Qëndrojuni larg këtyre të katërve…
Mes gjërave që sjellin mjerim në jetë, janë katër që kanë pasoja shkatërrimtare:
1) Të ankuarit dhe të zemëruarit me atë që ka caktuar Allahu.
2) Bërja e mëkateve pa u penduar për to më pas. “Thuaju: ‘Ajo është nga vetë ju.” (Kur’an 3:165)
“Ajo është pasojë e veprave tuaja” (Kur’an 42:30)
3) Të urryerit e njerëzve për të mirat që u ka dhuruar Allahu.
“A po ua kanë zili për atë që u ka dhuruar Allahu nga Mirësia e Tij?” (Kur’an 4:54)
Një hadith tregon: “Nuk ka rehati për xhelozin.”
4) Largimi nga përkujtimi i Allahut:
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…”
(Kur’an 20:124)
Aid el-Karni
“Mos u Trishto”