Thotë Allahu i Madhëruar në suren El-Kehf:
{وَرَبَطۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ}
“Dhe Ne i forcuam zemrat e tyre.” [El- Kehf: 14]
Zemrat devijojnë dhe Allahu është Ai që u jep atyre forcë dhe qëndrueshmëri.
Pavarësisht se sa besim keni në zemrën tuaj, mos ndaloni së kërkuari qëndrueshmëri.
Lutja më e shpeshtë e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ishte:
“O Zot! O Rrotullues i zemrave! Ma bëj zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!”.
Edhe pse ai ishte Profeti i Allahut dhe krijesa më e mirë.
Po të mos kishte qenë Allahu që t’i bënte të qëndrueshme zemrat e robërve të Tij, shejtanët do të luanin me ta, dhe askush prej tyre nuk do të ishte i qëndrueshëm.
Djemtë e shpellës ishin në fenë e së vërtetës, dhe i gjithë qyteti i tyre adhuronte idhujt, kur Allahu ua forcoi zemrat, gjithçka iu bë e lehtë!.
Dhe nëna e Musait, alejhi selam, më parë kur e hodhi atë në det. Po të mos ishte që Allahu t’ia forconte zemrën, ajo kurrë nuk do ta kishte hedhur!
Gjithmonë luteni Allahun që të jeni të palëkundur dhe të qëndrueshëm në fenë e Tij, dhe tua forcojë zemrën tuaj në të vërtetën.
Hoxhë Hariz Allkoçi