RINGJALLE BUZËQESHJEN NË FYTYRËN TËNDE DHE TË TË TJERËVE!
Buzëqeshu, se bota nuk do të ndryshohet me pikëllimin tënd!
Metoda më e fortë për të ndikuar te tjetri është morali i mirë, kurse ajo më e shpejta buzëqeshja!
Mos të të mashtrojë mosha e babait tënd, se përskaj moshës së tij, ai në brendësinë e tij ka edhe ndjenja fëmijërore, që kanë nevojë për buzëqeshjen tënde dhe dhuratat e tua!
Buzëqeshja kërkon flijim të thjeshtë!
Buzëqesh, se çdo gjë që e ka përcaktuar Allahu është e bukur!
E bukur është ajo zemër, e cila jeton me shpresë se çdo gjë do të bëhet mirë.
Nëse do ta ndiesh lumturinë, atëherë jep pa pritur kompensim!
Kur ti buzëqesh në fytyrën e ndonjërit, dije se i ke trokitur në derën e zemrës së tij! E nëse ai buzëqesh, dije se ti veçse ke hyrë në të!
Dera e lumturisë nuk hapet, përveçse nga brenda!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU