BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiNga urtësitë se përse muzika është e ndaluar në Islam!

Nga urtësitë se përse muzika është e ndaluar në Islam!

Përse muzika është e ndaluar në Islam?



Në fakt, nëse do të shohësh me kujdes se çfarë gjurmësh lë muzika te njeriu, do ta kuptosh fare mirë se përse feja Islame e ka ndaluar muzikën. Megjithatë në mbyllje të ketij shkrimi, le të përmendim disa nga këto shkaqe.

a). Muzika e sëmur dhe e dobëson zemrën: Zemra, ky organ i habitshëm, nuk ka si funksion vetëm pompimin dhe qarkullimin e gjakut, porse është mbretëresha e të gjitha gjymtyrëve, sepse ajo është vatra e ndjenjave si dashuria, dhembshuria, gezimi dhe hidhërimi. Aty është vendi ku gjenden cilësitë e mira të besimtarit si; besimi, frika, shpresa, nënshtrimi, përulja, mbështetja, krenaria, dashuria, etj. Nëse kjo zemër do të ushqehet vetëm me muzikë, ajo padyshim që nuk do ti shërbejë rritjes apo kultivimit të besimit, nuk i shërben as nënshtrimit të Allahut dhe dashurisë së Tij. Këto gjëra nuk janë natyrë e muzikës dhe muzika nuk është ushqim për to, ndaj dhe zemra sëmuret –në aspektin figurativ- dhe dobësohet, besimi pak e nga pak vyshket, e drita e tij sa vjen dhe dobësohet, ndërsa Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Në trup gjendet një organ; nëse ai rregullohet, atëhere i gjithë trupi rregullohet bashkë me të, por nëse ai prishet, bashkë me të prishet dhe trupi. Ajo është zemra”.[64]

b). Muzika e huton mendjen dhe çrregullon ndjesitë e zemrës duke larguar ndjesitë shpirtërore dhe e bën të largohet nga Kurani: Është e vështirë të gjesh dikënd që është i dhënë pas muzikës, dhe ndërkohë të ketë një miqësi të ngushtë dhe të pa ndashme me Kuranin. Kjo për faktin sepse muzika në përgjithësi fton në argëtim dhe dhënien pas kënaqësive të kësaj bote –pasuri, femra, pushtet, etj.- ndërsa Kurani, fton për në kënaqësinë e Allahut dhe lumturinë e Botës së Përtejme.

c). Muzika fton për në shthurje: Nëse do të shohim në realitetin që jetojmë, është shumë e vështirë të gjesh ndonjë muzikant, apo këngëtar që nuk është i shthurur, me përjashtim të atyre që Allahu u ka hapur zemrën dhe i ka udhëzuar, kjo sepse këngët dhe muzika nga natyra e tyre, janë mjete që të çojnë dhe orientojnë drejt joshës dhe argëtimit, të cilat përfundojnë me shthurje.

Hoxhë Bledar Haxhiu

Must Read