BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiRëndësia e kohës në jetën e muslimanit

Rëndësia e kohës në jetën e muslimanit

Rëndësia e kohës në jetën e muslimanit

Si çdo gjë tjetër, Islami i kushton rëndësi të veçantë kohës, posaçërisht Allahu i Madhëruar është betuar për të kur ka thënë:
“ Pasha kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje.” “Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë, pasha ditën kur ajo shkrepëtinë!” “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!” dhe në të tjera ajete, të cilat na sqarojnë rëndësinë dhe obligueshmërinë e shfrytëzimit të kohës në atë që Allahu është i kënaqur. Këtë na qartësojnë edhe hadithe të shumta.

Nga Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahu qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk do të lëvizë këmba e asnjë robi Ditën e Kiametit, derisa të pyetet për katër çështje: Për jetën se si e kaloi. Për rininë se si e shfrytëzoi. Për pasurinë se nga e fitoi dhe ku e harxhoi. Për diturinë se si punoi me të.”

Gjithashtu, nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahu qofshin mbi të!) ka thënë: “Shumë njerëz nuk i shfrytëzojnë dy të mira: shëndetin dhe kohën e lirë.” Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahu qofshin mbi të!) ka thënë: “Vërtetë, kur të ndodhë Kiameti dhe në dorën e dikujt prej jush të ketë një pemë ( hurme e vogël) e nëse mundet ta mbjellë le ta mbjellë!”

Të gjitha këto ajete dhe hadithe na orientojnë drejt kuptimit për rëndësinë e kohës në jetën e muslimanit dhe për këtë është e patjetërsueshme që ta shfrytëzojmë e mos ta humbim atë në punë të padobishme, të cilat na largojnë nga punët e mira. Pra, koha shkon dhe nuk kthehet herë tjetër.

Në bazë të kësaj, kuptohet rëndësia e kohës në Islam dhe për këtë kanë folur shumë sahabë dhe dijetarë, si psh:

Tabaraniu në librin e tij “ Xhamiul kebir” thekson se nga Imaretu ibnu Huzejme ibn Thabit transmetohet se ka thënë që e ka dëgjuar Omer ibn Hatabin t’i ketë thënë babait të tij: “Çfarë të ndalon ta punosh ( ta mbjellësh ) tokën tënde? Babai i është përgjigjur: “Unë jam plak, i shtyrë në moshë dhe do të vdes nesër.” Omeri i tha: “Po të urdhëroj që ta punosh (mbjellësh) atë. Pastaj thotë se e ka parë Omer ibn Hatabin duke e punuar ( mbjellur ) tokën bashkë me babain tim.

Ibn Abdulberri në librin e tij “Xhamiul bejan el ilm” thotë se Neim ibn Himadi i ka thënë Ibn Mubarekut: “Deri kur do të kërkosh dituri ? Ai i është përgjigjur: “Deri në vdekje, inshallah.”

I nderuari Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë e urrej njeriun e lirë kur e shoh që nuk punon as punë të dunjasë, as punë të ahiretit.”

Transmetohet se Ebu Derda një ditë ka ndalë para Qabes dhe u ka thënë shokëve të tij: “A nuk është ndonjëri prej jush që kur dëshiron të marrë ndonjë udhëtim përgatitet mirë (ose me zell)?” Po, – i thanë. Pastaj tha: “Udhëtimi në ahiret është më i gjatë, ndaj me çfarë do të udhëtoni?!” I thanë: “Na trego se si të përgatitemi!” Tha: “Bëni haxh për punë të mëdha , falni dy rekate në errësirën e natës për egërsinë (errësiren ) e varrit, agjëroni ditën më të nxehtë për gjatësinë e ditës së Ringjalljes.”

Abdurrahman ibn el Emam ebi Hatim Errazi thotë: “Ndoshta ka qenë duke ngrënë e i kam lexuar, ka qenë duke ecur e i kam lexuar, ka hyrë ne ëc e i kam lexuar, ka hyrë në shtëpi për të kërkuar diçka e i kam lexuar atij: “Dhe gjithë kjo ka qenë fryt i shfrytëzimit të kohës si në “Xherh” dhe “Taëdil” (libër prej nëntë volumeve në tefsir, disa volume dhe librin Essuneh në njëmijë volume.

Vëlla musliman! Medito me mua se çfarë ka thënë ky njeri i urtë!

“Kush kalon një ditë të jetës së tij duke mos kryer ndonjë të drejtë, as kryen ndonjë obligim, as nuk ka arritur ndonjë falenderim, as nuk ka themeluar ndonjë mirësi, as nuk ka nxënë ndonjë dije, ai e ka shtjerrur ditën e tij dhe ka bërë padrejtësi ndaj vetes së tij.”

Për këtë, neve na mbetet që ta shfrytëzojmë kohën në atë që është i kënaqur Allahu e mos ta humbim atë kotë e të na bëhet argument kundër nesh në Ditën e Gjykimit. Koha është e shkurtër dhe shkon sikur retë që s’ndalen, ndaj dhe për këtë është thënë :

Kaluan vite të ngjitura
Si shkurtësia e ditëve të ikura
Sërish u kthyen si vite të gjata
E më pas kaluar, sikur të ishin vetëm ëndërra.

Vëlla musliman! Zbukuroje kohën tënde në atë që të kthehet ty dhe popullit tend, në atë që keni dobi në dynja dhe ahiret! Ky umet ka nevoje të madhe për burra dhe gra që dinë për rëndësinë e kohës dhe e zbatojnë atë në jetën e tyre të përditshme.

Përktheu: Samir Salihu

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read