BallinaARTIKUJTema dhe ArtikujRespektimi i dijetarëve dhe i Ehli Bejtit

Respektimi i dijetarëve dhe i Ehli Bejtit

 

Respektimi i dijetarëve dhe i Ehli Bejtit

 

Rrëfehet se el-Sha’bi ka thënë:

 

Zejd ibni Thabiti –Allahu qoftë i kënaqur me të!- njëherë u ngjit [në kalë apo deve] që ta ngas, më pastaj, Ibn Abbasi  -Allahu qoftë i kënaqur me të!- i mbërtheu frejtë [që ta shërbente duke e drejtuar shtegun]. Duke e bërë këtë, Zejdi i tha (nga respekti për të), “Mos vepro kështu o kushëriri i të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe Lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!- .” Ibn Abbasi ia ktheu: “Kështu jemi urdhëruar që të veprojmë me dijetarët tonë (duke i respektuar dhe shërbyer).” Zejdi pastaj, kërkoi: “Ma trego dorën tënde.” Ibn Abbasi e nxori dorën e tij, ku Zejdi e puthi atë dhe tha: “Dhe neve kështu na kanë mësuar që të veprojmë me Ehli Bejtin (Familjen) e Profetit tonë –Paqja dhe Lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!-.”

 

Ebū Bakr El-Dejnuri, El-Muxhaleseh ve Xhevahir El-’Ilm 4:146, et al

 

Përkthim

 

Burimi: www.islamifejavertete.com

 

Must Read