kush i kupton ndryshe deklaratat e tyre është vetëm se një keqshpjegues i qëllimtë.
Se dyti, edhe nëse kërkojnë të bëjnë sistem mbretëror, shtet civil ose shtet me bazë shuran (konsultimin), përsëri nuk mund t’i quajmë kafira, pasi duhet të kemi parasyshë shkoqitjen që bëra më sipër. Dhe kush nuk e pranon këtë shkoqitje është në rrugën e havarixhëve.
7. Pretendimi se fronti islamik, apo brigadat e xhihadit, ecin me parimin që, nëse e shohin se nuk kënë mundësi t’i zbatojne disa ligje të sheriati për momentin, ju lejohet t’i shtyjnë deri për në kohen kur kanë mundësi t’i zbatojnë ato. Kjo gjë për havarixhët e deule-s, konsiderohet kufër dhe për këtë i bëjnë kafira muxhahidat e frontit islamik dhe të brigadave të tjera të xhihadit. Këtë gjë nuk e gjen në pohimet teorike të havarixhëve të deule-s, por nga gjykimet praktike të tyre ndaj grupeve të xhihadit në Irak dhe në Sham, del se ata i quajnë kafira muslimanët në këtë rast. Ky lloj tekfiri për një gjë të tillë është lajthitje e madhe. Ata që i bëjnë kafira muslimanët vëtëm nga kjo arsye dhe ju bëjnë hallall gjakun në Siri janë pa dyshim ndër havarixhët më ekstremistë. Në këtë kontekst mund të shihet edhe fakti se kur nuk ka mundësi të ngrihet hilafeti për momentin, shtyhet për kohën kur krijohet mundësia dhe kjo s’mund të jetë kufër veçse te xhahilat mendjelehtë. Argument për këtë është hadithi: Nëse ju urdhëroj për diçka zbatojeni sipas mundësisë. Por edhe ajeti: Kijeni frikë Allahun (në zbatimin e urdhërave dhe në largimin nga haramet sipas mundësisë). Për këtë parim dëshmon dhe fakti që ligjet e sheriatit nuk zbriten njëherësh, por dorë dorë, në varësi të mundësisë për zbatimin e tyre nga muslimanët, por edhe të rrethanave, kushteve, domosdoshmërisë, dhe shkaqeve të ndryshme. Për shembull, ligji i vjeljes së xhizjes nga ithtarët e librit zbriti në vitin e nëntë të hixhretit, ndërkohë që Pejgamberi bëri marrëveshje bashkëjetese në paqe me fiset çifute të Medines që kur mbërriti në Medine siç u sqarua më lart. Kjo nuk do të thotë, se ky ligj është i shfuqizuar, apo se nuk është në fuqi, përkundrazi, ky ligj sheriati është në fuqi, si një ligj sheriati, por nëse muslimanët e shtetit islam, nuk kanë mundësi të vjelin xhizjen prej kafirave banorë të këtij shteti, u lejohet të mos e zbatojnë këtë rregull derisa të kenë mundësi ta bëjnë këtë gjë. Madje në kushte domosdoshmërie, shteti islam, siç thekson Izz Ibn Abdi Selam, i lejohet t’u paguajë pasuri kafirave, e ç’mund të thuhet për mosmarrjen e xhizjes prej tyre!? Kështu që nga zbritja e ligjeve të sheriatit në mënyrë të përshkallëzuar, del se kur muslimanët janë në ndonjë vend në kushte të tilla që nuk i zbatojnë dot ca ligje të sheriatit, u lejohet t’i shtyjnë deri në kohën kur të kenë mundësi. Ibn Tejmije ka sqaruar që argumentet që flasin për fazat e para të gjendjes së luftës dhe xhihadit nuk janë të abroguar, por përkundrazi, ato janë në fuqi për periudhat apo vendet kur muslimanët janë në kushte të ngjashme me fazat e dispozitave të xhihadit që kanë zbritur në varësi të mundësisë dhe gjendjes së muslimanëve.
Së fundi, sipas ehli sunetit moszbatimi ose kundërshtimi i ndonjë ligji të sheriatit, kur bëhet nga epshi dhe jo nga besimi se lejohet diçka e tillë, nuk është kufër i madh, por kufër i vogël. Kjo është shkoqitja e bërë nga Ibn Abasi, Tavusi, Ataja, Ahmedi, Buhari dhe të gjithë dijetarët e sunetit. Ndërsa në kushtet kur një ligj i sheriatit nuk zbatohet nga pamundësia, mund të quhet kufër i madh veçse nga një ekstremist havarixh, bidaçi dhe i devijuar. Megjithëse, për këtë çëshjte kemi një material të gjerë që sqaron qëndrimin e ehli sunetit në këtë çështje delikate në të cilën kanë devijuar havarixhët e dikurshëm nga rruga e ehli sunetit, por edhe havarixhët e kohës nga njëra anë dhe murrxhiet nga ana tjeter.
8- Se fronti islamik është takuar me iks gjeneral të Amerikës, se ka marrë pjesë në iks takim me ta, se ka treguar gadishmëri të bëjë marrëdhënie të mira me Amerikën, me shtetet rreth Sirisë etj. Edhe këtë e përmendin shumë, shoqëruar dhe me postime, si argument që këta të frontit islamik, por dhe të brigadave të xhihadit, janë kafira.
Përgjigja:
Së pari, ky lloj përgjithësimi përmban shumë shpifje.
Së dyti, takimi me ca kafira dhe hyrja në bisedim me ta nuk është kufër. Se edhe Pejgamberi ka biseduar me krerë fisesh kafira, madje ka bërë dhe marrëveshje me ta. Këto lloj postimesh mund të mashtrojnë veçse njerëzit që nuk kuptojnë argumentet e fesë. Pra, për gjera të tilla njeriu s’mund të bëhet kafir.
Së treti, ky lloj diskutimi vjen nga ideja e mbrapshtë e deule-s së havarixhëve se duhet të bëhet luftë me të gjithë armiqë në të njëjtën kohë!! Këtë gjë nuk e shprehin teorikisht, por në praktikë havarixhët e deule-s tregojnë se janë në luftë me të gjithë armiqtë e botës, Amerikën, të gjitha regjimet e vendeve islame, Rusinë, Kinën, regjimin e rafidëve në Irak , regjimin e Esedit, Iranin dhe Hizbu shejtanin, munafikët dhe murtedat brenda Sirisë. Pra, deule-ja është në luftë me të gjithë këta, dhe pretendon se u ka hapur luftë të gjithë këtyre! Tani le të bëjmë një krahasim mes këtyre mendjelehtëve havarixh dhe menhexhit të Pejgamberit tonë: Pejgamberi a.s kishte të bënte në kohën e tij me shumë armiq dhe me shumë komunitete kafirash, por a ka luftuar me të gjithë përnjëherësh? Përgjigja është: Jo. Me disa ka bërë luftë dhe me disa ka bërë paqe. Perjgamberi a.s. përpiqej t’i shpërndante armiqtë dhe t’i përçante, kurse këta mendjelehtë i thërrasin të gjithë armiqtë, që gjoja të luftojnë me të gjithë!! Ky pra është devijim nga rruga e Pejgamberit. Kjo gjë që kërkon të bëjë deule-ja, të luftojë me të gjithë, bën gjoja, se kjo për momentin është e pamundur, pra kjo gjë bie ndesh si me shkaqet dhe kushtet keunije (ligjet e gjithësisë) që i ka bërë Allahu, edhe me ndërmarrjen e shkaqeve sher’ije (fetare). Duke qenë se nuk mund të luftohen të gjithë armiqtë njëherësh, as logjikisht dhe as fetarisht, për momentin pra, deule-ja ka zgjedhur të luftojë vetëm me “murrtedat, sahavatët”, që në fakt janë muxhahidat e frontit islamik! Ky është produkti i vërtetë dhe i vetëm i gjithë këtij menhexhi të devijuar nga rruga e Pejgamberit. Ky menhexh konsiston në luftimin me të gjithë armiqtë në të njëjtën kohë. Pra, dihet që s’mund të luftohen të gjithë armiqtë në të njëjtën kohë, kështu që kjo rrugë havarixhiste i ka çuar këta njerëz të devijuar në luftë me muslimanët në Siri. Kjo rrugë e luftimit me të gjithë armiqtë në të njëjtën kohë, që praktikisht do të thotë veçse luftë kundër muxhahidave në Siri, është shërbimi më i i mirë që i bëhet Iranit dhe regjimit të Esedit. Nuk e di nëse e kuptojnë këta mendjelehtët që përhapin postime të takimeve me amerikanë e kafira të tjerë, se në Siri për momentin muxhahidat nuk janë në luftë me Amerikën, por me regjimin e Esedit dhe rrafiditë. A e kuptojnë këta, se nuk ka gjë në fe të bësh marrëveshje me ca kafira dhe të merresh me disa armiq të tjerë!? Ose të paktën a e kuptojnë këta njerëz të devijuar e bidatçij se nuk bëhen kafira fronti islamik me preteksin se për momentin ka zgjedhur të bëjë paqe me Amerikën dhe të luftojë me Esedin dhe rafiditë!? Të vjen keq se si pasojë e këtij menhexhi të devijuar, ka vëllezër të paditur që me të parë një takim me një amerikan, menjëherë e intepretojnë si kufër, tradhëti etj, ndërkohë që çështja ka shkoqitje. Pra, ka njerëz që mashtrohen me muhabete emocionale që nuk kanë asnjëfarë lidhjeje me argumentet e fesë.
Një shpifje tjetër e një prej hoxhallarëve mbrojtës të deule-s: “Kufri nuk është vetëm në bashkëpunim me shtete laike dhe aleate të laikëve, po në bashkëpunim kundër muslimanëve të tjerë e kjo është kufër!”
Kundërpërgjigja: Ku i ke faktet që fronti islamik bashkëpunon me kafirat për luftimin e deule-s? Kjo është shpifje. A ke një dëshmi të pranueshme në sheriat për këtë? Përveç kësaj, le ta zëmë të saktë këtë gënjeshtër: Nëse marrin ndihmën e Saudisë kundër atyre që fronti i quan havarixh, kjo lejohet. Pra, lejohet ndihma që jep muslimani zullumqar kundër havarixhëve, se Saudia për frontin islamik, ka zullume, por nuk është vend kufri apo shtet kafir siç thonë havarixhët. Në administratë ky shtet ka më shumë se 100000 njerëz e jo vetëm ca munafikë. Pra, përsëri edhe sipas kësaj shpifje nuk ke një element të qartë kufri për të bërë murrteda frontin islamik. Përveç kësaj, e kemi thënë që bashkëpunimi me kafirat kundër muslimanëve nuk është kufër në çdo rast, pasi kjo punë ka shkoqitje.
Një prej hoxhallarëve mbrojtës të deule-s thotë: “(b) Ebu Isa në intervistë me Elxhezirën thotë se ai është kundër demokracisë, mandej thotë se në shtetin e tyre do të ketë parlament.”
Kundërpërgjigja:
Së pari, në një deklaratë tjetër Ebu Isa është tërhequr nga ky pohim, kështu që duhet të marrësh të fundit dhe jo të parën.
Së dyti, e ke pohuar edhe vetë se kur termi demokraci nuk përdoret me besimin për të bërë ligje në kundërshtim me sheriatin, nuk është kufër. Përderisa fjala që ka përdorur muslimani mund të marrë një kuptim që nuk është kufër, parimisht nuk mund të bësh kafir muslimanin, por duhet të mendosh se muslimani e ka përdorur me kuptimin që nuk është kufër. Për ta bërë kafir për përdorimin e fjalës demokraci, apo për thirrjen në sistem demokratik, duhet patjetër të kërkosh sqarimin prej tij se me ç’kuptim e ka përdorur. Dhe vetëm mbasi të faktosh që e ka përdorur me kuptimin që është kufër, mund ta bësh kafir. Pra, këtu po flasim për ato terme që mund të përdoren me kuptimin që është kufër, por edhe me kuptimin që nuk është kufër. Nëse e bën kafir muslimanin pa kërkuar shkoqitje prej tij, kur përdor një term të tillë, ndërkohë që ka mundësi ta ketë përdorur me kuptimin që nuk është kufër, ky është devijim nga parimet e ehli sunetit. Tjetër është gjykimi kur fjala ka vetëm kuptimin që është kufër. Si shembull të kam përmendur përdorimin e termit, mbretëri, “fina” etj. Prandaj, që të mos humbim shumë kohë me çoroditjet tuaja po të bëj pyetjen: Kur muslimani përdor termin demokraci apo fton për zgjedhje demokratike: a duhet të quhet parimisht musliman, dhe nuk mund të bëhet kafir pa pyetur për qëllimin e tij, apo bëhet kafir pa shkoqitje? Nëse përgjigja është parimisht quhet musliman, dhe s’mund të quhet kafir përveç nëse e pranon apo faktohet se e ka përdorur me kuptimin që është kufër, atëherë të bëjmë pyetjen tjetër: a e ke faktuar për njerëzit e frontit islamik që i bën murrteda se e përdorin me kuptimin që është kufër? Këtu na jep përgjigje që të vazhdojmë me pikat e tjera, se po i bën kafira muslimanët me padije dhe me epsh.
Ky hoxha thotë: (Aty qëndron problemi, Xhebhe Islamije kanë pozitë kontradiktore: një për komsumim të brendshëm ku duan sheriat, kurse jasht janë një me FSA (shtabi ose komanda e ushtrisë së lirë) dhe planin e tyre sekularist ku takohen me sherbimet sekrete të ndryshme që janë deklaruar qartë se janë kundër vendosjes së shtetit islam në Siri)

Kundërpërgjigja: Përderisa ka qëndrime kontradiktore, s’mund t’i quash kafira, por duhet të marrësh mundësinë më të mirë për muxhahidat, se ehli suneti bëjnë teharri (tregohen të matur, të kursyer, verifikues në maksimum) në tekfirin e muslimanit dhe nuk nxitohen. Por në fakt qëndrimet e tyre janë kundër demokracisë si në dokument edhe në media e deklarata, por ju shpifni.
Një gjë tjetër, ka mundësi që të shtyhet zbatimi i ca ligjeve të sheriatit në kushte pamundësie për zbatimin e tyre, kështu që deklaratat e hershme ose të mëpasshme mund të jenë në këtë kontekst. Në këtë rast deklaratat e tyre mund të quhen kufër veçse nga havarixhët.

Pretendon ky hoxhë se deule-ja nuk i quajnë kafira të gjithë frontin islamik, por në postimin e mësipërm të deule-s (video e tyre) ke dy gjëra të qarta që i quajnë kafira:
1-E quajnë “front joislamik”. 2- sjellin gjoja dy argumente që janë murrteda (bashkëpunimin me kafirat dhe demokracinë). Pra në postimin e vet deule-ja i quan kafira. Përveç kësaj, ka një fakt që e hedhin poshtë vetëm gënjeshtarët, trilluesit, dhe ky është pohimi i komandantëve të deule-s në terren, të cilët pohojnë se po luftojmë me murrted-at, dhe e kanë fjalën edhe për frontin islamik, edhe për ushtrinë e lirë. Një prej komandantëve është edhe ai i shqiptarëve. Dëshmitë e tyre janë të shumta. Pra këta i luftojnë si murrted-a. Këto pohime i rrezojnë qartë dredhitë dhe pohimet e rreme të disa krerëve të deule-s që përpiqen të maskojnë realitetin. Prandaj, për këtë punë unë nuk do them më gjë, se keni vetëm gënjeshtra, madje nga pohimet e fundit, pas deklaratës së Muhejsinit del se komandantët e “shtetit” tuaj po bëjnë murrteda edhe “xhebhetu nusra”.

Ky hoxha thotë: (Dhe pastaj del Ebu Isa ku thotë se do shtet civil
dhe pranojnë FSA në krye me Selim Idrizin dhe postulatet e tyre.
“Së dyti, edhe nëse kjo është e vërtetë, ky pohim nuk është kufër”
= e vërtetë në princip, por ne shkojmë në definicionin e termit te librat laike juridike, jo me ridefinimin ‘hipotetik’ të komandantëve qesharakë që bien në kontradikta në deklarata)
Kundërpërgjigja:
Së pari, je vetë kontradiktor, se për të gjykuar për kuptimin me të cilin e përdor muslimani një fjalë s’mund t’i referohesh fjalorëve të kafirave, por shikon me çfarë kuptimi e përdor muslimani, kjo pra përderisa ka mundësi ta ketë përdorur me një kuptim që nuk është kufër. Ndërsa nëse fjala ka vetëm një mundësi, dhe s’mund të përdoret me kuptim apo qëllim tjetër, këtu nuk ka shkoqitje.
Së dyti, unë bëj habi me ju se mburreni se gjykojmë me sheriat, dhe kur vjen puna për tekfirin e muslimanit për termat që përdor, në vend që t’i ktheheni parimeve të ehli sunetit që thonë se kur një fjalë mund të përdoret me më shumë se një kuptim nga muslimanët, edhe pse nga kafirat përdoret vetëm me kuptim që është kufër, këtu duhet shkoqitje. Ju në vend që t’i referoheni librave të akides, të fukahave dhe të Ibn Tejmijes që i sqaron këto gjëra,u referoheni fjalorave laikë bashkëkohorë! A kështu gjykohet me sheriat në çështjen më delikate që është tekfiri i muslimanit!? Disa herë të kam sqaruar se kur muslimani përdor fjalën shtet civil ose demokraci, ka shkoqitje. Pranoje dhe mos bëj kokfortësi e çoroditje.
Nuk po thotë kush që Pejgamberi ka bërë “velij”(4) kafirat. Tjetër është të thuash se muslimanit i lejohet të bëjë aleancë me kafirat kundër ca kafirave dhe tjetër është t’i bësh kafirat evlija. Këto dy gjëra nuk duhet t’i ngatërrojmë. Pejgamberi e ka lejuar aleancën e musliamanëve me kafirat në rast domosdoshmërie. Ka fise që kanë hyrë në aleancë me Pejgamberin a.s..
Pohoni se deule-ja nuk është në luftë me Katarin dhe Saudinë në Sham. Gjithashtu e pohoni se nuk mund të luftohen të gjithë armiqtë njëherësh. Këto pohime janë të bukura. Por meqë e pohoni që nuk mund të luftohen të gjithë armiqtë njëherësh, atëherë bëni pak renditjen sipas rrezikshmërisë, me kë do filloni? Në praktikë, ju e keni filluar me ata që i quani murrteda, e këta janë brigadat e xhihadit. Pra, në demagogjinë tuaj emocionale për të mashtruar njerëzit, përmendni të gjithë armiqtë, dhe kur vjen puna për radhitjen e tyre në terren, e keni filluar me frontin islamik, që e quani ushtria e Saudisë. Pra e keni lënë luftën me Besharin dhe Iranin dhe po luftoni me ushtrinë e Saudisë!! Megjithëse fronti islamik nuk është ushtri e Saudisë, por po ecim me pretendimet tuaja! Rruga juaj ju ka çuar deri aty sa të lini luftën me Besharin dhe rrafiditë dhe të luftoni “ushtrinë e Saudisë” që është në luftë me Iranin!! Po ju bëj një pyetje: Nëse Saudia hyn në luftë me rrafiditë, dhe nis nje ushtri kundër tyre, a lejohet të luftohen rrafiditë si pjesë e kësaj ushtrie apo duhet me e luftuar ushtrinë e Saudisë pas shpine meqë janë murrteda? Jep përgjigje.
Nëse do të thuash se nuk e ka filluar luftën me ta deule-ja, por e filluan ata me deule-n, gënjen dhe spekulon dhe kjo për arsyet e mëposhtme:
Së pari: deule-ja ka disa muaj që vetëm zgjerohet në kurriz të brigadave të xhihadit, u vret muxhahidë me preteksin se janë murrteda, u vret komdantë etj. Ky është fakt i padiskutueshëm, por Allahu i ndihmoftë muslimanët të shpetojnë prej spekullimeve tuaja, se e mbuloni të vërtetën .
Së dyti, për këtë që thashë ke dëshmi fetvanë e Ebu Basirit, një shejh i rrymës së tekfirit. Ai është në tokën e xhihadit, e njeh mirë terrenin dhe i konfirmon të gjitha këto që thashë. Mendoj se nuk do të thuash se gënjen Ebu Besiri apo se është keqinformuar, se ky do të ishte spekullim i qartë nga ana juaj dhe kokfortësi e madhe.
Së treti, ke dhe dëshminë e Muhejsinit në deklaratën e fundit, që i demaskon krimet e deule-s, të cilat u bënë të padurueshme, mbase dëshminë e këtij hoxhe të Kaides do ta hidhni poshtë, por kjo është kokfortësi e madhe. Mund t’ju kujtojme edhe faktin se mund t’i keni në qafë ata shqiptarë që janë tek deule-ja.
Së katërti, fronti islamik e pranoi paqen dhe gjykatën e sheriatit të propozuar nga Kaidja. Po deule-ja pse nuk e pranoi për t’u marrë me armikun më të rrezikshëm?

Të folurit për bidatçijtë:
Dikush pyet imam Ahmedin: (Cilin pëlqen më shumë, atë që agjëron nafile, falet nafile dhe bën i’tikaf apo atë që flet kundër bidatçijve? Imam Ahmedi tha: Ai që falet dhe bën itikaf e ka për vetveten, kurse ai që flet kundër bidatçijve u bën dobi muslimanëve, prandaj është më i mirë).

Drejtuar vëllezërve të hajrit, hoxhallarë e xhematë, që nuk e shohin të arsyeshme trajtimin e problemeve dhe ideve të ekstremit:
Janë të shumtë vëllezërit që nuk pajtohen me idetë ekstreme të tekfirit të muslimanëve, por nuk e shohin fare të arsyeshme të trajtohen problemet e tyre, të trajtohen idetë e tyre ekstreme, dhe të paralajmërohen njerëzit prej tyre. Këta vëllezër mendojnë se duhet të heshtim ndaj këtyre problemeve dhe ideve. Sipas tyre këto probleme i zgjidh heshtja dhe lajkat, ose bojkoti. E ndjejmë detyrë të bëjmë sqarime dhe për këta vëllezër:
Së pari, ka dhjetra hadithe ku Pejgamberi a.s flet për havarixhët, përmend shenjat dhe vetitë e tyre, paralajmëron ymetin prej tyre. Këto hadithe janë në librat e sunetit. Vallë, për çfarë e ka bërë këtë Pejgamberi? A e kuptojnë këta që kërkojnë të mos flitet fare për ekstremin, të mos trajtohen idetë ekstreme, të mos u tërhiqet vëmendja muslimanëve prej ekstremit, se janë në kundërshtim me menhexhin (metodën,rrugën) e Pejgamberit në këto hadithe?!
Së dyti, sahabet janë marrë me havarixhët, kanë vënë në dukje idetë e tyre, kanë transmetuar hadithet kundër tyre. Kanë bërë dialog, dhe si pasojë e dialogut janë kthyer mjaft njerëz. Në fund sahabet bënë dhe luftë kundër tyre. Pra, ky qëndrim i këtyre vëllezërve bie ndesh edhe me udhën e sahabëve.
Së treti, në librat e akides dhe të sunetit, janë trajtuar në kapituj të veçantë problemet e havarixhëve, çështjet e imanit dhe të kufrit, janë përmendur hadithet mbi havarixhët. Përse janë lodhur dijetarët ta bëjnë këtë punë? Pra, kërkesa e vëllezërve që këtë çështje me e kaluar në heshtje, mos me e trajtuar bie ndesh dhe me udhën e dijetarëve të sunetit brez pas brezi. Marrim vetëm shembullin e Ibn Tejmijes, në sa libra ka folur për çështjet e imanit dhe të kufrit, sa ka folur për havarixhët, murrxhiet dhe bidatçijtë mbarë? Librat e Ibn Tejmijes janë të mbushur me trajtime të kësaj natyre.
Së katërti, dijetarët e sunetit kanë folur kundër bidatçijve, madje e kanë quajtur trajtimin e problemeve të tyre xhihad në rrugë të Allahut. Më lart keni thënien e imam Ahmedit.
Së pesti, në një hadith të saktë që e shënon Ibn Maxhe, Pejgamberi ka përmendur se sa herë që shfaqet një grup prej tyre (havarixhëve) shfaroset, derisa në fund në ushtrinë e tyre të madhe del Dexhali. Ky hadith tregon se havarixhët do vazhdojnë të dalin. Nëse dijetarët, në të kaluarën e kanë bërë punën e tyre në trajtimin e ideve të havarixhëve, po sot kur përsëri ka havarixhë, a bën të heshtim?
Së gjashti, njerëzit për nga natyra që u ka dhënë Allahu kanë dy kahe, ose anojnë nga tolerimi dhe lëshimi i rregullave të fesë ose anojnë nga shtrëngimi dhe teprimi në fe. Për shejtanin këto dy kahe janë njësoj: e nxit njeriun ose për lëshim dhe tolerim në rregullat e fesë, ose për teprim dhe ekstrem, sepse të dyja sjellin prishje të madhe mes muslimanëve. Këto dy kahe janë të pranishme në çdo kohë e çdo vend, me pak përjashtime, por diku shfaqen në një mënyrë më ekstreme siç është në Siri, e diku më pak, diku janë më të forta prirjet ekstreme dhe diku më të forta prirjet për lëshim të rregullave të fesë. Është fakt se njerëzit në përgjithësi anojnë nga lëshimi dhe tolerimi, sepse kështu u plotësohen dëshirat, dhe prandaj më shumë do harxhohet energji me ftimin e njerëzve për t’u kapur për fenë, por s’mund të lihet pa u korigjuar edhe shtrembërimi tjetër. Pra, kush e le pa trajtim kahun tjetër që është ekstremi, apo e kërkon diçka të tillë, kërkon të lihen pa u frenuar këto prirje, kërkon t’i plotësohet dëshira shejtanit në këtë drejtim. Prandaj, dhe feja jonë ka trajtuar me hadithe edhe esktremin, gjë që nuk e kanë parasysh shumë vëllezër.
Së shtati, le të shohim pak pasojat e ekstremit në botën islame, për të kuptuar se çfarë potencialesh kanë njerëzit e teprimit dhe të devijimti nga rruga e sahabëve për prishjen e punëve të ymetit.
1- Në disa vende si Algjeria u dogj zgjimi selefij, për shkak të devijimit të njerëzve të teprimit dhe nxitimit. Ka patur një zgjim që në rrallë vende është vërejtur.
2- Në Egjipt nga vitet 75-96, veprimet e ekstremit ndaj ushtrisë dhe policisë atje, u dhanë shkas pushtetit laik të burgoste dhe dhunonte davexhijtë e të dëmtonte thirrjen.
3- Në Irak ekstremi i deule-s, shkatërroi projektin e xhihadit, dhe u përdor deule-ja për shtypjen e sunive, diskriminimin e tyre, spatrimin e sunive, dhe në fund që pushtetin ta marrin shiat.
4- Sulmet e 11 shtatorit sollën jo pak probleme për thirrjen islame nëpër botë.
5- Deule-ja në Sham me rreth 10000 luftëtarë, po lufton muxhahidat dhe i ka vënë mes dy zjarreve, ka lënë luftën me regjimin dhe rrafiditë e po lufton me muslimanët. Deule-ja po përdoret nga ata që e kanë kapur komandën e saj, për të shkatërruar projektin e çlirimit të sunive.
Kryesisht luftëtarët e deule-s janë njerëz të ardhur në Siri nga vende të ndryshme të botës. Këta njerëz janë formuar me idetë ekstreme havarixhe para se të shkonin në Sham ose pasi vajtën në Sham. Ja çfarë pasojash sjell ekstremi! Teoria që bie ndesh me menhexhin e Pejgamberit dhe të sahabëve, thotë lëre ekstremin të bëjë ç’të dojë, mos fol kundër tyre, mos i lëviz!!! Shumica e dijetarëve dhe hoxhallarëve në botën islame të ndikuar nga disa menhexhe jo të sakta, jo vetëm që nuk merren me trajtimin e problemeve të ideve ekstreme, por e shohin xhihadin e dijetarëve kundër ideve ekstreme dhe bidatçijve, si mund të harxhuar kot, si punë pavlerë, e kështu me radhë. Në fakt, këta me këtë lloj menhexhi kanë ndihmuar që ekstremi të lulëzojë në shumë vende. Këta me këtë lloj menhexhi kanë ndihmuar që në Irak, të shkatërrohet projekti i xhihadit nga ekstremi. Këta me këtë lloj menhexhi që bie ndesh me rrugën e Pejgamberit dhe të sahabëve, kanë ndihmuar qoftë dhe indirekt, për grumbullimin e të rinjve te deule-ja, dhe kanë përgjegjësi për këtë. Ka dhe mjaft vëllezër që nën presionin e hoxhallarëve të këtij mentaliteti të gabuar që vjen kryesisht nga “xhemati ihvanul muslimin”, kërkojnë heshtje, kërkojnë të mos flitet, të mos bëhet durim në sqarimin e të ngatërruarve nga idetë e havarixhëve. Nuk bëhet fjalë që këta vëllezër ta quajnë si xhihad demantimin e ideve të havarixhëve, përkundrazi, e quajnë kohë të harxhuar kot, mund pa vend. Po t’u bësh pyejten: A e merr përsipër përgjegjësinë e njerëzve të painformuar që vazhdojnë të shkojnë te deule-ja, me idenë se po shkojnë në xhihad dhe do të bien shehida, ndërkohë që deule-ja i vë në luftë kundër muslimanëve, pra a e merr përsipër përgjegjësinë e heshtjes para Allahut, ndërkohë që duhej e pakta t’u thuhej e vërteta se po shkoni tek havarixhët, se nuk ndihmohen kështu punët e muslimanëve!? Këtu nuk dinë ç’të thonë. Kur u bën pyejten: A ka njerëz të hajrit që kanë shkuar te deule-ja, dhe janë në luftë me muslimanët, me siguri të thonë: Po. Po kur u thuhet, a duhet të bëjmë sadopak përpjekje që të mos luftojnë kundër muslimanëve, dhe të ikin që andej? Këtu nuk dinë ç’të thonë. Kur i thua se sa të përhapura janë këto ide, apo simpatia për deule-n në trevat shqiptare dhe në diasporë, ka për të thënë, se kanë njëfarë përhapje. Po a janë këta njerëz të gjithë të kotë e jo të sinqertë, apo duhen sqaruar? Këtu nuk di ç’të thotë. Prandaj, alternativa e mbylljes së derës për njerëz me sëmundje të tilla ose heshtja, do të thotë ta lësh plagën të thellohet. Ka njerëz që mendojnë se mund të zgjidhet kjo punë me një ligjëratë oratore prekëse, por gabohen. Ka që mendojnë se zgjidhen thjesht me një deklaratë ose një këshillë, por gabohen. Hidh një vështrim mbi problemet e teprimit dhe të ekstremit në të katër anët e botës, do të shohësh se ky problem nuk zgjidhet thjesht me një mësim, një këshillë, një ligjërim të bukur. Këto probleme zgjidhen nga mjekë (dijetarë dhe hoxhallarë) që bëjnë xhihad, kanë durim, kanë kurajo, e japin ilaçin pak nga pak dhe në vazhdimësi deri në shërim.
Së teti, ka vëllezër që thonë me të drejtë i sqaruat, por këta nuk marrin vesh, çfarë dobie ka? Sahabet dialoguan me havarixhët dhe u kthye një pjesë e tyre. Kështu që nuk duhet të përjashtohet mundësia se një pjesë e njerëzve të infektuar mund të shërohen. Përveç që ne bëjmë punën dhe detyrën tonë, udhëzimi është në dorë të Allahut. Por të jeni të sigurtë, se ata që rekrutojnë njerëz për te deule-ja pas sqarimit që ata janë të devijuar, nuk do ta kenë të lehtë si më parë të çojnë njerëz në radhët e saj. Sepse deri dje thonin se po i çojmë në xhihad, kurse sot, kjo gjë për ata që i çojnë te deule-ja, nga shumica e muslimanëve shihet me dyshim. Si pasojë e menhexhit të heshtjes kemi sot një numër të konsiderueshëm vëllezërish tek deule-ja, nëse do të vazhdojë heshtja dhe mossqarimi i devijimit të havarixhëve, do të vazhdojë të zgjerohet ky problem.
Së nënti, ka vëllezër që thonë se nuk bëhet dialog me çdokënd, nuk është i aftë çdokush të bëjë dialog, nuk bën të sqarosh çdokënd për këto gjëra, ndonjëherë ilaçi më i mire është bojkoti. Të gjitha këto janë të sakta, por në vendin e duhur. Nuk duhet të lihen pasdore edhe ato që u përmendën më lart. Ja për shembull, në lidhje me deule-n në Siri, shumica e dijetarëve ishin krejt në heshtje dhe e shikonin të paarsyeshme të flitet për problemin e ekstremit atje, por pak dijetarë rrabanijjinë(5) e kapën situatën në kohë dhe filluan të sqarojne problemin e ekstremit, të sqarojnë njerëzit, dhe kështu havarixhët në Sham po fëlliqen, ndryshe nga ajo që ndodhi në Irak ku havarixhët arritën të djegin projektin dhe të dëmtojnë sunitë.
Së dhjeti, ka vëllezër që mendojnë se kështu po zgjohet vëmendja e shërbimeve inteligjente. Për këta themi:
– Puna e deule-s për ta është ashiqare, nuk ke ç’ti shtosh, sepse deule-n ata e kanë bërë vetë, edhe pse shumica e njerëzve të saj janë të sinqertë. Ka një vit që media diskuton për deule-n, dhe publikon dhe thirrjen e disave që janë te deule-ja drejtuar rinisë që të shkojë atje. Pra, nuk ka asnjëfarë shërbimi në këtë drejtim, dhe nuk kanë ç’të marrin prej nesh shërbimet inteligjente. Aq më tepër që këtu ne nuk u përmendim emrin njerëzve me ide havarixhësh. Ky është thjesht hamendësim i ca vëllezërve, ose demagogji e kotë.
– Megjithëse shërbimet inteligjente merren me këtë problem, përsëri ne s’mund ta lëmë pa e korigjuar ekstremin në dritën e haditheve të Pejgamberit për havarixhet. Pra s’mund ta lëmë trajtimin e kësaj sëmundje të dëmshme dhe paralajmërimin e njerëzve me preteksin se ka shërbime, ka kështu e ka ashtu. Sidoqoftë, të shpëtojmë një vëlla të vetëm që të mos vritet në radhët e havarixhëve në luftë kundër muslimaneve, ka vlerë më shumë se këto intepretime demagogjike, për t’i patur frikën shërbimeve inteligjente, sepse çfarëdo që mund të vijë prej tyre është më pak se vajtja e vëllezërve të painformuar tek deule-ja ose prania e tyre atje në luftë kundër muslimanëve.

 

Nga vjen menhexhi i heshtjes:
– Nga menhexhi i “ihvanul muslimin” i cili nuk merret me korigjimin e devijimeve të muslimanëve.
– Nga mungesa e aftësisë për të trajtuar këto probleme.
– Nga mospërcaktimi i situatës siç duhet në dritën e synimeve të sheriatit.
– Ka vëllezër që thonë se ka edhe probleme të tjera, ka fusha të tjera daveti dhe jo vetëm kjo. Kjo është e vërtetë, dhe ne po merremi me dave, por kjo nuk do të thotë që kur lind nevoja të mos e trajtojmë edhe këtë problem në masën e duhur, pa e tepruar.

A janë havarixh apo jo?
Pejgamberi a.s. ka treguar në një hadith hasen që e sjell Ibn Maxhe se, “sa herë që shfaqet një grup prej tyre (havarixhëve), shfaroset. Dhe do të vazhdojë shfaqja e tyre derisa në fund në ushtrinë e madhe të tyre do dalë dexhali”.
Disa hoxhallarë kaadetul havarixh thonë: deule-ja dhe përkrahesit e saj nuk mund të quhen havarixh, edhe pse bëjnë kafira frontin islamik dhe brigadat e xhihadit, edhe pse ju derdhin gjakun, sepse nuk kanë idete e havarixhëve të dikurshëm!
Përgjigja:
Së pari, duhet të kuptojmë se havarixhët do të dalin nga një kohë në tjetrën; Pejgamberi ka treguar në një hadith hasen që e sjell Ibn Maxhe se, “sa herë që shfaqet një grup prej tyre (havarixhëve), shfaroset. Dhe do të vazhdojë shfaqja e tyre derisa në fund në ushtrine e madhe të tyre do dalë Dexhali”. Ky hadith tregon se do të ketë vazhdimësi të shfaqjes së havarixhëve nga një kohë në tjetrën; sa herë që shuhet një grup prej tyre, shfaqet një tjetër. Dhe në fakt, po të shihet natyra e njerëzve, del se prirjet e tyre për të anuar nga lëshimi dhe tolerimi nga njëra anë, dhe për të anuar nga shtrëngimi dhe ekstremi në anën tjetër, janë ekzistuese, dhe do të shfaqen në të gjitha kohët, me pak përjashtime. Këto prirje ekzistojnë në çdo kohë dhe çdo vend. Por diku ka hapësire për t’u shfaqur dhe diku jo. Diku janë më të forta dhe diku më të dobëta. Këto dy kahe të kundërta tek bijtë e Ademit nxiten nga shejtani i mallkuar. Për shejtanin ato janë si dy kafshë që nuk e ka problem se kujt i hipën për të çuar njerëzit në humbje. Kështu thotë Ibn Kajim. Nga këto fakte del se havarixhizmi është një fenomen që do të shfaqet nga një kohë në tjerën.
Së dyti, ka njerëz që mendojnë se mjafton që njeriu t’i largohet nja dy a tri ideve të havarixhëve të dikurshëm, siç është tekfiri i sahabëve dhe tekfiri i atij që bën gjynahe të mëdha, dhe kështu shpëton nga rruga e havarixhëve. Kjo në fakt është keqkuptim. Nëse do të ishte kështu çdo grup ekstrem që bën kafira muslimanët dhe ju bën hallall gjakun, ndërkohë, do të mjaftohej me largimin nga këto dy ide, dhe do të sajonte, sa të mundej, me ndihmën e shejtanit, ide të këqija ekstreme, me të cilat bën kafira e murrteda muslimanët, dhe do të pretendonte se nuk ka idetë e havarixhëve të dikurshëm!!! A pranohet ky lloj justifikimi? Është e habitshme se disa vëllezër presin që vetë havarixhët të vetëdeklarohen që janë havarixhë! Dihet që askush nga grupet e humbura nuk e pranon që është havarixh apo i humbur. Kush e pranon këtë? Por ne duhet të gjykojmë për njerëzit në bazë të argumenteve të Sheriatit. Edhe havarixhët e dikurshëm, nuk kanë pasur të gjithë të njëjtat ide. Ka pasur shumë grupe havarixhësh. Disa grupe kanë pasur ide ekstreme që nuk i kanë pasur të tjerë. Disa bënin kafir ata që nuk bënte hixhret në vendin e tyre, disa nuk e bënin kafir; disa bënin kafir, sahabët, disa bënin kafir vetëm disa prej tyre, etj. Kështu që idetë ekstreme me të cilat bëhen kafira muslimanët pa të drejtë nuk kanë të sosur, këtë e dinë njerëzit e dijes. Nuk është aspak e saktë të përmenden vetëm ato pak ide të havarixhëve të dikurshëm, dhe të pretendohet se kush nuk i ka këto pak ide nuk është havarixh! Sipas Ibn Tejmijes në hadithet që flasin për havarixhët, Pejgamberi nuk ka pasur për qëllim vetëm ata që dolën herën e parë, por të gjitha ata që kundërshtojnë të vërtetën me të njëjtën shkallë devijimi si havarixhët e parë ose dhe më keq. Pra, çdo grup që ka devijim nga argumentet e fesë aq sa havarixhët e parë dhe më keq, përfshihet në hadithet që flasin për havarixhët, sipas Ibn Tejmijes. Unë e kam edhe citatin ku shprehet Ibn Tejmije dhe kam për ta përkthyer inshaa Allahu.
Së treti, kushdo që, në bazë të menhexhit(6) të devijuar nga argumentet, në bazë të ideve ekstreme, që bien ndesh me argumentet e sheriatit, bën kafira muslimanët, e për pasojë ju bën hallall gjakun, dhe siç ndodh sot në Siri, ju derdh praktikisht edhe gjakun, ky pra duhet të quhet havarixh. Pra, këta të dule-s kanë ide dhe menhexh ekstrem i cili është i njëjtë me mentalitetin e havarixhëvë të dikurshëm në kundërshtim e argumenteve të sheriatit e në keqshpjegimin e tyre, e në bazë të këtij menhexhi të shtrembëruar iu bëjnë tekfir muslimanëve, kështu që duhet të quhen havarixhë, me qëllim që njerëzit të ruhen prej tyre. Përshembull, kur dikush bën kafira muslimanët që bëjnë gjynahe të mëdha, ai ka devijimin e havarixhëve, qoftë dhe nëse nuk bën kryengritje kundër prijësit, qoftë dhe nëse ka vetëm këtë ide e jo ide të tjera të havarixhëve.
Së katërti, disa hoxhallarë kaadetul havarixh, për të mbrojtur deule-n përmendin faktin se edhe disa sahabë, si Halidi dhe Usamja, kanë vrarë ca muslimanë, duke i quajtur gabimisht si kafira! Në luftën e Uhudit gabimisht sahabët vranë Jemanin të atin e Hudhejfes (radiallahu anhum). Sigurisht që këto gabime të sahabëve nuk mund të konsiderohen havarixhizëm, por ka ndryshim mes gabimit të Halidit dhe mes devijimit të Dhul Huvejsires të cilin Pejgamberi e ka konsideruar si paraardhësin e havarixhëve; ka dallim mes gabimit të ca sahabëve dhe mes menhexhit të devijuar të havarixhëve. Edhe havarixhët i quajtën muslimanët kafira dhe u derdhën gjakun me interpretim, por nuk janë njësoj si sahabët që i bënë gjërat gabimisht, jo mbi bazën e një menhexhi të devijuar për nxjerrjen e muslimanëve nga feja. Shkurt, gabimet e sahabëve nuk vijnë nga një menhexh i devijuar që kundërshton argumentet, kurse devijimet e havarixhëve vijnë nga menhexhi i tyre i shtrembëruar në kundërshtimin e Kuranit dhe të Sunetit. Atëherë, ka dallim mes gabimit dhe devijimit. Ato të sahabëve janë gabime, kurse idetë dhe veprimet e havarixhëve janë devijime. Tani menhexhi dhe idetë e deule-s i ngjajnë gabimeve apo devijimeve? Në postimet dhe komentet tona e faktuam se idetë e tyre janë devijime nga rruga e Pejgamberit dhe e sahabëve. Deule-ja i bën kafira muslimanët, madje muxhahidat, për gjëra që lejohen në fe, për gjëra që nuk janë kufër, ose për hamendësime, shpifje, epsh, dhe hiç gjë.
Së pesti, disa hoxhallarë përmendin luftën mes ushtrisë së Aliut r.a. dhe ushtrisë së Muavijes r.a. për të treguar se lufta e deule-s me muslimanët në Siri nuk është sjellje havarixhësh. Por edhe kjo është një ngatërresë, sepse këto dy ushtri nuk e quajtën kafire njëra -tjetrën, kurse deule-ja i quan kafira muxhahidat. Në fakt, Aliu r.a. ka luftuar, edhe me ushtrinë e Muavijes r.a., edhe me havarixhët, por me cilin grup ngjan deule-ja? Pa dyshim që ngjan me havarixhët. Disa përmendin dhe vrasjet që ka bërë Haxhaxhi për të treguar se deule-ja nuk është havarixhe, edhe pse bën krime, por ndryshimi qëndron në faktin se deule-ja ua derdh gjakun muslimanëve si murrteda, mbi bazën e një menhexhi të devijuar nga rruga e Pejgamberit dhe shokëve të tij, i ngjashëm me atë të havarixhëve, kurse Haxhaxhi e derdhte gjakun si zullumqar, kështu që ka ndryshim. Duken qartë tiparet e havarixhëve te njerëzit e deule-s, për nga ekstremi, perceptimi i shtrembëruar i teksteve të fesë, shtrëngimi në ibadet, mendjelehtësia, zelli në derdhjen e gjakut të muslimanëve në Siri, lënia e luftës me regjimin e Besharit dhe lufta me muslimanët etj.
Së gjashti, disa përmendin dhe faktin, se nuk mund të quhet njeriu havarixh pse quan kufër apo kafir, për gjëra në të cilat ka mosmarrëveshje mes dijetarëve, nëse janë kufër apo jo, siç është lënia e namazit, por ne themi se deule-ja i bën kafira muslimanët për gjëra që nuk ka kundërshtim mes dijetarëve të ehli sunetit që lejohen. Këto ide të tyre janë përmendur në postimet tona.

Hadithe që përmendin shenjat e vetitë e havarixhëve dhe që paralajmërojnë për t’u ruajtur prej tyre.
1. Ibn Umeri tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Do të dalë një grup me njerëz të rinj në moshë që e lexojnë Kuranin, por Kurani nuk i kalon heqëset e tyre (heqësa është një eshtër te gryka e njeriut që lidh kockën e gjoksit me supin). Sa herë që del një grup prej tyre, shfaroset”. Ibn Umeri shton: “Kam dëgjuar Pejgamberin të thotë më se njëzet herë: “Sa herë që del një grup prej tyre shuhet. (Do të vazhdojë të shfaqet një grup i tillë herë pas here) derisa më në fund fare, në turmën e madhe të ushtrisë së tyre ka për të dalë dexhali”. Shënon Ibn Maxhe. Albani thotë se hadithi është i mirë (silsile sahiha: 2455).
Togut “Kurani nuk i kalon grykat e tyre” dijetarët i kane dhënë dy kuptime:
1- Nuk e kuptojnë me zemër dhe as nuk kanë dobi nga ajo që lexojnë.
2- Nuk ju ngjitet tek Allahu dhe as nuk ju pranohet leximi (Sherh Muslim i Neveviut).
Togu “Sa herë që del një grup prej tyre shfaroset” tregon se havarixhët do të shfaqen në vazhdimesi nga një kohe në tjetren derisa më në fund në ushtrinë e tyre të madhe, do të dalë dhe dexhali.
Një mundësi tjetër që përmendin dijetarët për shpjegimin e togut “më se njëzet herë” është se, sikur pasuesit e hakut t’i luftonin havarixhët, në një shekull, më se njëzet herë, përsëri, do të mbeteshin njerëz për të vijuar shfaqja e këtij grupi. Kjo tregon dhe furinë e madhe të dëshirave (heva-të) të tyre që bien ndesh me fenë, por edhe devijimet e mëdha të tyre: dëshirat dhe devijimet e e tyre janë aq të mëdha e aq të forta sa që do të vazhdojnë të dalin herë pas herë e kohë pas kohe.

2. Aliu tregon se Pejgamberi ka thënë: “Në kohën e fundit do të vijnë njerëz të rinj në moshë dhe mendjelehtë. Ata flasin me citate nga më të mirat që sjellin krijesat (citate nga Kurani dhe Suneti). Imani (besimi) nuk i kalon grykat e tyre: dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga gjahu. Kudo që t’i hasni, vritini, sepse ai që i vret ata ka shpërblim në Ditën e Gjykimit”. Shënojnë Buhariu dhe Muslimi.
Havarixhët përshkruhen si të rinj në moshë, për faktin se shumica e tyre janë të tillë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka në mesin e tyre edhe të moshuar. Prania e madhe e të rinjve në mesin e tyre vjen për shkak se në këtë moshë njeriu, kryesisht, ka pak pjekuri dhe pak dije në fe. Pëveç kësaj të rinjtë kanë më shumë zell, janë më të entuziazmuar dhe kanë vullnet më të prerë.
Duke shpjeguar frazën: “Ata flasin me citate nga më të mirat që sjellin krijesat (citate nga Kurani dhe Suneti)”, Ibn Haxheri thotë: “E para fjalë që ngritën me të madhet havarixhët ishte ‘Nuk ka gjykues tjetër veç Allahut’. Këtë fjalë ata e morën nga Kurani, por i dhanë një kuptim tjetër e jo atë që ka në të vërtetë” [Fet’hul Bari].
Pejgamberi a.s. e krahason shpejtësinë e daljes së tyre nga feja me shpejtësinë e daljes së shigjetës nga kafsha e gjuajtur për gjah: aq shpejt del shigjeta nga trupi i gjahut saqë nuk mbetet asnjë shenjë në shigjetë: hynë shigjeta dhe del pa mbetur në të asnjë shenjë [Fet’hul Bari].
Sipas një transmetimi tjetër thuhet: “Dalin nga Islami”. Ky transmetim përforcon menidmin e dijetarëve që thonë se hadithi bën fjalë për daljen e tyre nga Islami, e jo thjeshtë për kryengritjen e tyre ndaj prijësave. Një transmetim tjetër thotë: “Devijojnë nga e vërteta”. Ibn Haxheri thotë: “Mundësia më e madhe është se fjala “din” tregon fenë Islame, siç mësohet dhe nga transmetimi tjetër. Këto fjalë janë thënë si paralajmërim për t’u ruajtur prej tyre, për të treguar se me veprimet e tyre ata dalin nga grada e Islamit të plotë” [Fet’hul Bari].
[Vërejtje: Lufta me havarixhet dhe vrasja e tyre, siç përmendet në këto hadithe, kryhet veçse nga autoriteti i sheriatit (ligjit islam) në vendet ku vepron ligji i sheriatit. Kështu këto dispozita nuk mund të vihen në zbatim nga ata që nuk e kanë autoritetin me Sheriat për këtë gjë dhe as në vendet ku autoritetet nuk veprojnë sipas ligjit të Sheriatit].
Mendjelehtësia e havarixhëve qëndron në gjykimin e cekët e të keq, si dhe në ngutjen dhe rrëmbimin e tyre. Për mendjelehtësinë e tyre tregojnë dhe kryengritjet e tyre të shumta ndër shekuj kundër prijësave të muslimanë, nga njëra anë, dhe lënia e idhujtarëve, nga ana tjetër. Shkaqet për të cilat ata ngrejnë krye kundër prijësit të muslimanëve apo xhematit janë shumë të rëndomta, po të krahasohen me dëmet dhe trazirat që shkaktojnë në ymetin islam. Ndonjëherë, havarixhët bëjnë kryengritje ose i luftojnë muslimanët, për gjëra që mendojnë se janë në kundërshtim me Islamin, por në fakt ato nuk janë në kundërshtim me të.
3. Pejgamberi a.s. thotë: “Ju keni për ta nënvlerësuar namazin tuaj kur e krahasoni me namazin e tyre, por edhe agjërimin tuaj para agjërimit të tyre”. Shënon Buhariu. Po ashtu Pejgamberi thotë: “Ata (havarixhët) lexojnë aq shumë Kuranë, sa që leximi juaj para leximit të tyre nuk është gjë. Ata bëjnë ibadet aq shumë, sa që namazi dhe agjërimi juaj, nuk duket gjë para namazit dhe agjërimit të tyre”. Sjellë nga Muslimi.
Këto hadithe flasin për teprimin dhe shtrëngimin e madh që bënin në punët e fesë, në një masë të tillë që binte ndesh me udhën e Pejgamberit tonë a.s. Ibn Abasi thotë: “Nuk kam parë njerëz që bënin ibadet më shumë sesa ata. Duart i kishin të ashpra si lëkura e devesë që takon tokën, ndërsa në fytyrë kishin shenja nga gjurmët e sexhdes”.
4. Pejgamberi thotë: “Havarixhët janë qentë e banorëve të zjarrit”. Shënon Ibn Maxhe. Albani thotë se hadithi është i saktë.
5. Pejgamberi thotë: “Mirësi të madhe do të arrijë ai që i vret ata (havarixhët) dhe ai që ata e vrasin”. Sjellë nga Ahmedi. Albani thotë se sendi i hadithit është i mirë.
6. Pejgamberi thotë: “Ata (havarixhët) vrasin muslimanët dhe lënë luftën me idhujtarët”. Muslimi.
7. Pejgamberi thotë: “Ata (havarixhët) janë më të këqinjtë e krijesave”. Muslimi (1064). Neveviu sqaron se togu “më të këqinjtë e krijesave” është me kuptimin: më të këqinjtë e muslimanëve.
8. Pejgamberi thotë: “Do të dalin nga mesi juaj disa njerëz që bëjnë aq shumë ibadet, sa që juve do t’u bëjë pështypje dhe atyre do t’u pëlqejë vetja. Por këta njerëz dalin nga feja ashtu siç del shigjeta prej gjahut”. Shënon Ibn Ebi Asim.
9. Ebu Umame tregon se Pejgamberi ka thënë për havarixhët: “Të vrarët më të këqinj nën kupën e qiellit”. Ibn Maxhe. Albani thotë se hadithi është i mirë.

Ndër cilësitë e havarixhëve janë dhe:
– fanatizmi i verbër,
– ndjekja e dëshirës,
– vetëpëlqimi,
– paragjykimi i muslimanëve,
– ashpërsia dhe angazhimi për vrasjen e kundërshtarëve të tyre prej muslimanëve,
– grindjet, debatet shterpë dhe të padobishme,
– largimi nga xhemati i muslimanëve në besim, fjalë dhe vepra.
Ibn Tejmije thotë: “Dijetarët kanë përfshirë, tekstualisht ose me kuptim, në këto hadithe mutavatire që flasin për havarixhët, edhe bidatçijtë e ngjashëm me ta të cilët kanë devijuar nga Sheriati i të Dërguarit të Allahut dhe xhemati i muslimanëve, madje disa nga këta bidatçij janë dhe më të këqij se havarixhët harurij….”. Më andej, Ibn Tejmije thotë: “Pejgamberi ka përmendur havarixhët harurij sepse janë të parët bidatçij që janë shfaqur pas tij, madje i pari i havarixhëve ka dalë që në kohën e Pejgamberit! Kështu që Pejgamberi i ka përmendur ata meqë shfaqja e tyre qe më afër kohës së Tij.”

Vërejtje: Ndërkohë që themi se deule-ja e Bagdadiut është në udhën e havarixhëve, duhet të theksojmë se ky gjykim nuk vlen për të gjithë ata që ndodhin tek ky grup, pasi ka një shumicë mes tyre që janë krejt të painformuar, që nuk e dinë që komandantët e tyre bëjnë kafira një pjesë të muslmanëve dhe as nuk janë në dijeni që janë në luftë me muslimanët. Ne e lusim Allahun që t’i shpëtojë muslimanët e paditur nga ky grup, t’i falë, t’i mëshirojë dhe të mos jua quaj për gjynah se nuk i dinë gjërat.

Ezarikat një grup i ngjashëm me deule-n e havarixhëve në mentalitet, keqshpjegimin e argumenteve, devijimin nga rruga e Pejgamberit dhe sahabëve, tekfirin e muslimanëve dhe luftimin e tyre.
Themeluesi i grupit të ezarikave quhet Nafi Ibn Ezrek. Ky grup u shfaq në Basra në fillim të periudhës së hilafetit të Abdulla Ibn Zubejrit. Më vonë grupit të tyre i bashkohen edhe havarixhët e Ummanit dhe Jemames. Me një ushti prej 20 mijë vetësh pushtojnë Ehvazin dhe vrasin guvernatorin e tij. Më pas pushtojnë dhe tokat e tjera të Persisë dhe Kirmanit dhe vrasin guvernatorët e këtyre zonave. Me urdhër të Abdullah Ibn Zubejrit guvernatori i Basrës dërgon Muslim ibn Anbesen, komandantin e ushtrisë, me një ushtri të madhe për luftimin e tyre, por ezarikat arritën ta vrisnin këtë komandant dhe shumicën e ushtarëve të tij. Të njëjtin fat pati dhe komandanti tjetër, Umer Ibn Abdulla Ibn Mamer et Temimi, i cili dërgohet me një ushtri prej dy mijë kalorësish. Ezarikat arritën të thyejnë edhe ushtrinë e tretë e cila pati komandant Harithe Ibn Bedër. Pas këtyre fitoreve të njëpasnjëshme ezarikat fuqizohen aq shumë sa që në vitin 65 të hixhretit banorët e Basrës i zë paniku prej tyre. Abdullah Ibn Zubejri dërgon Muheleb Ibn Ebi Sufre el Ezdij me njëzet mijë forca. Nën komandën e Muhelebit kjo ushtri arriti t’i thyente ezarikat dhe të vriste të parin e tyre, Nafi Ibn Ezrek.
Disa nga idetë e tyre:
1- Konsiderimi i kundërshtarëve si kafira.
2- Gjykimi si kafir për këdo që nuk emigronte tek ata, edhe nëse kishte idetë e tyre.
3- E shihnin si detyrë ta vinin në provë këdo që emigronte në viset e tyre, duke kërkuar të vriste një rob prej kundërshtarëve : nëse e vriste, e pranonin, në të kundërt, e konsideronin munafik dhe e vrisnin.
4- E quanin të lejueshme vrasjen e grave dhe fëmijëve të kundërshtarëve me pretendimin se janë idhujtarë.
5- Konsiderimi i vendit të kundërshtarëve si vend kufri.

Qëndrimi ynë ndaj Xhebhetu Nusre dhe hoxhallarëve arabë të tekfirit!

1- Ne nuk pajtohemi me el Kaiden e Ejmen Dhavahirit (xhebhetu nusre) në shumë gjëra, për menhexhin e gabuar që kanë në punët e luftës, në mjaft vende, për tekfirin e tepruar që kanë, edhe mjaft ngatërresa të tjera. Por në krahasim me deule-n, ata janë shumë më pranë të vërtetës. Kanë një qëndrim shumë më logjik.Kanë një qëndrim më realist dhe më logjik për atë që ndodh në Siri. Nuk i quajnë kafira, kundërshtarët e tyre në menhexh, siç janë ihvanul muslimin dhe selefijtë. Pra, selefijtë dhe ihvanul muslimine nuk pajtohen me menhexhin e Kaides. Por Ejmeni nuk i quan kafira këto dy grupe, kurse deule-ja i quan kafira frontin islamik që janë selefij, por edhe grupet e tjera të xhihadit. Ka diçka të përbashkët mes muslimanëve, kemi mosmarrëveshje, por nuk shkon deri aty saqë tani ta lemë luftën me Besharin, siç bën deule-ja dhe të luftojmë me njeri tjetrin. Këto gjëra i ka kuptuar mirë Ejmen Dhevahiri, kurse deule-ja është krejt në ekstrem,
2- pra deule-ja është projekti më i gjetur i rrafidive për dëmtimin e xhihadit në Siri dhe projektit islam të ngritjes së shtetit islam. Pra, një nga dëmet e mëdha të lëvizjes së deule-s është se dëmton projektin e ngritjes së shtetit islam dhe e vonon atë.
3- Në çdo vend ku ka dalë një lëvizje ekstreme që bën kafira pa hesap dhe derdh gjak pa kriter, kjo ka dëmtuar projektin e vendosjes së sheriatit në qeverisje, si në Algjeri, Irak etj. Madje këto janë taktikat e agjenturave kudo në botë. Për shembull, kur duan që e djathta ekstreme në Evropë të mos marrë pushtetin, nxjerrin ca ekstremistë që bëjnë sulme kot më kot dhe ia veshin të djathtës ekstreme, i bëjnë sulmet dhe mediatike, dhe kështu arrijnë t’u ulin popullaritetin, dhe t’i qërojnë hesapet me ta për dhjetra vite. Të njëjtën taktike përdorën për dëmtin e zgjimit islam në Algjeri dhe xhihadin në Irak. Në Irak, deule-ja e masakroi xhejshul islamin që ishin brigadë selefije, derisa xhejshul islamij u tërhoq fare dhe triumfuan rrafiditë. Shumë prej vëllezërve të lëvizjes ekstreme janë viktima, nuk e kuptojneë se po përdoren për dëmtimin e projektit islam. Pas kësaj që po bën deule-ja në Sham, do të jetë e vështirë, të kërkojnë sunitë zbatim të plotë të sheriatit, sepse një shumicë njerëzish në Sham thonë: ja kush është intepretimi juaj për sheriatin: është modeli i deule-s! Pra, deule-ja është një gjetje e agjenturave botërore: Iran, Irak, Esed, Amerikë etj, për të bërë dëme që kanë filluar tani, dhe Allahu e di se ku do ndalen. Por mbase populli sirian, për momentin, nuk është i përgatitur të qeveriset plotësisht me sheriat, ndaj dhe Allahu bëri shkak projektin ekstrem të deule-s, që jep imazh të gabuar për zbatimin e sheriatit, pra e bëri shkak për t’u shtyrë deri në kohën kur populli të përgatitet për këtë gjë. Shumë vëllezër nuk e kuptojnë këtë gjë, pasi mendojnë se do arrihet gjithçka njëherësh, por gabohen! Gjërat do kuptohen më mirë me kalimin e kohës. Sunitë do arrijnë shumë inshaAllahu, por jo gjithçka njëherësh. Pejgamberit iu desh të bënte marrëveshje dhe nuk arriti ta realizonte gjithçka njëherësh. Mbajeni mend këtë fakt.
4- Jemi të vetëdijshëm që shumica e vëllezërve që na shajnë këtu, e kanë nga xhelozia për fenë dhe për vendosjen e Sheriatit, por ata nuk e kuptojnë se pikërisht deule-ja me menhexhin e saj është mënyra më e mirë për dëmtimin ose vonimin e këtij projekti. Ne nuk kemi gjë me këta vëllezër, por me ata hoxhallarët që i mashtrojnë, ndërkohë që ata e dinë mirë se çfarë përfundimi kanë pasur grupet bashkëkohore si ato në Algjeri në Irak etj. pra hoxhallarët i njohin këto gjëra e këto histori mirë, por nuk ia thonë xhematit fanatik të tyre, nga mendjemadhësia.
5- Ejmen Dhavahiri e kupton se projekti i deule-s është drejt dështimit. Ejmeni e di se çfarë përfundimi kanë pasur njerëz të këtij soji në vendet e tjera. Këto e bëjnë më të ndryshëm qëndrimin e xhebhetu nusres, megjithëse ne themi se edhe këta kanë devijime, por jo si havarixhët e deule-s.
6- Edhe kaidja janë hizbijjinë se nuk duhet të dilnin grup më vete, por duhet të shkrihesh në grumbullin e muxhahidave të Sirisë që janë mbi 100000. Se duhet të mos deklaronin lidhje me kaiden, sepse kjo i sjell dëme sunive që synojnë të çlirohen nga diktatura dhe nga rrafiditë. Se prania e kaides në Sham me gjithë luftën që po bëjnë kundër regjimit dhe dobisë që kanë në këtë drejtim, dëmton interesat e sunive, në një marrëveshje që pritet të bëhet mes sunive dhe pakicave të tjera në Siri, një marrëveshje që domosdo do të ketë shumë palë, mbase dhe OKB, etj.
7-Duhet të jemi realistë. Pejgamberi bëri marrëveshje me idhujtarët e Mekes. Pritet që dhe në Siri të mbarojnë punët me një marrëveshje, që mbase dhe nuk jep mundësinë të zbatohet i gjithë ligji i sheriatit. Këtë gjë shumë vëllezër, e shohin të papranueshme, por nuk janë më të mirë se sahabet të cilët e patën të vështirë ta pranonin marrëveshjen që bëri Pejgamberi me idhujtarët në Hudejbije.
8- Për të gjitha këto ne jemi në kundërshtim me menhexhin e kaides, por qëndrimi i tyre kundrejt dëmeve që po bën deule-ja është deri diku i mirë, se s’mund të presësh prej tyre më shumë, ngaqë vijnë nga i njëjti menhexh.
9- Në lidhje me; 1- demokracinë, 2- zbatimin e asaj që është e mundur prej ligjeve të sheriatit dhe shtyrjen e ligjeve të tjera për kohën kur të jetë e mundur, 3- për marrëveshjet me kafirat, kemi sqaruar në postimet me kundërpërgjigjet tona. Mund t’i lexoni.
10- Ne i sjellim qëndrimet e hoxhallarëve të tekfirit dhe të kaides, për t’u treguar vëllezërve të mashtruar me deule-n se jeni krejt aout, se edhe hoxhallarët tuaj i keni kundër, se po ju mashtrojnë pseudohoxhallarët. Në këtë mënyrë ne minimizojmë dëmet, shpëtojmë vëllezërit nga vajtja tek havarixhët, nga radhitja në luftë me muslimanët, se xhebhetu nusre me gjithë problemet që ka, për momentin, nuk është në luftë me muslimanët, kështu që gjithsesi, kur shkëputen njerëzit prej deule-s dhe shkojnë tek xhebhetu nusre, vihen në luftë kundër regjimit. Ndërsa për më vonë, varet sesi do rrjedhin ngjarjet, dhe çdo ndodhi ka trajtimin e vet. Ne do të vazhdojmë me menhexhin e Pejgamberi a.s.

Më përpara krijohen kushtet, mundësia dhe vendi e terreni për shtetin Islam apo ngrihet njëherë shteti dhe më pas krijohen gjëra të tilla?
a. Pejgamberi a.s në periudhën e Mekës, kur kishte mbi njëqind muslimanë, kundrejt mijra banorëve idhujtarë të Mekës, nuk shpalli shtet, por vazhdoi të qëndronte nën qeverisjen e sistemit fisnor. Pse? Sepse nuk ishin krijuar kushtet, vendi, terreni dhe mundësia për shtetin isalm. Ndërsa deule-ja ka më pak se 10000 vetë, kundrejt 24000000 (24 milion) sirianë kundërshatarë të intepretimit ekstrem të tyre ndaj sheriatit, pra ka ngritur gjoja shtetin, pa u krijuar kushtet, vendi dhe mundësia. Ky është devijim i madh nga rruga e Pejgamberit! Kjo është njësoj si të mblidhen nja njëqind muslimanë këtu në trevat shqiptare dhe të ngrejnë një shtet, e t’i quajnë rebelë të gjithë muslimanët që nuk i nënshtrohen këtij shteti! A është në përputhje me menhexhin, rrugën e Pejgamberit kjo? Sigurisht që jo. Është devijim i madh. Këtë ka bërë deule-ja në Sham, pa u çliruar vendi nga rrafiditë, pa parë se sa është e mundur ekzistenca e këtij shteti tek populli sirian.
b. Musai a.s. nuk ngriti shtet nën pushtetin e Faraonit në Egjipt, por u largua dhe kur iu dha mundësia i qeverisi si drejtues shteti. Pra, deule-ja është edhe kundër menhexhit dhe rrugës së të gjithë Pejgamberëve. Shkurt, janë të humbur dhe mendjelehtë. Por e kemi fjalën për krerët dhe njerëzit e informuar midis tyre.
c. Të bësh një shtet siç e ka shpallur deule-ja, pa krijimin e kushteve dhe terrenit, do të thotë të kërkosh të realizohet diçka pa realizimin e shkaqeve (sebebeve) fetare dhe keunije (të ligjeve të gjithësisë. Pra është në kundërshtim me fenë dhe logjikën, ndaj thamë që janë të humbur në fe dhe mendjelehtë!!

Çfarë lloj xhihadi bëhet në Siri dhe kush janë qëndrimet e njerëzve në lidhje me të?
Xhihadi është dy llojesh:
1- Xhihadi i çlirimit dhe kërkimit të armikut. Ky, ndër të tjera, ka si kusht ekzistencën e shtetit islam me në krye halifin. Nëse kjo mungon, ky xhihad nuk mund të realizohet, veçse mbas plotësimit të këtij kushti. Është halifja ai që nis ushtritë për çlirimin e vendeve të tjera. Për momentin, ky lloj xhihadi nuk ekziston, por mbasi të ngrihet halifati ka për të rifilluar.
2- Xhihadi për mbrojtjen e fesë, të jetës dhe të pasurisë. Këtë lloj xhihadi e konstatojmë kur armiku zapton një vend islam. Në këtë rast muslimanët e këtij vendi, dhe nëse është nevoja, edhe të vendeve përreth tij, e kanë detyrë të luftojnë për largimin e armikut që ju prek fenë, jetën dhe pasurinë. Për këtë lloj xhihadi ka vetëm një kusht, dhe ky është mundësia për largimin e armikut, siç ka sqaruar Ibn Tejmije. Muslimanët në Siri janë pikërisht në këtë lloj xhihadi. Këtë nuk e kanë të qartë shumë vëllezër. Duke qenë se janë në këtë lloj xhihadi, do të përpiqen t’i realizojnë gjërat sipas mundësisë. Do të bëjnë marrëveshje kur ta shohin të domosdoshme. Për këtë nuk ka nevojë për informacion, sepse mjafton të shohim realitetin e Sirisë dhe ta krahasojmë me kohën e Pejgamberit: ashtu siç bëri marrëveshje Pejgamberi, u lejohet dhe muslimanëve të Sirisë të bëjnë marrëveshje, nëse e shohin të domosdoshme. Kjo gjë s’do mend e kalem dhe as informacion.

Qëndrimi i njerëzve ndaj xhihadit në Siri:
1- Qëndrimi i sufive si puna e Butit që mbështetën regjimin. Me këta nuk ia vlen të merresh se puna e tyre është e qartë.
2- Qëndrimi i disa selefijve që thonë se është fitne.
3- Qëndrimi i disa muslimanëve që janë pak të infektuar nga sufitë, të cilët përsëri thonë se është fitne.
Këto dy grupet e fundit sjellin ca fetva të shejh Albanit dhe dijetarëve të tjerë që thonë se nuk ka xhihad në vendet Islame. Por sjellja e këtyre fetvave për realitetin e Sirisë është gabim. Dijetarët nuk kanë pasur për qëllim realitetin e Sirisë. Gjendja e Sirisë sot është e ngjashme me gjendjen e Afganistanit kur u pushtua nga komunistët rusë. Shejh Albani dhe të tjerë ishin në një mendje që në atë kohë në Afganistan kishte xhihad mbrojtjeje. Edhe sot Siria është e pushtuar nga rrafiditë dhe batinitë e komunistët. Muslimanët po luftojnë të largojnë dyshmanin. Në këtë rast me ixhma të ymetit muslimanët e Sirisë janë në xhihad për të çliruar vendin, përderisa dijetarët e shohin se e kanë mundësinë për këtë gjë.

Sqarime mbi një hadith të sjellë nga një vëlla këtu në profil:
“Kush merr pjesë në vrasjen e një muslimani, qoftë edhe me një gjysmë fjale, ringjallet ditën e gjykimit dhe në ball ka të shënuar: ’I pashpresë në rahmetin e Allahut’.”
Së pari, ky hadith është i dobët.
Së dyti, besoj se e keni fort të qartë që diskutimet dhe trajtimet tona këtu kundër devijimeve të deule-s nuk japin aspak ndihmë për të vrarë ndonjë luftëtar të deule-s në Siri, sepse brigadat e xhihadit që janë në luftë me deule-n nuk nisen aspak nga qëndrimet tona këtu në Shqipëri. Këtë besoj se e keni fort të qartë dhe s’ka nevojë për ndonjë koment kjo punë.
Së treti, edhe pse po sqarojmë devijimet e deule-s si havarixhë dhe si bugatë, prapëseprapë nuk kemi qëllim të sqarojmë se me çfarë statusi në Sheriat e përligjin brigadat e xhihadit në Siri luftën me deule-n:
– si luftë për t’u mbrojtur nga sail-i (agresori, sulmuesi),
– si bugatë
– apo si havarixh.
Pra ju takon gjykatave të sheriatit në Siri të përcaktojnë se me çfarë dispozite prej tri dispozitave të mësipërme ata e shohin luftën me deule-n. Kjo është puna e tyre.
Ndërsa ne me sqarimin e devijimeve të deule-s, synojmë të paralajmërojmë njerëzit të mos shkojnë tek deule-ja, por dhe që të largohen njerëzit nga deule-ja.
Së katërti, ndërsa qëndrimi i hoxhallarëve që përkrahin deule-n, në fakt, është ndihmë për të vrarë muslimanët në Siri, sepse të paktën shqiptarët që ndodhen tek deule-ja në luftë kundër muslimanëve, e dëgjojnë fjalën e këtyre hoxhallarëve, dhe në fakt këta e kanë përgjegjësinë për ta. Po të duan këta hoxhallarë, mund t’i këshillojnë të largohen nga deule-ja. Por këta janë të papërgjegjshëm. Kjo është edhe arsyeja pse ne tregohemi paksa të ashpër me këta bidatçij, se sot edhe kokat e rrymës së tekfirit po dalin kundër deule-s, për shkak të shkatërrimit të madh që po bën, kurse këta hoxhallarët bidaçij vazhdojnë t’i mbajnë peng shqiptarët te havarixhët në luftë kundër muslimanëve.
Së pesti, qëllimi ynë me këtë diskutim është pikërisht që vëllezërit nga trevat tona të mos qëndrojnë në Siri në luftë kundër muslimanëve, dhe që të mos shkojnë vëllezërit tek ky grup që lufton muslimanët. Ne thjesht po bëjmë thirrje të largohen nga ky grup dhe të mos shkojnë aty, duke sqaruar devijimet e këtij grupi. Kjo është e gjithë biseda jonë, s’ka efekt më shumë se kaq. Çdo gjë tjetër veç kësaj është spekullim.
Së gjashti, do të jetë mirë që jo vetëm të tregojmë moderim dhe të luajmë rolin asnjanës në këtë diskutim, por t’i bashkohemi thirrjes sonë për t’u larguar vëllezërit nga deule-ja, se kjo është fort e qartë tashmë. Le të ndjejmë se jemi përgjegjës para Allahut për ato që themi.

Ja faktet që deule-ja e ka refuzuar gjykatën dhe se kushtet e saj janë të pavlefshme në fe:
Së pari, ta zëmë se shumica e brigadave që kërkojnë të gjykohen me sheriat janë munafikë, kafira, do të vënë rend demokratik, laik etj, përsëri duhet të pranohet që këta të gjykohen me sheriat. Pra, gjykimi me sheriat nuk refuzohet qoftë edhe nëse pala ndërgjygjëse është kafire! Pra, edhe kur të kërkojë një kafir gjykim me sheriat, kërkesa e tij duhet të pranohet. A nuk e dinë këtë gjë këta njerëz që ua ka mbyllur sytë mendjemadhësia dhe fanatizmi?
Së dyti, është gjykata ajo që nxjerr në shesh se kush janë munafikë, demokratë, dhe kafira. A nuk është kështu? Pa dyshim që po? Por mendjemëdhenjtë nuk e pranojnë këtë gjë.
Së treti, lejohet të bëhen marrëveshje me ca armiq kundër disa të tjerëve në rast domosdoshmërie, kështu që edhe nëse fronti islamik bën marrëveshje të tillë apo aleanca të ligjshme, nuk lejohet të refuzohet kërkesa për gjykim me sheriat. Por mendjemadhësia nuk të lejon ta pranosh të vërtetën.
Së katërti, para se me akuzuar frontin islamik që janë të shitur, që kanë marrëveshje me ca shtete “kafire”, duhet të sillen fakte, ku janë këto fakte! Ka vetëm hamendësime, që do vijë koha kur do të bëjnë marrëveshje! A lejohet akuza me hamendësime?
Së pesti, dihet që shumica e gjykatësve do të caktoheshin nga fronti islamik, deule-ja dhe xhebhetu nusre dhe brigadat e tjera islamike, kurse brigadat laike janë pakicë e papërfillshme në tokën e xhihadit, atëherë me çfarë arsyeje refuzohet gjykata, kur dihet se shumica e gjykatësve do t’u japin hakun çështjeve me sheriat. Vetëm njerëzit e prishur e refuzojnë edhe këtë fakt.
Së gjashti, refuzimi vjen mbi arsyen se shumica e atyre që do ngrejnë gjykatën janë munafikë e të shitur!! A ka logjikë kjo kur dihet se shumica e brigadave janë islamike të pastra?!
Deule-ja e ka refuzuar gjykatën vetëm nga dy shkaqe:
1- Po të pranojë gjykatën, do të bjerë shteti i tyre i ngritur pa pëlqimin e shumicës së muxhahidave, sepse gjykata do të jetë mbi të!
2- Po ta pranojë gjykatën, do të dalin krimet që kanë bërë emirat e komandantët e deule-s që janë të shumta, dhe njerëzit e dëmtuar do të pranojnë të gjykohen me sheriat.

Ja shkoqitja jonë për pyetjen që nuk i dhanë përgjigje hoxhallarët e deule-s së havarixhëve:
Fjala ‘demokraci’ në origjinën e saj do të thotë: “Pushteti i popullit”. Dhe shkoqitja për të është siç vijon:
1- Nëse dikush e përdor këtë term apo bën thirrje për demokraci me kuptimin që qeveritarët e zgjedhur nga populli kanë të drejtë të bëjnë ligje që bien ndesh me Sheriatin, pra me besimin së qeveritarët e zgjedhur nga populli kanë të drejtë apo e kanë të lejueshme të bëjnë ligje në kundërshtim me ligjet e sheriatit, ky përdorim apo kjo thirrje është kufër që e nxjerr njeriun nga feja.
2- Nëse dikush e përdor termin ‘demokraci’ apo bën thirrje që qeveritarët të zgjidhen në mënyrë demokratike, me votën e popullit, por jo me besimin që qeveritarët kanë të drejtë apo e kanë të lejueshme të bëjnë ligje që bien ndesh me sheriatin, pra jo me qëllimin që qeveritarët të bëjnë ligje që bien ndesh me ligjet e sheriatit, por thjesht si një mënyrë për zgjedhjen e qeveritarëve, në këtë rast kjo është thejsht një bidat, një gabim në mënyrën e zgjedhjes së qeveritarëve, por jo kufër i madh që të nxjerr nga feja. Ka dhe mënyra të tjera për marrjen e qeverisjes së muslimanëve që nuk përputhen me metodën e sahabëve, siç është për shembull, regjimi mbretëror, dinastia, që ecën me rregullin e trashëgimit të fronit dhe jo të zgjedhjes së halifes nga ehlil hal-li vel akdi. Edhe ky është një gabim në zgjedhjen e halifes, por jo kufër! Askush nga dijetarët e sunetit nuk e quan kufër.
Kushdo që nuk e pranon shkoqitjen tonë në lidhje me termin demokraci, dhe i quan kafira të gjithë muslimanët që përdorin këtë term, pa shkoqitjen që përmenda, ai është njeri me probleme havarixhësh.
Kështu ne jemi kundër atyre që e përdorin këtë term, dhe ftojnë për këtë mënyrë të zgjedhjes së qeveritarëve, por nuk i bëjmë kafira veçse në rastin e parë.
Ja një shembull për termet që kanë përdorur grupet e humbura të cilat përmbajnë të vërtetë dhe të pavrtetë dhe se si bëjnë shkoqitje dijetarët e sunetit:
Termi ‘fina-zhdukje, shkrirje, asgjësim i vetvetes- i përdorur nga sufitë mund të nënkuptojë:
1- Shkrirjen e robit me Zotin dhe të bëhet robi njësh me Zotin. Përdorimi i kësaj fjale me këtë kuptim është kufër. Kush e përdor me këtë kuptim është kafir. Me këtë kuptim e përdorin sufitë ekstremistë panteistë.
2- Të shkrish nga zemra vetëdijen dhe bindjen se mund të të ndihmojë, të japë sukses, të shpëtojë, të sjellë dobi dhe të largojë dëmet, dikush tjetër veç Allahut. ‘Finaja-shkrirja’ me këtë kuptim do të thotë të pranosh dhe vërtetosh teuhidin rrububije, por siç dihet nuk mjafton për realizimin e teuhidit.
3- Përveç shkrirjes me kuptimin e dytë, të shkrijë njeriu edhe dëshirat dhe ndjenjat e zemrës kushtuar dikujt tjetër veç Allahut, por jo që robi bëhet njësh me Allahun, siç beson grupi i parë. ‘Finaja-shkrirja’ sipas kuptimit të tretë nënkupton që robi të realizojë: edhe teuhidin rrububije, edhe teuhidin uluhije. Kuptimi i tretë është i pranueshëm dhe i saktë, por njeriu bën mirë të mos e përdorë një term të tillë sufist, sepse njerëzit mund të mos e kuptojnë dhe mund ta shfrytëzojnë sufitë panteistë.
Këtë shkoqitje për fjalën ‘fina-shkrirje’ e bën Ibn Kajim në Medarixhu Salikinë.
Kjo pra është shkoqitja e pyetjes së parë që ka sfiduar hoxhallarët kaadetul havarixh dhe që i bëjnë bisht:
1- Si gjykohet për atë që thotë se do t’i zgjedhim qeveritarët me mënyrën domokratike? A është kafir në çdo rast (pa shkoqitje), apo ka shkoqitje?

Pse nuk japin përgjigje:
-Nëse do të thonë se është kafir në çdo rast, bëhen havarixh, bëjnë kafira muslimanët, sepse ka muslimanë që e përdorin këtë term thjesht si metodë për zgjedhjen e qeveritarëve nga populli dhe jo me besimin se qeveritarët kanë të drejtë të bëjnë ligje që bien ndesh me sheriatin, kështu që bërja e këtyre kafira është e padrejtë dhe sjellje havarixhësh.
-E nëse pranojnë shkoqitjen tonë rrëzohet e gjithë tymnaja e tyre mbi tekfirin e muslimanëve në Siri dhe derdhjen e gjakut të tyre, sepse jo të gjithë ata që e përdorin termin demokraci kanë për qëllim besimin se qeveritarët kanë të drejtë të bëjnë ligje në kundërshtim me sheriatin.
Pra e kuptuat hilen pse nuk i përgjigjen pyetjes?
Kjo në fakt është sjellja e havarixhëve. Nuk është se ata nuk sjellin ajete e hadithe, por i keqintepretojnë ato. Dallimi mes ehli sunetit dhe mes havarixhëve është se ehli suneti bën shkoqitje aty ku ka shkoqitje, kurse havarixhët nuk e pranojnë shkoqitjen.
Për shembull, ehli suneti bën shkoqitje në çështjen e gjykimit dhe qeverisjes në kundërshtim me ligjin e sheriatit, siç sillet me transmetim të saktë nga Ibn Abasi, kurse havarixhët, nuk e pranojnë këtë shkoqitje.
Ehli suneti bën shkoqitje në çështjen e gjykimit ndaj atij që bën gjynah të madh, kurse havarixhët nuk e pranojnë shkoqitjen. E të tjera shembuj.
Sipas ligjit të sheriatit, përderisa deule-ja refuzon paqen sipas sheriatit, pra gjykatën e sheriatit, duhet që në këtë rast të shpallen si bugatë (agresorë) dhe do të vazhdojnë të quhen të tillë derisa të pranojnë t’i nënshtrohen gjykatës së sheriatit. Ja argumenti:
Allahu thotë: Në qoftë se dy grupe besimtarësh luftojnë me njëra-tjetrën, atëherë vendosni paqë mes tyre. Por në qoftëse njëra prej tyre ngre krye kundër tjetrës, atëherë luftoni të gjithë ju atë pale që ngre krye. Derisa të veprojë në përputhje me urdhërimin e Allahut. Pas kësaj në qoftë se pajtohet, atëherë vendosni paqe mes tyre me drejtësi, dhe jini të paanshëm, vërtet që Allahu i do ata që janë të paanshëm. [Huxharat:9].

Historiku i zi i deule-s në Irak
E theksojmë dhe një herë që kur themi se deule-ja është grup havarixhësh, kemi për qëllim krerët e grupit dhe organizatorët e tij, kurse muslimanët e thjeshtë që gjenden aty të mashtruar nuk mund të quhen të tillë, por thjesht themi për ta se janë në vendin e gabuar. E lusim Allahun t’i shpërblejë për nijetin e mirë, të mos ua quajë gjynah dhe që sa më parë t’i bashkohen xhebhetu nusres ose frontit islamik.
Ky grup në Irak ka formuar shtetin, gjoja, pa u marrë vesh me shura (konsulte) me grupet e tjera të xhihadit. Kështu, fillojnë eleminimin e kundërshtarëve, të grupeve të tjera të xhihadit. Kanë vrarë komandatë të xhejshul islamij të Irakut atëherë, muxhahidë dhe krerë të fiseve sunije. Në fillim, merreshin vetëm me grupet e vogla të xhihadit e pastaj filluan me grupet e mëdha. U bë shumë shqetësues eleminimi që këta po u bënin rivalëve tek grupet e tjera të xhihadit. Kanë vrarë me dhjetra koka të xhihadit atje e shumë muxhahidë, por rinia islame atëherë ishte shumë e dhënë pas bëmave të kaides (pra këtij grupi) dhe nuk i dëgjonte ankesat e grupeve të tjera të xhihadit se këta po na eleminojnë. Këta të deule-s në Irak i vrisnin rivalët me preteksin se nuk i janë nënshtruar shtetit islam, janë rebel, janë fasik, se nuk kanë besatim për të parin e tyre. Ky qe një problem i tyre që është një fakt se janë havarixh. Por zëri i grupeve të xhihadit të dëmtuar prej tyre u mbyt nga intuziazmi i madh që ekzistonte për ta në botën islame. Por ama do të vinte një ditë kur këta do të fëlliqeshin dhe Allahu do të merrte hak për të dëmtuarit e të vrarët prej tyre në radhët e xhihadit të Irakut, e kjo ditë është Shami. Një problem tjetër i tyre në Irak ishte se ata ecnin me idenë se miliona shia (rafidi) mund të asgjësoheshin, ndërkohë që në fakt popullsia civile qoftë dhe e shiitëve nuk duhet të prekej. Dhe nëse dikush do të vriste popullsi civile, qofshin rafidi apo kafira, e t’ua vishte grupeve të xhihadit, këta të fundit duhet të distancoheshin, siç bëjnë muxhahidat e Shamit. Se nuk ka logjikë e as argument feje që thotë se mund të asgjësosh miliona njerëz! Miliona njerëz mund të udhëzohen në islam, ose pas gjendjes së luftës me ta, mund të bësh paqe për të jetuar në paqe, por nuk mund të asgjësohen të gjithë! Por ç’farë ndodhi me deule-n (kaiden) atje? Ata bënë disa sulme vetëvrasëse mes popullsisë civile shiite, dhe i morën përsipër, kurse rafiditë (shiitët) dhe Irani bënë të tjerat, mes shiave, dhe ia veshën kaides dhe terroristëve. Pse? Sepse do të bënin spastrim etnik të sunive nga jugu i Irakut dhe nga një pjesë e Bagdadit. Donin të bënin ndryshime demagrofike të popullsisë e kjo nuk mund të bëhej pa pretekse të tilla, dhe në fakt i bënë, se jemi të gjithë dëshmitarë të spastrimit që ata u bënë ca zonave në Bagdad dhe në jug të Irakut. Ata gjithashtu donin të tregonin se e vetmja alternativë e sunive për qeverisje është kaidja, e kjo për 99% të irakienëve dhe për vendet për rreth, por dhe për ndërkombëtarët që kanë ndikimin e tyre ishte e papranueshme, dhe kështu Irani, rafiditë, arritën, duke shfrytëzuar kaiden dhe veprimet e saj, ta marrin në dorë shtetin e Irakut. Sot Iraku është i pushtuar nga shiat. Ky është fakt që e mohon vetëm një kokëfortë. Mbi dhjetë milionë suni atje po masakrohen nga rafiditë. Kaidja atje ka dhjetë vite dhe ka dështuar. Ka mbetur prej saj atje vetëm aq sa iu duhet rafidive për të vazhduar shtypjen e sunive. A e shikoni pra se si u shfrytëzua organizata e kaides në Irak, për të mos e marrë qeverisjen sunite! Muajt e fundit, pasi dështon kaidja atje, nga vujtja, sunitë e Irakut ngrihen në demostrata, pra fiset, për liri, për të drejta. Kaq kërkojnë, se rrezikojnë të shuhen fare, t’u ndryshohet feja me dhunë, t’u përdhunohen gratë në burgjet e Malikiut dhe Iranit. Nuk munden të arrijnë më shumë për momentin. Ngrihen pra sunitë në demostrata, dhe e kërcënojnë shtetin e shiave që të mos i shpërndajë me dhunë, se do kapin armët, por shiat hynë me dhunë, me preteksin, se po luftojmë kaiden!!! A e shihni projektin shkatërrues të kaides për sunitë atje! Para ca ditësh rinia e fiseve sunite (që para ca kohësh quheshin sahavat) kapin armët për të luftuar me ushtrinë e shiitëve që hynë në qytetet e sunive, por ndërhynë kaidia (deule-ja). Përse? Kuptohet qartë. Trupat e shiave e lanë të lirë të hynte për të justifikuar shtypjen e revoltës, dhe mosplotësimin e kërkesave të popullit suni. Kështu hyjnë në qytetet e sunive me preteksin se po luftojmë kaiden. E pastaj arrestojnë pa hesap organizatorët suni të demostratave, marrin gra në burgje etj. Para dhjetë vitesh të gjithë e ndoqëm me entuziazëm momentin kur i ashtuquajturi shtet islam i Irakut hyn me makina e me flamuj të zi në Enbar. Po sot ku shkoi Iraku? A kanë mend ata që mbështesin grupin e Ebu Bekër Bagadiut, se kjo organizatë po dëmton ineresat e sunive. Akoma nuk e kuptojnë se kjo organizatë ka elemente të futur në të nga Irani e shiat për të bërë sulme atje ku duan rafiditë dhe për të dëmtuar interesat e sunive. Dështimin e organizatës së Bagdadiut në Irak e mohon vetëm një fanatik i verber, ose njeri xhahil, ose një njeri i dyshimtë, se s’ka përgjigje tjetër. Të japin përgjigje ku është projekti i tyre për Irakun në dhjetë vite. A nuk e kuptoni o vëllezër? A dëshironi që dhe Shami të ketë fatin e Irakut me bëmat e organizatës së Bagdadiut. Një problem tjetër i tyre në Irak ishte dhe tekfiri i kundërshtarëve suni, tekfiri i sahavatëve pa kriter, e sahavatët me gjithë problemet që kishin përfaqesonin masën e njerëzve, s’mud të bëheshin ashtu kafira pa kriter, pa shkoqitje, dhe të vriteshin pa hesap. Pra tekfiri i tepruar është problem havarixhësh. Një problem tjetër ishte se megjithë problemet që kishin brenda sunitë, duhet të bëheshin bllok kundër shiave, por kaidja nuk e lejonte këtë gjë. Dhe ja çfarë ndodhi. Këta havarixh nuk e kuptojnë se Pejgamberi ka bërë aleancë me ca kafirë kundër disa të tjerëve. Këta nuk e kuptojnë se kur shkon Pejgamberi në Medine dhe fillon formimin e shtetit, kishte atje muslimanë, idhujtarë arabe dhe çifutë, pra kishte disa komunitete. Në një transmetim, përmendet se ishte vend i përzier me këto komunitete, se muslimani mund ta kishte babain ose vëllanë idhujtar. Por si veproi Pejgamberi!? A bëri si havarixhët e kaides me vra pa kriter, të gjithë kundërshtarët apo bëri marrëveshje paqeje dhe bashkëjetese me komunitetet e brendshme për t’u marrë me armiqtë më të rrezikshëm? Pejgamberi i radhiti armiqtë dhe u mor fillimisht me më të rrezikshmit. Kurse organizata e Bagdadiut nuk i sheh gjërat kështu. Kjo organizatë ecën me idenë: ose hilafet dhe të zbatohet sheriati plotësisht e të shtypet çdo armik njëherësh, ose ta humbim gjithçka. Kurse Pejgamberi për luftën ose marrëveshjet me kundërshtarët dhe armiqtë, ose formimin e shtetit dhe zbatimin e ligjeve të Sheriatit ka marrë parasysh mundësinë, dëmin dhe dobinë, synimet e fesë, se Allahu na ka obliguar t’i zbatojmë ligjet kur kemi mundësi. Kur s’kemi mundësi se kemi detyrë. Por havarixhët e Bagdadiut nuk e pranojnë këtë pjesë të argumenteve të fesë dhe bëjnë qafira muslimanët e tjerë kur në kushte domosdoshmërie dhe pamundësia bëjnë marrëveshje të zbatojnë aq sa mundet prej ligjeve të Sheriatit, duke e shtyrë pjesën që nuk e zbatojnë dot për momentin për kohën kur t’u jepet mundësia. A kështu si Bagadadiu me shokë veproi Pejgamberi? Po ta njohin dhe ta pranojnë si duhet udhën e Pejgamberit, do ta kuptonin se sunitë, edhe pse mund të kishin brenda kafira, duhet të ishin bllok kundër armikut më të keq që i shtypte të gjithë, pastaj vinte radha për t’u marrrë me radhët e sunive. Kështu kanë gjërat rrjedhë normale në përputhje me sunenet keunije(7) dhe fetare, me rrugën e Pejgamberëve dhe në veçanti të Pejgamberit tonë. Por problemi i Bagdadiut me shokë është se shohin vetëm pjesën e luftës që bëri Pejgamberi dhe nuk shohin pjesën e jetës së tij që ka të bëjë me marrëveshjet e paqes dhe fazën e bashkjëtesës në paqe me komunitetet e tjera, përkohësisht, derisa të fuqizoheshin muslimanët dhe qafirat të thyenin marrëveshjet. Ky është një fakt tjetër që janë havarixh, se nuk punojnë me një pjesë të argumenteve të fesë që kanë të bëjnë me paqen, marrëveshjet kur janë të domosdoshme etj. Jo vetëm kaq, por bëjnë kafira e munafikë dhe muslimanët që në kushte domosdoshmërie bëjnë marrëveshje për të mbrojtur interesat jetike të muslimanëve kur nuk ka mundësi për më mirë, madje edhe i vrasin! A nuk janë këta havarixh? Cfarë fakti doni më të qartë që këta janë havarixh? Vetëm po të shohësh sjelljen e tyre në Irak mjafton t’i quash havarixhe, për një njeri të paanshëm. Në postimin tjetër do të flasim për fazën e Shamit.

Havarixhët e Bagdadiut hyjnë në Sham.
Në Irak siç sqaruam sunitë vuajtën dhe vazhdojnë të vuajnë të zezat nga rafiditë dhe havarixhët, këto dy grupe të humbura. Irani dhe regjimi i Besharit po bëjnë përpjekje të luajnë me të njëjtën taktikë të Irakut për të mos e lëshuar qeverisjen e Shamit. Pra, me elementët e tyre të futur te deule-ja, se shumica e deule-s janë të sinqertë, por ka agjenta brenda, se kështu veprohet me grupe të tilla, për qellime të ndryshme. Xhihadin në Sham e filluan ata që dolën në demostrata për rrëzimin e e regjimit alevi dhe dezertorët e parë nga ushtria e Regjimit. Ky është fakt. Gjashtë muaj pas demostratave fillon formimi i çetave nga oficerët dhe ushtarët dezertorë si dhe nga revolucionarët suni. Këta që në fillim kanë pasur mbështetjen e dijetarëve. Vetë Kaidja e ka pranuar që ka hyrë në Sham pas formimit të çetave dhe fillimit të xhihadit. Pra, elhamdulilah mirësinë e fillimit nuk e kanë këtu havarixhët, por ehli suneti. deule-ja hyn në skenë vetëm para disa muajsh. Në vend që të merren me rafiditë në Irak, u zhvendosën në Sham meqë panë toka të lira për të ushtruar aktivitetin. Për një periudhë të shkurtër muajt e fundit arritën të marrin nga çetat e xhihadit dhe çetat e ushtrisë së lirë shumë toka dhe baza të çliruara. Pra, në vend që të merrreshin me Besharin dhe ushtrinë e tij, vëmendja e organizatës se Bagdadiut ishte tek tokat e çliruara. Të gjitha grupet e xhihadit ankoheshin prej tyre, dhe prej askujt tjetër veç tyre. Po përmend dy fakte: Etaribin e kanë çliruar të tjerët dhe e merr me forcë prej tyre deule-ja. Në Rikka janë përleshur edhe me xhubhetun nusre dhe u kanë marrë zonat dhe pjesën e çliruar. Pse nuk drejtonin pushkët e tyre nga regjimi, por nga tokat e çliruara dhe çetat e xhihadit. Kjo i vuri muxhahidët mes dy zjarreve tamam si në Irak. Çlirimet që ka bërë kjo organizatë janë shumë pak kundrejt tokave, pasurive dhe bazave të zaptuara prej grupeve të tjera të xhihadit. Me çfarë preteksi e bëni këtë punë?
1- se ushtria e lirë është murrtede kafire, lufton për demokraci. Kështu i bënin kafira, pa shkoqije pa sqarim. Kështu bënin havarixhët në fakt. Ky tekfir sillte dhe vrasjen e oficerave muxhahid, si Ebu Basir Talikani, komandanti i çetave të Izz ibn Abdiselam, etj. Këta oficera duheshin ndëshkuar se hapën portën e xhihadit, dhe duhej të lëviznin rrafiditë me elementet e tyre tek havarixhet? A e kuptoni pse i luftojnë dezertorët e parë nga ushtria e Esedit!?
2- se grupet e tjera të xhihadit si fronti islamik, janë të shitur, bëjnë marrëveshje me kafirat, janë të mbështetur nga mbreti, dhe kështu ia bënin hallall vetes t’u merrnin zonat e çliruara, të vrisnin prej tyre etj.
3- Se ne jemi shtet dhe kush nuk na bindet, lejohet ta luftojmë për të na u nënshtruar.
Shpresojmë se me këto fakte do të sqarohen vëllezerit që ende mendojnë mirë për krerët e deule-s, dhe se ata që janë në radhët e tyre do të largohen prej tyre për t’iu bashkangjitur grupeve të xhihadit të ehli sunetit. Dije se ata që i nxisin njerëzit të shkojnë te grupi i havarixhëve janë përgjegjës para Allahut Ditën e Gjykimit. Ne shpresojmë që Allahu t’i shpërblejë muxhahidat e thjeshtë te deule-ja për nijetin e mirë se nuk e marrin vesh realitetin, dhe të mos ua quajë për faj, por krerët dhe frymëzuesit rrezikojnë të kenë llogari para Allahut në Ditën e Gjykimit. Le ta dinë frymëzuesit që çojnë besimtarët e thjeshtë te deule-ja se ka pas dhe njerëz para tyre që nga fundi i periudhës së sahabeve që e ndjenin veten fort të sigurtë për ditën e llogarise, dhe bënin teel-li alallahi(8), por bëni kujdes! Kujtoni se frymëzuesit dhe krerët e havarixhëve mund të kenë përgjegjësinë e fjalëve të Pejgamberit për havarixhët: “Të vrarët me të këqinj nën kupën e qiellit”. Dhe hadithin tjetër “Mirësi e madhe është për ata që i vret havarixhët dhe për ata që vriten prej tyre (havarixhëve)”. Ne shpresojmë se Allahu nuk do t’ua quaj gjynah muxhahidave të thjeshtë që vriten në radhët e deule-s në luftë kundër ehlis sunetit, shpresojmë se këta do t’i shpërblejë për nijetin e mirë, se kanë paqartësi dhe nuk i dinë gjërat, por frymëzuesit, organizatorët dhe krerët, a nuk kanë frikë se mund të bjerë mbi ta përgjegjësia e asaj që përmendet në këto hadithe. A nuk ka ardhur koha të këshillojnë muxhahidët e thjeshtë tek deule-ja t’i bashkohen xhebhetu nusre dhe frontit islamik e të mos vazhdojnë në luftë kundër muslimanëve. A nuk ka ardhur koha që edhe krerët e frymëzuesit të zgjohen e të mos vazhdojnë me mendjemadhësi e kokfortësi?!

Sfidë për hoxhallarët bidatçij, kaadetul havarixhi: Më sillni qoftë edhe një dijetar të vetëm të ehli sunetit që lavdëron deule-n, dhe këshillon të qëndrojnë muxhahidat në radhët e saj apo që këshillon njerëzit të shkojnë në rradhët e saj. Jepni përgjigje?
Pejgamberi thotë: “Ata (havarixhët) vrasin muslimanët dhe lënë idhujtarët”. Shënojnë Buhariu dhe Muslimi.
Deule-ja e havarixhëve në Sham i ka lënë frontet e pakta që kishte kundër regjimit idhujtar të Esedit dhe po lufton veçse me muslimanët, madje muslimanët më të mirë (muxhahidat). Vallahi, a ka shenjë më të qartë se kjo që këta janë havarixh ekstremistë!? Por hoxhallarëve, përkrahës të deule-s u janë verbuar sytë e zemrës nga mendjemadhësia dhe epshi. Edhe përkrahësit e deule-s janë verbuar nga fanatizmi. E ka thënë Pejgamberi që sa herë që del një grup havarixhësh, shfaroset.

Deule-ti i havarixhëve nuk pranon gjykimin me sheriat! E habitshme kjo, por e vërtetë.
Ka një vit Adnan Aruri që kërkon të ngrejnë një gjykatë sheriati për të gjitha brigadat e xhihadit dhe t’i nënshtrohen vendimeve të saj, por deule-ja e havarixhëve nuk e ka pranuar t’i nënshtrohet sheriatit. Në muajin Dhjetor Jusuf el Ahmed, një hoxhë që ka qenë në burgun e Saudisë, pas një konflikti që kishte deule-ja me grupet e tjera të xhihadit, e fton deule-n t’i nënshtrohet gjykatës së sheriatit bashkë me grupet e tjera të xhihadit dhe i dha edhe një afat, por kalon afati dhe deule-ja e havarixhve nuk pranon t’i nënshtrohet sheriatit. Këta nuk luftojnë për vendosjen e sheriatit, por për qëllime të tjera. Këtu e kam fjalën për krerët e tyre, sepse shumica e njerëzve atje janë të paditur dhe kanë nijet të mirë, por e lus Allahun t’i shpëtojë prej tyre. Edhe mbasi filloi lufta kundër deule-s së havarixhëve, janë ftuar përditë krerët e deule-s t’i nënshtrohen gjykatës së sheriatit dhe refuzojnë. Çfarë sheriati duan këta kur nuk i nënshtrohen gjykatës së sheriatit!! Këta janë gënjeshtarë dhe kanë cilësi nifaku. Ja si thotë Allahu për munafikët: “E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i Dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë në të Dërguarin ose mos frikësohen se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë. Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmejt tyre te Allahu dhe i Dërguari i Tij e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam” Të tillët janë ata të shpëtuarit”. En nur: 48-51. Sjellja e krereve te deule-s bie ndesh me keto ajete, se nuk pranojnë të gjykohen nga sheriati, se po derdhin gjakun e muxhahidave dhe po përpiqen të sabotojnë projktin e xhihadit dhe të qeverisjes isalme në Sham. Por ka për t’i turpëruar Allahu ashtu si po turpërohen edhe rafiditë. Të dyja këto grupe po turpërohen në Sham, se Shami është tokë e begatë.

Për vëllezërit që nuk e kuptojnë se përse po e bëjmë këtë diskutim, përse duhet?
Qëllimet i këtij diskutimi:
1- Të parandalojmë muslimanët e painformuar të mos shkojnë tek organizata e havarixhëve ‘deule’. Ka njerëz që kanë shkuar aty të mashtruar nga kaadetul havarixh. Ka të tjerë që mendojnë të shkojnë. Këta që mund të mashtrohen nga bidatçijtë e të shkojnë në këtë organizatë havarixhësh a nuk duhet të përpiqemi t’i parandalojmë. A nuk është detyrë? Të bëjmë sa të mundemi. Të paktën t’i informojmë se kush shkon te kjo orgnizatë dhe vritet, pasi e ka marrë vesh se si janë, përfshihet në thënien e Pejgamberit për havarixhët: “Qentë e zjarrit të xhehenemit. Të vrarët më të këqinj nën kupën e qiellit.” Hadithi tjetër: “Mirësi të madhe do të arrijë ai që vret havarixhët dhe ai që vritet prej tyre”. Nëse ne nuk e bëjmë kaq gjë jemi gjynahqarë. Nuk lejohet që ne të heshtim ndërkohë që hoxhallarët kaadetul havarixh (që nuk marrin pjesë në luftë kundër muslimanëve dhe frymëzojnë të tjerët të marrin pjesë) të mashtrojnë muslimanët të shkojnë te havarixhët.
2- Të informojmë muslimanët që të lidhen me shqiptarët që janë tek deule-ja në luftë kundër muslimanëve (muxhahidave) të largohen që andej, se janë tek havarixhët dhe po vrasin muslimanë, mund të vdesin si havarixhë. Edhe kjo është detyrë se na vjen keq për ta, se janë njerëz të pastër e të sinqertë, por i kanë mashtruar hoxhallarët kaadetul havarixhi.
3- T’i vijmë në ndihmë xhihadit në Siri duke pakësuar numrin e havarixhëve që luftojnë kundër muxhahidëve dhe duke mundësuar që të kalojnë vëllezërit e pastër nga radhët e havarixhëve për tek brigadat e ehli sunetit që luftojnë kundër regjimit të Besharit.
4- Të vëmë në dukje devijmin e rrugës së havarixhëve nga rruga e ehli sunetit që ta marrin vesh njerëzit dhe të ruhen prej tij. Që njerëzit të kuptojnë se kush është ehli suneti dhe kush janë havarixhët, kush është rruga e ehli sunetit dhe kush është rruga e havarixhëve që sot po luftojnë me muslimanët në Siri. A e dini se deule-je nuk lufton më me regjimin porse vetëm se me muxhahidat! Ka vende ku regjimi i Besharit sulmon frontin islamik dhe asnjë predhe nuk ua lëshon havarixhëve të deule-s me qëllim që të përparojnë këta të fundit, siç ndhodhi në medinetul Bab në Haleb.
Dikush pyet imam Ahmedin: (Cilin pëlqen më shumë, atë që agjëron nafile, falet nafile dhe bën i’tikaf apo atë që flet kundër bidatçijve? Imam Ahmedi tha: Ai që falet dhe bën itikaf e ka për vetveten, kurse ai që flet kundër bidatçijve u bën dobi muslimanëve, dhe prandaj është më i mirë).

Ja pyetja që i është drejtuar shejh Ebu Basirit për deule-n e havarixhëve, dhe ja edhe përgjigja e tij (Përkthim i përmledhur):
“Kam katër vëllezer të cilët, me të filluar revuluioni, lanë universitetet dhe iu bashkuan xhihadit. Morën pjesë në shumicën e luftrave për çlirimin e Halebit, rrethinave të Halebit, Ladhikijes etj. , por nuk qe shkruar për asnjërin të binte shehid. Ata i përkisnin livau teuhid (një brigadë e frontit islamik që nga havarixhët e deule-s quhen kafira). Por kur u shfaq deule-ja, filloi t’u bënte shumë padrejtësi, filloi t’u merrte zonat që kishin çliruar pak nga pak dhe mundohej të na impononte qëndrimin e saj me forcë. Njerëzit e deule-s, filluan të na bënin operacione për rrëmbimin e shokëve tanë dhe grabitjen e bazave dhe armëve tona natën, ndërkohë që shumica e djemeve tanë ishin të angazhuar me luftimet në fronte kundër regjimit të Besharit. Përveç kësaj na akuzonin për fisk, zendeka, felëshim dhe ndonjëherë na bënin edhe kafira, por të rinjtë tonë, kundrejt të gjitha këtyre bënin durim nga frika se mos derdhnin gjakun e ndonjë muslimani. Por kohët e fundit arritëm të merrnim një fetva nga dijetarët e sheriatit që kishim të drejtë të mbroheshim dhe të luftonim deule-n nëse do të sulmonte. Megjithatë nuk isha shumë i qetë për luftimin e tyre derisa pashë një fetva të organizatave islame (dijetarëve të gjykatave të sheriatit që kanë ngritur muxhahidat), ku përmendnin obligueshmërine e smbrapjes së agresionit të kësaj organizate kriminale dhe se kush binte në luftë kundër tyre ishte shehid. Që nga ky moment u dhashë leje vëllezërve të mi të luftonin kundër deule-s pasi kishin vrarë me tradhëti njërin prej shokëve të tyre dhe kishin rrëmbyer dhe shtatë të tjerë. Me mirësine e Allahut pas tre ditësh luftime arritën t’i largonin nga qyteti, por njëri nga vëllezërit e mi ra i vrarë nga deule-ja. Shpresojmë ta ketë pranuar Allahu si shehid. Por nëna ime është shumë e shqetësuar prej tij, sepse pas gjithë këtyre sakrificave ka frikë se nuk është shehid, ngaqë është vrarë në duart e një muslimani, e për pasojë ka humbur dynjanë dhe ahiretin. Prandaj desha një fetva të shpejtë prej jush për të qetësuar zemrën e nënës sime, por dhe të gruas së tij së cilës i kanë mbetur vetëm pak ditë për të lindur fëmijën e parë me të.
Përgjigja: Grupi i deule-s i njohur me emrin shteti islam i Irakut dhe Shamit ka edhe cilësinë e havarixhëve ekstremistë, edhe cilësinë e agresionit, dhunës dhe armiqësisë ndaj muxhahidëve dhe muslimanëve të Shamit. Ata cënojnë gjërat e ndaluara dhe të paprekshme në fe. E keqja e tretë e tyre është se e kanë shpallur shtetin pa u konsultuar me muslimanët, dhe deshën t’u imponojnë me forcë muslimanëve qëndrimin dhe perceptimin e tyre të gabuar të fesë. Kushdo që i kundërshton klasifikohet nga ana e tyre si armik dhe si sahavat (të ngjashme me ato të Irakut). Për pasojë ata e quajnë të lejueshme t’i vrasin kundërshtarët. S’mbrapsja e agresionit dhe dhunës së këtij grupi ekstremist, dhunues, agresor e të dyshimtë është një detyrë fetare për të cilën nuk ka dyshim, dhe quhet xhihad në rrugë të Allahut. Allahu e mëshiroftë vëllanë tënd, e bëftë banor të xheneteve të Tij dhe e pranoftë si shehid.

Dikush pyet imam Ahmedin: (Cilin pëlqen më shumë, atë që agjëron nafile, falet nafile dhe bën i’tikaf apo atë që flet kundër bidatçijve? Imam Ahmedi tha: Ai që falet dhe bën itikaf e ka për vetveten, kurse ai që flet kundër bidatçijve u bën dobi muslimanëve, prandaj është më i mirë).
Të flasësh kundër menhexhit havarixhist të deule-s dhe krerëve të saj havarixh të cilët kanë futur në luftë muslimanët e paditur kundër vëllezërve të tyre, madje muxhahidëve, është një ndër punët më të mira që mund të bëjë muslimani, për t’u tërhequr vërejtjen muslimanëve të ruhen prej këtij grupi, për të ndihmuar të sqarohen të paditurit, për të ndihmuar qoftë edhe një musliman të mos vritet në vendin e gabuar, në rradhët e havarixhëve, kundër muslimanëve. Pejgamberi ka thënë për të vrarët në radhët e havarixhëve (Qentë e zjarrit të xhehenemit. Të vrarët me të këqinj nën kupën e qiellit). Shënon Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Po kështu thotë: (Mirësi të madhe do të arrijë ai që i vret ata (havarixhët) dhe ai që vritet prej tyre (havarixhëve). Ne shpresojmë se Allahu do t’i shpërblejë për nijetin e mirë atë shumicë te deule-ja që nuk kanë dijeni dhe nuk do t’ua quajë për gjynah, por ama ne nuk mund t’i lemë ‘kaadetul havarixhi (ata që nxisin për luftë kundër muslimanëve e nuk marrin pjesë vete!!), të mashtrojnë muslimanët që nuk e njohin realitetin e këtij grupi havarixhësh, dhe të mos lejojnë t’u përcillet informacioni dhe paralajmërimi muslimanëve të thjeshtë te deule-ja që janë në radhët e havarixhëve duke luftuar muslimanët.
Ka zëra që kërkojnë të mos flasim kundër havarixhëve, duke sjellë si preteks thjesht demagogji atifije (emocionale, prekëse), duke thënë që vetë nuk jeni pjese e zhvillimeve luftarake, që nuk po vuani atë që vuajnë sirianët, po flisni kundër muxhahidave etj. Ky nuk është argument për të mos folur kundër havarixhëve e për të mos u tërhequr vërejtjen muslimanëve të mos shkojnë e të mos qëndrojnë në mesin e tyre. Kjo është thjesht ngarkesë emocionale që synon të shmangë nga e vërteta ata që, kur u ngacmon ndjenjat, u bllokohet arsyeja. Ne i njohim këto lojra, por mirësitë e Allahut në tokën e Shamit po e bëjnë të lehtë të demaskohen rafiditë dhe havarixhët.
Frika nga humbja e popullaritetit tek rinia e mashtruar me deule-n dhe kaadetul havarixhi, dhe presioni atifij, emocional, nuk do të na pengojë insha Allahu të kryejmë detyrën e paralajmërimit të muslimanëve të ruhen nga havarixhët dhe të bëjnë kujdes të mos vdesin në radhët e tyre kundër musliamënve. Kuptohet që kaadetul havarixhi nuk duan ta bëjë njeri këtëdetyrë, por si mund të pranohet që asnjë hoxhë të mos flasë kundër havarixhëve, duke iu përgjigjur tekave të këtyre njerëzve sufehaul ahlami hudethaul esnan (të rinj në moshë dhe mendjelehtë) siç thotë hadithi për cilesitë e havarixhëve.
Më vjen këq për shumë vëllezër që nuk e kuptojnë se të flasësh kundër këtyre bidatçijve është një formë xhihadi, nuk e kuptojnë se nëse muslimanët nga të katër anët e botës me pasuri e me lutje po ndihmojnë xhihadin në Siri, grupi i deule-s po lufton kundër muxhahidëve dhe i ka vënë midis dy zjarreve. Kështu që edhe për t’i ardhur në ndihmë xhihadit në Siri duhet sqaruar realiteti që të shkeputen muslimanët e thjeshtë sa të jetë e mundur nga radhët e deule-s.
Diskutimi do të ishte i arsyeshëm nëse nuk do të kishte fakte që deule-ja është havarixh, por ne kemi sjellë fakte që janë të tillë, dhe do përmend përsëri fakte që nuk lënë aspak dyshim, se i gjithë problemi i tyre qëndron tek tekfiri i muslimanëve, grupeve rivale të xhihadit etj. Do të përmend në postimin e ardhshëm, inshaAllahu, dëshmi nga fjalët e ushtarëve të deule-s, ku i bëjnë kafira muxhahidat e frontit islamik.

A e dini kush janë kaadetul havarixh?
Janë ata njerëz që kanë idetë e havarixhëve, që pajtohem me havarixhët në tekfirin e muslimanëve, por që nuk marrin pjesë me ta në luftimin e muslimanëve. Me fjalën kaadetul havarixh kemi si qëllim ata hoxhollarë që bëjnë kafira grupet e xhihadit në Siri, ua bëjnë hallall derdhjen e gjakut të muxhahidve në Siri. Mbrojnë deule-n, nxisin njerëzit të shkojnë tek deule-ja, dhe mbajnë peng muslimanët e thjeshtë në rradhët e havarixhëve në luftë kundër muslimanëve në Siri, ndërkohë që vetë rrinë në shtëpitë e tyre dhe nuk marrin pjesë në luftë.
Këtej nga viset shqiptare kaadetul havarixh janë të gjithë ata hoxhallarë që mbrojnë deule-n, në mënyrë të flaktë. Nëse do një shenjë të qartë se kush janë kaadeul havarixh të cilët bëjnë hallall të derdhet gjaku i muxhahidave që luftojnë kundër alevive në Siri, shiko se kush e mbron deule-n në mënyrë të flaktë. Kushdo që mbron deule-n të vrasë muxhahidat në Siri, dije se është bidatçi, havarixh, i humbut. Allahul mustean.
Më e çuditshmja është se bëjnë kafira muxhahidat e frontit islamik dhe të ushtrisë së lirë, e quajnë të lejueshëm gjakun e tyre, dhe pastaj na akuzojnë se flasin kundër muxhahidëve!!
Përkrahin ata që bëjnë kafira muxhahidat e u derdhin gjakun në Siri, dhe na akuzojnë se po mbani në gojë muxhahidat. Kjo është humnera ku të çojnë idetë e havarixhëve.

Një dëshmi nga radhët e deule-s se si i bëjnë kafira muslimanët e brigadave të tjera muxhahide, dhe gënjeshtra e zëdhënësit të deule-s se nuk i bëjnë kafira muslimanët.

Në postimet e mëparshme më kanë ardhur dy komente, njëri nga një luftetar i deule-s që lufton kundër muxhahidëve të frontit islamik në Siri, ku shprehet qartë se livau teuhid (një prej brigadave të frontit islamik) janë murrteda (felëshues) dhe kafira:
(..ky person në mes dhe ketibja e tij janë murteda .. këta e kanë emrin liuau el fetah, dhe liua el teuhid . Qëllimi i tij është të bëhet shtet demokrat e jo shtet islam. I ka shpallur luftë deule-s islamije dhe muhaxhirëve .. këta kufar murteda na kanë luftuar e janë vrarë 4 vëllezër shqiptarë e janë plagosur 4 të tjerë ..)

Ndërsa komenti tjetër vjen nga njëri prej kaadetul havarixhi (ata që pajtohen me idetë e havarixhëve në tekfirin e muslimanëve, por që nuk marrin pjesë në luftë kundër muslimanëve) që mbrojnë deule-n, nuk e pranojnë që deule-ja i quan kafira grupet e tjera të xhihadit:

(Ai gjithashtu e mohoi se muxhahidët e SHIISH-t po i bëjnë tekfir muslimanët në Irak dhe Sham dhe ata që e bëjnë këtë prej radhëve të tyre këshillohen që mos ta bëjnë këtë dhe nëse ata refuzojnë atëherë përjashtohen (nga radhët tona). “) Ky komenti këtu është shkëputur nga deklarata e Ebu Muhamed el Adnani eshamij zëdhenës i deule-s.

Këtu tani lind pyetja: Cili prej këtyre dyve gënjen, i pari që thotë se po përgatitemi të luftojmë brigadën e teuhidit si kafira, apo ky i dyti që pohon se nuk i bëjmë kafira muslimanët në Irak dhe në Sham?
Nuk ka dyshim se i pari flet nga fronti, tregon qartësisht se po e luftojnë frontin islamik (livau teuhid) si kafira. Ky thotëtë vërtetën që u ka mësuar deule-ja. Kurse zëdhenësi pa pikë dyshimi gënjen për të dizinformuar opinion. Dhe pohimet e tjera të këtij zëdhënësi janë gënjeshtra.

Një koment tjetër thotë:
(edhe sikur të vrasësh shumë më shumë se kaq përsëri nuk e quan dot haurixh o vllai, se nuk ka ndodhur ta quash dikë haurixh se vrau me pa të drejtë 1 apo 1000 muslimanë).
Kjo që thuhet në këtë koment do të qëndronte nëse vrasja nuk do të shoqërohej me tekfir, por ushtarët e deule-s, siç e pohojnë vetë, i luftojnë dhe i vrasin muxhahidat e frontit islamik, duke i quajtur si kafira, murrteda. Pra, njësoj si havarixhët e dikurshëm që i luftonin muslimanët, duke i parë si kafira, edhe luftetarët e deule-s, i luftojnë muxhahidat e frontit islamik, duke i parë si kafira. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me vrasje, por me vrasje të shoqëruar me tekfir.
A kërkojnë përkrahësit e deule-s dhe kaadetul havarixh argument më të qartë se ky që grupi i deule-s janë havarixh se bëjnë kafira muslimanët.
Në komentin e parë ka dhe një gënjeshtër që krerët e deule-s ia kanë mësuar atij luftëtarit shqiptar se livau teuhid lufton për demokraci, ndërkohë që kjo është gënjeshtër, se livau teuhid i përkët fronit islamik i cili nuk e pranon demokracinë si nocion, dhe synojnë të ngrejnë shtet me sheriat, siç shprehen në dokumentin e themelimit të frontit.
Atëherë, a nuk është detyra jonë t’i demaskojmë krerët e grupit të Bagdadiut si havarixh, por edhe përkrahësit e tyre prej kaadetul havarixh dhe të përpiqemi të shpëtojmë këta muslimanë të gjorë që luftojnë në radhët e havarixhëve kundër brigadave islamike të ehli sunetit.
Vetëm dje deule-ja e havarixhëve ka bërë tre sulme vetvrasëse kundër frontit islamik në medinetul bab në Haleb duke lënë të vrarë disa muslimanë të cilët këta havarixhë i qujanë si kafira.
A dini se deule-ja e havarixhëve është tërhequr nga të gjitha frontet kundër regjimit të Besharit dhe të gjithë potencialin e luftetarët i ka drejtuar kah muxhahidët. A ka grup më të dëmshëm se ky për xhihadin. Allahul mustean.
Po sjell ca fjalë të Pejgamberit për havarixhët me shpresë se do t’u mbërrijnë vëllezërve tanë tek deule-ja dhe të largohen prej saj:
(Qentë e zjarrit të xhehenemit. Të vrarët më të këqinj nën kupën e qiellit). Shënon Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Po kështu thotë: (Mirësi të madhe do të arrijnë ai që i vret ata (havarixhët) dhe ai që vritet prej tyre (havarixhëve).

A i bën deule-ja kafira muxhahidat e frontit islamik në Siri?

Vetëm po të shohësh komentet që vijënë këtu nga njerëzit e deule-s në Siri, por edhe kaadetul havarixhi dhe simpatizantët këtu nxjerrin fakte të padiskutueshme që i qujanë kafira. Ja një dëshmi që vjen nga një luftëtar i tyre që ndodhet në Siri në luftë kundër muxhahidëve dhe që këtu në një postim të mëparshëm komenton si vijon:
(Lajmi i ri nga vëllau ynë Lavdrim Muhaxheri
selam alejkum ..vllazni musliman .. kjo video që ka dal .. ky far Abdulkerimi ka qënë me ne duke luftu kundër një ketibe që ky në mes thot që i përket asaj ketibe.. pastaj ka shku vetë është dorëzu te ata .. Allahu e di se pse është dorëzu .. ky person në mes dhe ketibja e tij janë murteda .. këta e kanë emrin liue el fetah , dhe liua el teuhid . Qëllimi i tij është me u bo shtet demokrat e jo shtet islam. I kanë shpall luftë doule islamije dhe muhaxhirëve .. këta kufar murteda na kanë luftu e janë vra 4 vëllezër shqiptarë e janë plagosur 4 tëtjerë .. ndërsa ky Abdulkerimi që është me shami thotë ato janë vëllezërit tanë .. nuk e di a e thotë prej së mirës apo prej zorit .. ndërsa aty përmendet edhe emri im .. Allahu alem .. arsyeja pse e kanë bërë këtë video është sepse ne me Omer Qeqenin e kemi pregadit një konvoj që me ndihmën e Allahut kemi me i sulmu me sulme istishhadije dhe me bombardime që me e marr hakkun e vëllezërve dhe motrave tona .. pas pak ata na kanë lajmru që janë të friksuar këta murtedat dhe dojnë me u pajtu .. vallahi o vllazni kjo është fitne dhe Allahu i shploftë fitnexhit që e kanë marrë inciativën me bo këtë video .. ju lutem vllazni për hir të Allahut sa ma shum shpërndajeni këtë koment .. bi idhnilah jemi pregadit me armatim e mbi të gjitha me iman dhe bindje në Allahun subhanehu ue teala se do të hakmerremi për vëllezërit dhe motrat tona … sa për familjet .. të gjitha familjet sot do të dalin prej atje me ndihmën e Allahut dhe do tëvijnë ke vendi i sigurt .. bëni dua për vllaznit e juaj te doule islam fi Irak dhe Sham, dhe prisni lajme të mira me emrin e Allahiut .. ue selam alejkum ue rahmetullahi ue berekjatuhu.. vëllau juaj Ebu Abdullahu.) Këtu mbaron komenti.
Ne nuk e kemi zakon këtu të merremi me analizë të komenteve, por meqë ky koment vjen nga radhët e deule-s në Siri dhe ka fakte të qarta që këta i bëjnë kafira muxhahidat, po ua përmend shkurt se ç’përmban:
1- Këtu pohon se livaul feth dhe livaul teuhid janë kafira, murrteda, dhe po i luftojnë si të tillë. Livau teuhid është një brigade islamike që është dhe pjesë e frontit islamik. Kjo do të thotë se deule-ja u ka mësuar që fronti islamik janë kafira, dhe se po luftojnë kundër kafirave. Unë nuk kam gjë me këtë vëllanë që bën komentin se nuk e njoh, dhe dëshiroj të mirën për të, madje e lus Allahun që ta shpëtojë nga havarixhët, se tashmë është në luftë kundër muslimanëve. Disa nga kaadetul havarixhi kërkonin argumente që deule-ja është grup havarixhësh, kur u sollëm vrasjet e shumta që kanë bërë nga radhët e muxhahidëve të grupeve të tjera, thanë se ky nuk është argument, sepse gjakderdhja nuk është argument që vrasësi është havarixh. Ja kështu për t’u hedhur hi syve, sepse unë e kisha sqaruar se ata u derdhnin gjakun muxhahidave, duke i quajtur si kafira. Kisha përmendur se, kur e vranë shejh Xhelalin, i thanë që ti je gjykatës i hejes shirkije (idhujtare). Po tani çfarë do të thotë për këtë fakt, kur njëri nga radhët e deule-s, pohon se livau teuhidi janë kafira dhe i lufton si kafira. Përsëri do të bëjnë mendjemadhësi dhe nuk do ta pranojnë faktin.
2- Arsyeja sipas tij pse livau teuhid janë kafira është se luftojnë për demokraci. Në fakt livua teuhid është pjesë e frontit islamik, dhe fronti islamik ka deklaruar se nuk e pranon si nocion demokracinë, por shuran, dhe se lufton për të ngritur shtet islamik e për të qeverisur me sheriat. Pra këtu ka dizinformim të madh, dhe imagjinoni si bëhen kaq lehtë kafira muslimanët dhe derdhet gjaku i tyre. Ata që i kanë gënjyer janë krerët e deule-s dhe kaadetul havarixh, se këta muxhahidë të thjeshtë nuk e kuptojnë realitetin. Kjo shpjegon dhe arsyen pse përpiqen kaadetul havarixhi të na frenojnë me demagogji atifije emocionale të mos e sqarojmë tëvërtetën dhe të flasim kundër havarixhëve.
3- Në përgjithësi muxhahidat në siri si fronti islami dhe shumë brigada të tjera, madje edhe fronti i revolucionarëve, deklarojnë se luftojnë për ngritjen e fjalës së Allahut, për mbrojten e fesë, nderit dhe tokës, për rrëzimin e regjimit të Esedit dhe rafidive. Gjykohen me sheriat dhe duan tëgjykohen me sheriat. Por mund të ketë muxhahida që nuk e dinë fare ç’është demokracia. Nuk e dinë përshembull muxhahidat e ushtrisë së lirë se disa krerë të tyre thonë se do bëhen zgjedhje demokratike për zgjedhjen e qeveritarëve, a mjafton kjo për t’i quajtur kafira? Pa dyshim që jo për shumë arsye, por havarixhët e deule-s i quajnë kafira, kurse kaadetul havarixhi vazhdojnë të këmbëngulin se nuk janë havarixh.
4- E theksuam se muxhahidat e thjeshtë s’kanë të bëjnë fare me punën e sitemit demokratik, nuk i njohin ato punë, janë muslimanë me fitra, por ka disa krerë të ushtrisë së lirë që thonë se do vendosim sistem demokratik sepse nuk bie ndesh me fenë islame. A mund të quhen këta krerë kafira? Këtu ka shkoqitje. Pra edhe këta s’mund të bëhen kafira pa verifikuar nëse kanë për qëllim përdorimin e fjalës demokraci me një kuptim që është kufër, apo me kuptimin si mënyrë për zgjedhjen e qeveritarëve me votat e popullit, por jo për të vendosur ligje që bien ndesh me sheriatin, në rastin e fundit është bidat dhe gabim, por jo kufër. Gjithashtu, edhe nëse e përdor me kuptimin që është kufër, përsëri nuk mund të bëhet kafir pa verifikuar nëse ka ndonjë pengesë tekfiri apo jo. Sufitë, kaderitë dhe esharitë kanë ide që janë kufër por dijetarët nuk i quajnë kafira, se justifikohen nga interpretimi ose padituria, por çëshjta ka nevojë për më shumë sqarim dhe nuk është vendi këtu. Në fakt i gjithë problemi vjen tek problemet e tekfirit dhe ngatërresat që kanë këtu, dhe këtu duhen të demantohen idetë e tyre. Prandaj, në postimin e ardhshëm inshaAllahu do të diskutoj për idetë e tyre me të cilat bëjnë kafira muslimanët. Përshembull, ata të deule-s quajnë kufër gjëra që sjanë kufër dhe për rrjedhim, bëjnë hallall gjakun e muslimanit, ose ndodh që muslimani të bjerë në një ide që është kufër, por ka mundësi që të mos bëhet kafir, për shkak se ka ndonjë penges ëtekfiri, por sjellja e deule-s në Siri dhe tekfiri që u bëjnë masave të muxhahidave tregon se ata nuk i respektojnë rregullat e ehli sunetit. Kështu që ata janë havarixh, dhe komenti i mësipërm është dëshmi e qartë. Prandaj, i bëhet detyrë çdo vëllai që ka lidhje me ndonjë vëlla tek deule-ja ta këshillojë të largohet prej aty se është në mesin e havarixhëve. Gjithashtu u bëhet detyrë atyre që i cilësuam si kaadetul havarixh që të heqin dorë nga spekullimi dhe shtrembërimi i fakteve, fryrja e vetvetes, egoja dhe mendjemadhësia e madhështimi i vetvetes, dhe t’i këshillojnë vëllezërit që janë në radhët e havarixhëve të largohen prej tyre, se vallahi vëllezërit tek deule-ja janë duke derdhur gjak muslimanësh duke mos e ditur diçka të tillë.
5- Grupet e xhihadit si fronti islamik etj, e luftojnë deule-n si grup havarixhësh (siç shpjegon vetë shejh Zahran Alush, një nga drejtuesit e këtij fronti) ose si bugatë, pra i trajtojnë si muslimanë, kurse deule-ja lufton kundër vëllezërve tanëduke i quajtur si kafirë. Ky është ndryshimi, se dueleja i quan muxhahidët kafira, dhe prandaj ua ka derdhur gjakun këtu e disa muaj më parë dhe u ka zaptuar tokat dhe bazat e çliruara, çka e detyroi frontitn islamik ti shpallte si havarixh dhe t’i luftonte.
Duhen të dimë se fronti islamik është grupimi më i madh i muxhahdave në Siri, ka rreth 80 000 vete dhe ka mbështetjen e të gjithë dijetarëve të ehli sunetit. Kurse deule ja ka kundër të gjithë dijetarët e ehli sunetit dhe po lufton kundër frontit islamik, por edhe grupeve të tjera. Kjo tregon qartë se kemi të bëjmë me një grup havarixhësh që luftojnë ehli sunetin.

6- Duhet të dimë se edhe krerët e frontit të revulucionarëve sirianë (ushtria e lirë), kanë deklaruar në statusin e tyre se synojnë të bëjnë shtet me ligj sheriatik. Pra, jo vetëm muxhahidat e thjeshtë të këtij formacioni që smarrin vesh nga këto muhabete dhe janë muslimanë me fitra, por edhe krerët deklarojnë se nuk janë kundër sheriatit. Dikush mund të thotë se këta krerë janë munafikë dhe mashtrojnë. Ne themi se ka mundësi të jenë munafikë, por ka mundësi të ecin dhe me intepretimin e gabuar që demokracia si mënyrë për zgjedhjen e qeveritarëve, dhe jo për vendosjen e ligjeve, nuk bie ndesh me sheriatin, kështu që nuk mund të bëhen kafira ashtu aq kollaj pa teklif e pa verefikim. Përveç kësaj, ka pas munafikë në mesin e muslimanënve në kohën e Pejgamberit, e megjithatë Pejgamberi ka bërë durim dhe nuk i vrau. Pastaj pse ka disa krerë që janë munafikë, nëse janë të tillë, kjo s’do të thotë të shpallen si kafira të gjithë muxhahidat e thjeshtë. Këtë mund ta bëjnëveçse havarixhët e deule-s.
7- Mjafton për një besimtar të thjeshtë fakti që dijetarët e ehli sunetit janë kundër deule-s dhe bëjnë thirrje për t’u shkëputur prej saj. Atëherë a nuk është më e mirë me dëgjuar dijetarët sesa kaadetul havrixh dhe disa havarixh të tjerë që këta kaadet i quajnë dijetarë të deule-s. Dikush mund t’u bëjë bisht këtyre fakteve, por nuk është e lehtë të dalësh para Allahut si pjestari i një grupi të humbur, si pjestar i një grupi që Pejgamberi i cilëson (qen të zjarrit të xhehenemit) si (të vrarët më të këqinj nën kupën e qiellit). Të bësh kafir muslimanin dhe të bësh hallall gjakun e tij, është gjë e madhe. Dhe këtu qëndron rreziku i kaadetul havarixh, i atyre hoxhallarëve që mashtrojnë muslimanët dhe bëjnë kafira vëllezërit tanë muxhahida në Siri. Më e çuditshmja është se bëjnë kafira muxhahidat e frontit islamik dhe të ushtrisë së lirë, e quajnë të lejueshëm gjakun e tyre, dhe pastaj na akuzojnë se flasim kundër muxhahidëve!! Deule-ja është mjet për shkatërrimin e xhihadit në Sham siç e shkatërroi më parë në Irak. Ata që mbështesin me fanatizëm deule-n duhet të dinë se xhihadi ka për të vazhduar edhe pa deule-n, dhe nuk ka kush e hedh poshtë!

Rreziku i zbehjes së rrugës mesatare të ehli sunetit mes rrymës së muslimanëve liberalë e properëndimorë (murrxhi-ve) dhe mes rrymës së teprimit me çështjet e fesë

Një vëlla më pyet se kishte dëgjuar një hoxhë të rrëfente rreth një delegacioni krishterësh nga Abisinia që kishin shkuar në Medine në kohën e Pejgamberit, dhe me lejen e Pejgamberit, kishin mbajtur meshë në Xhamin e Pejgamberit. Ata ishin ankuar se njerëzit nuk i kishin lejuar të mbanin meshë, dhe kështu Pejgamberi i kishte lejuar të bënin diçka të tillë në xhami.

Kjo ngjarje sillet si argument për lejimin e krishterëve të mbajnë meshë në xhami si një dëshmi e të ashtuquajturës “harmoni ndërfetare” ose “përafrim i pikpamjeve dhe qëndrimeve ndërfetare”.

Në lidhje më këtë tregim dhe argumentimin me të, unë do të bëj sqarimet e mëposhtme:

Së pari, në librat e jetës së Pejgamberit që unë kam në dorë si: “Siretu Ubn Hisham” etj, nuk e kam hasur tregimin e këtij delegacionit të Abisinisë për të parë nëse është i saktë apo jo. Është detyrë e çdokujt që i adreson diçka Pejgamberit tonë që të sqaroj se ku e ka burimin, në mënyrë që të shohim nëse është e saktë apo jo, sepse në të kundërt, në fenë islame tregimi që nuk ka sened, ose që nuk dihet se ku e ka burimin, ose që nuk është vërtetuar si i saktë, nuk ka asnjëfarë vlere argumentuese. Tregimet e pasakta mund të përdoren për të mashtruar masën, por nuk mund ta shfajësojnë njeriun tek Allahu i Lartësuar. Abdullah Ibn Mubarek, siç shënon Muslimi në parathënien e Sahih-ut të tij, ka thënë: “Po të mos ishte senedi, kushdo mund të thoshte e të sajonte ç’të dëshironte”. Kështu, hoxhallarët që sjellin tregime që nuk dihen nëse janë të sakta apo jo, duhet të bëjnë kujdes, sepse feja jonë nuk bazohet në pretendime, sajesa apo transmetime jo të sakta. Dikur para njëzet e ca vitesh në Shqipëri njerëzit nuk e dinin se ka hadithe që janë të dobëta ose të trilluara, ndërsa sot, me mirësinë e Allahut, është bërë mjaft e lehtë t’u referohemi librave të hadithit, ose dijetarëve të hadithit, ose programeve kompjuterike për të mësuar nëse hadithi është i saktë apo jo. Prandaj, nuk i lejohet hoxhës të sjellë një tregim a një hadith të dobët, pa i sqaruar njerëzit që nuk është i saktë, sepse kjo do të thotë që t’i veshësh Pejgamberit diçka që nuk është prej tij.
Së dyti, ka një tregim tjetër të cilin e sjell Ibn Hishami në Sira (1/509) se Ibn Is’haku ka thënë: “Më ka treguar Muhamed Ibn Xhaferr Ibn Zubejr se: ‘Kur erdhi në Medinë delegacioni i Nexhranit, ata hynë në xhami, te Pejgamberi (a.s.), pas namazit të ikindisë. Ishte pikërisht koha e lutjes së tyre, prandaj ata nisën të kryenin ritet e tyre në xhami. Njerëzit donin t’i ndalonin, por Pejgamberi (a.s.) u tha: ‘Lërini!’ Ata u drejtuan për nga lindja, dhe ashtu e kryen lutjen e tyre.’”.

Përveç Ibn Hishamit, këtë tregim nëpërmjet Ibn Is’hakut, me të njëtën rrugë, e shënon edhe: Ibn Xherir Taberiu në tefsir (3/163), Ibn Mundhir në tefsir (1/109) dhe Bejhakiu në ‘Delailu Nubuveti (5/382)’.
Por ky sened ka ndërprerje. Muhamed Ibn Xha’ferr Ibn Zubejr nuk ka takuar askënd nga shokët e Pejgamberit.

Tha’lebiu e sjell në tefsir (3/6), edhe nga dy rrugë të tjera:
1- Muhamed Ibn Merrvan nga Kelebiu. Porse që të dy këta janë të akuzuar si gënjeshtarë.
2- Abdullah Ibn Ebi Xha’ferr Rraziu nga i ati, e ky nga Rrabi Ibn Enes. Ebu Xhefer Rraziu (i ati i Abdullahut që përmendet këtu) është i dobët. Kështu, ky është një murrsel i dobët.
Ibn Sa’di, gjithashtu, e sjell në ‘Tabakatul kubra’ nga Ali Ibn Muhamed, ky nga Ebi Masheri, ky nga Muhamed Ibn Xha’ferr dhe Muhamed Ibn Umarete Ibn Gazijete. Por edhe kjo rrugë ka disa probleme:
1- Për Ali Ibn Muhamed el kureshi el medeni nuk kam gjetur asnjëfarë vlerësimi.
2- Ebu Ma’sheri (Nexhih Ibn Abdirrahman) është i dobët.
3- Muhamed Ibn Umaren Ibn Gazijen, që sipas kësaj rruge shoqëron Muhamed Ibn Xhaferrin në transmetimin e këtij hadithi, pra këtë person nuk kam arritur ta njoh. Sidoqoftë, kjo rrugë nuk e përforcon hadithin sepse përveç problemeve të mësipërme ka mundësi që të dy këta persona ta kenë sjellë hadithin nga të njëjtët transmetues të papërmendur, sepse siç u sqarua më lartë ky sened ka ndërprerje.
Si përfundim, ky është një hadith i dobët. Si i tillë nuk mund te merret për bazë si argument për çështjet e fesë.
Së treti, nuk lejohet që muslimanët të falën në kishë dhe as nuk lejohet tu jepet mundësi krishterëve të mbajnë meshë apo të kryejnë ritet e tyre në xhami. Muslimanët nuk e kanë të lejuar ti kryejnë ritet fetare në të njëjtin vend me krishterët, me përjashtim të rastit të domosdoshmërisë kur muslimani nuk ka vend tjetër ku të falet.
Aishja r. anha tregon: “Ummu Seleme dhe Ummu Habiba, r. anhuma, kishin qenë në Abisini. Ato përmendën bukurinë e kishës dhe statujat, skulpturat dhe ikonat që gjendeshin në kishën e tyre. Por Pejgamberi a.s. tha: “Vërtet, ata janë njerëz të tillë që, kur në mesin e tyre vdes një njeri i mirë, ndërtojnë mbi varrin e tij faltore, pastaj gdhendin ose bëjnë aty statuja, skulptura dhe ikona. Ata, Ditën e Kijametit do të jenë më të këqinjtë e krijesave për Allahun”. Shënojnë Buhariu dhe Muslimi.
Duke shpjeguar këtë hadith, ndër të tjera, Ibn Rexhebi thotë: “(Këto fjalë të Pejgamberit) tregojnë se kishat janë shtëpi, ku zbret dënimi i Allahut mbi frekuentuesit e tyre, prandaj nuk i lejohet muslimanit të falet në to. Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi sjellin një hadith të transmetuar nga Ibn Abasi se Pejgamberi ka thënë: “Nuk mund të bëhen bashkë dy kible (drejtime lutjesh) në një vend(9)”. Tavusi ka thënë: “Nuk duhet që shtëpia e mëshirës të jetë pranë një vendi dënimi. Ebu Ubejd dhe të tjerë e shpjegojnë hadithin e sapopërmendur me kuptimin që nuk duhet të bëhen bashkë xhamiat dhe kishat në një vend. Përderisa ndërtimi i objektit të xhamisë dhe kishës në të njëtin vend është i ndaluar, atëherë është edhe më e arsyeshme të ndalohet kryerja e ritit të faljes, për të cilin janë ndërtuar xhamiat, në të njëjtin vend me ritet e kufrit, që kryhen në kisha. Ashtu siç nuk ju jepet mundësi krishterëve ti kryejnë ritet e tyre në xhamia, po kështu nuk duhet që muslimanët t’i falin namazet në tempujt e kafirave, të cilat në fakt janë vendet e kufrit të tyre. Por dikush këtu mund të thotë se ka një transmetim që tregon se lejohet të lihen krishterët të kryejnë ritin e tyre të faljes në xhamitë e muslimanëve. Përderisa kjo lejohet, atëherë në mënyrë më parësore ju lejohet muslimanëve të falin namazin në kishat e tyre. Ibn Is’haku rrëfen se i ka treguar Muhamed Ibn Xhaferr Ibn Zubejr se: ‘Kur erdhi në Medinë delegacioni i Nexhranit, ata hynë në xhami, te Pejgamberi (a.s.), pas namazit të ikindisë. Ishte pikërisht koha e lutjes së tyre, prandaj ata nisën të kryenin ritet e tyre në xhami. Njerëzit donin t’i ndalonin, por Pejgamberi (a.s.) u tha: ‘Lërini!’ Ata u drejtuan për nga lindja, dhe ashtu e kryen lutjen e tyre.’” Si kundërpërgjigje ndaj këtij transmetimi ne themi se senedi i tij ka ndërprerje, dhe si i tillë është i dobët. Por edhe sikur ku transmetim të ishte i saktë, ai tregon se Pejgamberi e bëri këtë gjë vetëm për të fituar zemrat e tyre, nga frika se mos ata largoheshin nga Islami. Përderisa nuk ka nevojë më për diçka të tillë, nuk lejohet t’u jepet mundësi krishterëve për diçka të tillë” [Fet’hul Bari i Ibn Rexhebit].
Së katërti, nuk lejohet dhe as nuk ka nevojë që për të treguar tolerancë fetare të lejohen krishterët të mbajnë meshë në xhami apo të shkojnë muslimanët të falin namazin në kishë. Kjo gjë:
– Mund të çojë deri aty sa që të mos ketë ndarje dhe diferencë të qartë për njerëzit e paditur mes fesë së vërtetë e të pranuar tek Allahu dhe mes feve të pavërteta, sidomos në një vend si Shqipëria ku njerëzit nuk janë të mirëinformuar mbi çështjet e fesë dhe ku një pjese që janë indiferentë ndaj fesë ju duken të gjitha fetë njësoj.
– Bie ndesh me parimin e ballafaqimit mes të vërtetës dhe mes të pavërtetës, mes rrugës së drejtë dhe rrugës së shtrembër, në nivel dialogu, me qëllim që të bëhet e qartë e vërteta dhe të përhapet tek njerëzit. Në mungesë të këtij ballafaqimi, ose zbehjes së tij, njerëzit e kanë të vështirë të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta dhe kjo mund të bëhet edhe pengesë për përhapjen e të vërtetës, sidomos në vendin tonë, ku një pjese njerëzish thonë se fetë janë njësoj.
– Mund t’u shërbejë edhe kundërshtarëve të Islamit të cilët synojnë që feja ta humbë përmbajtjen e saj të vërtetë, të mos ketë ballafaqime ndërfetare, qoftë dhe në nivel dialogu, dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore të mos rregullohen nga feja. Prandaj, kundërshtarët e Islamit e vënë theksin tek shkëmbimi i vizitave mes titullarëve të feve të ndryshme nëpër festa, “harmonia fetare”, “toleranca fetare”, “përafrimi mes feve”, “mesazhi i përbashkët fetar”, qëndrimi këto të cilat në sytë e një pjese të publikut tonë shihen si punë feshë që nuk kanë ndonjë ndryshim! Të mos harrojmë ballafaqimin e Pejgamberëve në dialog me kundërashtarët e tyre për të dalë në shesh e vërteta. Dialogjet dhe bisedat e Pejgamberëve me kundërshtarët janë përmendur në Kuranë. Pejgamberi ynë u ballafaqua me kundërshtarët e tij në fe, në Meke, me dialog, biseda, këshilla, tregime dhe mesazhe hyjnore, duke mos bërë lëshim në këtë parim, megjithse idhujtarët ishin të interesuar që të mos ekzistone ky ballafaqim. Kush e njeh jeten e Pejgamberit në periudhën e Mekës, këtë e ka fort të qartë.
Por dikush mund të na kundërshtojë me pretendimin se dijetarët e kanë lejuar këtë gjë nëse shihet e nevojshme dhe nuk bëhet diçka e rregullt: Ibn Kajim thotë: “Tregimi i delegacionit të Nexhranit dëshmon se në ndonjë rast të paparashikuar, mund tu jepet mundësi ehlul kitab-ëve të kryejnë ritin e lutjes së tyre në xhami, në prani të muslimanëve; por jo që të bëhet rrugë e rregull diçka e tillë” [Zadul Mead]. Ibn Rexhebi në citatin e mësipërm thotë: “Por edhe sikur ky transmetim të ishte i saktë, ai tregon se Pejgamberi e bëri këtë gjë vetëm për të fituar zemrat e tyre, nga frika se mos ata largoheshin nga Islami.” Kështu, mund të hidhet ideja se kjo gjë është e nevojshme për të treguar tolerancë fetare!
Kundërpërgjigja:
a. Ibn Kajim e bazon konkludimin e tij mbi transmetimin e mësipërm i cili siç u sqarua nuk është i saktë, kështu që nuk vlen për argument. Prandaj dhe Ibn Rexhebi i cili është një nga nxënësit e Ibn Kajimit e hedh poshtë bazimin në këtë hadith për këtë çështje pikërisht me faktin se është i dobët.
b. Rasti i nevojës që pëmend Ibn Rexhebi ka të bëjë me fitimin e zemrave të krisherëve për të hyrë në Islam, e jo për të treguar “harmoni e përafrim ndërfetar”! Të njëjtin qëllim si Ibn Rexhebi ka edhe Ibn Kajim.
c. Të drejtat e ithtarëve të feve të tjera në vende si Shqipëria i mbron ligji dhe shteti ekzistues. Kështu që për t’u treguar ithtarëve të feve të tjera se ne nuk ju prekim të drejtat që ju garanton shteti nuk ka asnjë nevojë të lejohen të mbajnë meshë në xhami ose që muslimanët të falen në kishë.
d. Pejgamberi ynë ka bërë marrëveshje paqeje me disa komunitete jomuslimanësh në Medine. Muslimanët ndër shekuj, sidomos në vendin tonë, kanë ditur dhe kanë pasur aftësinë të jetojnë në paqe me komunitetet e tjera fetare, në saj të mësimeve tolerante të Islamit, pa e parë aspak të nevojshme të lejojnë krishterët të mbajnë meshë në xhami. Ndërsa sot në vendet ku qeverisjen e kanë kafirat, nuk ka kuptim të kërkohet tolerancë nga muslimanët se nuk kanë gjë në dorë, por duhet tu kërkohet kafirave të tregohen tolerantë me muslimanët dhe të respektojnë të drejtat e tyre. Nisur nga ky fakt, të bën habi se përse duhet që ta ngrejnë më shumë zërin muslimanët për tolerancë, duke i pranuar në njëfarë mënyrë paragjykimet dhe shpifjet e kafirave për intolerancë të muslimanëve, ndërkohë që tolerancën tashmë duhet ta tregojnë vetë kafirat.
h. Bashkëjetesa në paqe me ithtarët e feve të tjera, mirësjellja me ta, mirëbërja ndaj tyre dhe respektimi i të drejtave të tyre mund të realizohen pa qenë aspak e nevojshme që të kryhen ritet në të njëjtin vend, që krishterët të mbajnë meshë në xhami dhe muslimanët të falin namaz në kishë, apo që titullarët fetarë të marrin pjesë në festat e njëri-tjetrit dhe të urojnë njëri- tjetrin për to. Përkundrazi, këto të fundit mund të prekin mëvetësinë dhe karakteristikat e secilës fe, madje mund të krijojnë atë idenë e cekur më sipër tek një pjesë e njerëzve indiferentë ndaj fesë se nuk ka ndryshim mes feve apo se fetë janë njësoj!! Ndryshueshmëria, karakteristikat, veçoritë, thirrja, parimet dhe synimet unike që kemi si ymet islam duhet të na bëjnë të ndihemi krenarë, dhe ti ruajmë ato me çdo kusht e çdo çmim, e jo ti shkrijmë ato para syve të njerëzve, duke ju përgjigjur thirrjve intrigante të “përafrimit të feve” që kanë si qëllim mënjanimin e islamit nga realiteti i jetës dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.
n. Për të gjitha ato që u thanë më lart kjo ide bie ndesh me synimet e Sheriatit; jo vetëm që nuk i favorizon muslimanët dhe nuk realizon ndonjë dobi për ta, por shkakton dëme për thirrjen e vërtetë, thirrjen e teuhidit, thirrjen që bënë të gjithë Pejgamberët e Allahut.
Së pesti, duhet ti ftojmë kafirat në përgjithësi, dhe ithtarët e librit në veçanti në fenë Islame me dialog në mënyrën më të mirë. Dialogu bëhet me qëllim që të dalë në shesh e vërteta, që njerëzit të përqafojnë islamin e të heqin dorë nga shirku, por jo për përafrimin e feve e për të bërë lëshime në fe apo shtrembërime të çështjeve të Islamit. Muslimanët që bëjnë dialog me ithtarët e librit në kohën tonë ndahen në dy grupe: 1- Ata që i ftojnë ithtarët e librit nëpërmjet dialogut të pranojnë islamin. Këta kanë si qëllim të dalë në pah e vërteta dhe të mposhtet e kota. Këta vënë në zbatim fjalën e Allahut: “Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit: “Ejani të biem në një fjalë të drejtë e të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim), dhe se njëri-tjetrin nuk do ta mbajmë për zot, në vend të Allahut’. Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: ‘Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut si muslimanë” [Ali Imran: 64]. Ky është dialogu i drejtë dhe i duhur me ithtarët e librit. Por dialogun me mënyrën më të mirë e më të arrirë mund ta bëjnë veçse ata që kanë dituri e aftësi. 2- Ata që bëjnë dialog për të ashtuquajturën “harmoni fetare” ose “përafrim mes feve”. Këta njerëz bëjnë lëshime në fe, shtrembërojnë mësimet dhe rregullat e islamit, keqintepretojnë argumentet e tij. Qëllimi i një dialogu të tillë nuk është që të dalë në shesh e vërteta dhe që ithtarët e librit të pranojnë islamin, por që të eleminohet ballafaqimi mes të vërtetës dhe të pavërtetës. Ky lloj dialogu është i pavlerë; nuk është ky dialogu për të cilin na ftojnë argumentet e fesë, përkundrazi, ky lloj dialogu shtrembëron argumentet. Por lejohet ulja dhe bisedimi me ithtarët e librit për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të muslimanëve, ose për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e përbashkëta kundrejt një palë të tretë që dëmton si muslimanët edhe ehlul kitab-ët, ose për të bërë një marrëveshje që shihet e domosdoshme për interesat e muslimanëve apo që është në favor të muslimanëve.
Së gjashti, duhet të jemi të kujdesshëm në termat që përdorim për të treguar bashkjetesën në paqe me jomuslimanët apo respektimin e të drejtave të tyre. Për të shprehur këtë duhet të zgjedhim fjalë që nuk përmbajnë kuptim të prapranueshëm në fenë tonë, ose që nuk mund të keqpërdoren ose të keqshpjegohen nga njerëzit. Duhet ti zgjedhim ne shprehjet dhe jo të na i diktojnë kafirat ose t’i marrim të gatshme prej tyre, se kafirat nuk shohin se bie ndesh fjala e përdorur me fenë apo jo, se jep kuptim të pranueshëm apo jo, se mund të keqkuptohet apo jo; për kafirat rëndësi ka që të realizohen planet e tyre. Fjala vjen, shprehja “harmoni ndërfetare” jep kuptim e përputhjes, ose përshtatjes së natyrshme mes pjesëve përbërëse të diçkaje, ose pajtimit në mendime e në qëndrime me dikë, ose mirëkuptimi dhe marrëdhëniet miqësore. Kështu shpjegohet kjo fjalë në Fjalorin e Shqipes së Sotme. Siç shihet kjo fjalë përmban kuptim të papranueshëm në fenë tonë, sepse nuk ka përputhje mes të vërtetës dhe të pavërtetës. Ideja se ka përshtatje të natyrshme mes fesë së vërtetë dhe mes feve të kota, përsëri është e gënjeshtërt. Pajtimi në mendime dhe në qëndrime me fetë e tjera, pa kufizm e pa përcaktim, nuk është i saktë. Mirëkuptimi dhe marrëdhëniet miqësore me kafirat, po të merren me kuptimin e tyre të drejtëpërdrejtëe e të gjithanshëm , nuk mund të pranohen si të sakta, e nëse do të bëhet ndonjë përcaktim ose shkoqitje, atëherë duhet parë se me çfarë kuptimi dhe në cilin aspekt përdoren. Pra, edhe me kuptimin e fundit termi “harmoni fetare” lë shumë hapësirë për keqkuptim dhe keqshpjegim e keqpërdorim. Prandaj, duhet të përdoren fjalë të pranueshme si: tolerancë fetare ndaj jomuslimanëve, mirëbërja dhe mirësjellja ndaj tyre, respektimi i te drejtave të jomuslimanëve të përcaktuara në marrëveshjet e lidhura me ta, ose të garantuara nga shteti dhe ligji ekzistues, bashkëjetesa në paqe me jomuslimanët, marrëdhëniet paqësore. Këto shprehje ose këto përdorime kanë kuptim të pranueshëm dhe mund të gjeshë bazë për to në tekstet e Kuranit ose të Sunetit.
Së shtati, por si gjykohet për muslimanin që përdor termin “harmoni ndërfetare”?
Duhet parë se me çfarë kuptimi e përdor:
– Nëse e përdor më një kuptim që është kufër, atëherë bën kufër. Por për shpalljen e një personi të caktuar si kafir duhet të shqyrtohet plotësimi i kushteve dhe mungesa e pengesave, pasi mund të ketë ndonjë pengesë ose mund të mos jetë plotësuar ndonjë kushtë për ta shpallur si kafir.
– Nëse e përdor me një kuptim të papranueshëm, që bie ndesh me normat e fesë Islame, por që klasifikohet si haram, ose si gjynah, ose si bidat, e jo si kufër, në këtë rast themi se ka shprehur një ide të ndalur ose që ka përqafuar një bidat në fe.
– Nëse muslimani e përdor me një kuptim të pranueshëm, si përshembull për marrëdhënie paqësore, për respektimin e të drejtave, ose për mirësjellje e mirëbërje ndaj kafirave, në këtë rast duhet ta bëjmë me dije këtë musliman se edhe pse ka pasur për qëllim një kuptim të pranueshëm, duhet të heqë dorë nga përdorimi i këtij termi, sepse kuptimi i drejtpërdrejtë i tij është i keq dhe i papranueshëm dhe sepse ky term lë shumë hapësirë për keqshpjegim dhe keqpërdorim.
Kështu që kur një musliman e përdor këtë term nuk mund ta nxjerrim nga feja dhe as nuk mund të japim ndonjë gjykim për të, pa parë se me çfarë kuptimi e ka përdorur. Por gjithsesi duhet të kërkohet prej tij të heqë dorë nga ky përdorim i keq. Nuk janë të paktë hadithet që na mësojnë etikën e të shprehurit sidomos në çështjet e besimit.
Së teti, po nëse dikush bën lëshim ose shtrembërim në çështjet e fesë, duke iu përgjigjur kërkesës së kafirave, si gjykohet?
– Nëse bën një lëshim apo një shtrembërim që konsiderohet kufër, ky bën kufër. Por për shpalljen e një personi të caktuar si kafir duhet të shqyrtohet plotësimi i kushteve dhe mungesa e pengesave.
– Nëse bën një lëshim ose një shtrembërim që është shkelje ose bidat, ky klasifikohet si gjynahar ose si bidatçi, por kjo në parim, pasi për gjykimin ndaj personave të caktuar duhet të bëhet më shumë shkoqitje dhe duhet më shumë kujdes.
– Nëse bën lëshim ose vepron diçka që është e ndaluar si masë parandaluese, ose si një gjynah i vogël, ose në diçka që është mekruh, këtu nuk duhet të nxitohemi të gjykojmë për një musliman të caktuar, sepse mund të ketë ndonjë justifikim të pranueshëm në fe.
Së nënti, kohët e fundit, duke shfrytëzuar disa pikpamje ekstreme apo të teprimit në punët e fesë, media i ka dhënë shumë hapësirë mendimit dhe rrymës së muslimanëve liberalë, properëndimore (murrxhie), që me sa duket bëhet me qëllimin që të përhapen mes muslimanëve bidatet dhe idetë liberale perëndimore. Pikpamjet e teprimit dhe të ekstremit janë të papranueshme për shumicën e njerëzve, sepse bien ndesh me fitra-n, përveç që shumica gjithmon anon nga lëshimi, lehtësimi dhe plotësimi i dëshirave. Nëse do të vihen ne fokus vetëm dy mundësitë: ose pikpamjet ekstreme ose pikpamjet liberale, duke lënë krejt në harresë rrugën mesatare të ehli sunetit, ka rrezik të përhapen pikpamjet e xhematit “liberal” mes muslimanëve, pasi mesataria e ehli sunetit mund të bëhet e paqartë për ta, në mes të fokusimit intrigant tek dy kahet ekstreme.
A do të lejojnë hoxhallarët dhe xhemati i muslimanëve të zbehet qëndrimi mesatar i ehli sunetit mes pikpamjeve ekstreme dhe pikpamjeve të rrymës liberale në favor të kësaj të fundit? Kjo është një nga sifidat e ditëve të ardhshme përpara ehli sunetit. Allahu e di më mirë.
Subhanekellahumme ve bihamdike, eshhedu en la ilahe il-la ente estagfiruke ve etubu ilejke.

 

Përgatiti: Hoxhë Ismail Bardhoshi, Allahu e shpërbleftë dhe ia kompenzoftë mundin!

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

—————————–

(1) 

Kaadetul havarixh janë ata njerëz që kanë idetë e havarixhëve, që pajtohem me havarixhët në tekfirin e muslimanëve, por që nuk marrin pjesë me ta në luftimin e muslimanëve. Me fjalën kaadetulhavarixh kemi si qëllim ata hoxhallarë që bëjnë kafira grupet e xhihadit në Siri, bëjnë hallall derdhjen e gjakut të muxhahidve në Siri, mbrojnë deule-n, nxisin njerëzit të shkojnë tek deul-ja, dhe mbajnë peng muslimanët e thjeshtë në rradhët e havarixhëve, në luftë kundër muslimanëve, në Siri, ndërkohë që vetë rrinë në shtëpitë e tyre dhe nuk marrin pjesë në luftë.

 

(2)

Organizatë e vetëquajtur ose e vetëshpallur “shteti Islam i Irakut dhe Shamit”.

(3)

Vela do të thotë; të bësh miq dhe dashamirësa kafirat, t’u japësh ndihmë atyre në dëm të muslimanëve.

(4)

Miq, dashamirës, ndihmës.

(5)

Rrabbânijjîn – edukatorë (të cilët e njohin hollësisht fenë e Zotit, e respektojnë fort Allahun dhe i trajtojnë çështjet fetare me kapacitet konceptues të gjerë dhe të thellë, me përgjegjshmëri të lartë para Zotit dhe me pjekuri, maturi dhe urtësi). Dijetarët selefë janë të një mendimi se një dijetar nuk mund të quhet rabbânijj pa qenë njohës i mirë i së vërtetës, pa e zbatuar atë dhe pa ua mësuar atë të tjerëve. Ai që ka mësuar, punuar dhe ua ka mësuar të tjerëve, pikërisht ky dhe vetëm ky do të thirret “i madh” në mbretërinë e qiejve.

(6)

Metodë, rrugë.

(7)

ligjet e gjithësisë

(8)

teel-li alallahi , është betimi në Allahun se Ai nuk e fal dhe mëshiron filanin.

(9)

Hadithi është i dobët. 

Must Read