BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaROLI I PAJTIMIT MIDIS BABAIT E NËNËS NË RRITJEN E FËMIJËS

ROLI I PAJTIMIT MIDIS BABAIT E NËNËS NË RRITJEN E FËMIJËS

ROLI I PAJTIMIT MIDIS BABAIT E NËNËS NË RRITJEN E FËMIJËS

Padyshim se konfliktet ndërmjet babait dhe nënës ndikojnë në zhvillimin psikologjik të fëmijëve, prandaj duhet që prindërit të praktikojnë këto rregulla, nëse duan që fëmija e tyre të rritet me personalitet të rregullt.

Pajtimi në një sistem edukimi të njëjtë ndërmjet prindërve

Zhvillimi i fëmijëve, zhvillim i saktë me harmonizimin e përshtatjes sociale, mbështetet mbi atë se sa e lartë është grada e pajtimit apo njësimit të qëllimit të prindërve në drejtimin e çështjeve të fëmijëve të tyre.

Duhet që prindërit gjithmonë të rishikojnë se çfarë duhet bërë në lidhje me sjelljet e fëmijës e ,gjithashtu, të shtojnë lidhjet me njëri-tjetrin e veçanërisht në disa raste kritike edukative.

Fëmija ka nevojë që të bindet se ndërmjet prindërve ekziston harmonia e pajtimi i mendimeve. Ndjenja e fëmijës, dashuri e interesim nga ana e prindërve, ua lehtëson atyre procesin e lidhjeve me të e marrjen me lehtësi të këshillave të tyre.

Shembull në çrregullimin emocional të cilin e prek fëmijën, si rezultat i qëndrimeve të kundërta të prindërve në ndonjë sjellje të cilën e kryen fëmija

Zekerija ka vetëm katër vjeç, qëllimisht në të folur i përdor ato fjalë që i përdor fëmija 2 vjeçar, sa herë që kërkon t’u tërheqë vëmendjen prindërve e veçanërisht nënës së tij. Nëse kërkon për të pirë drejton gishtin nga çezma e i thotë: “Bu-bu” si shenjë etje.

Nëna e tij shikon në këtë veprim ledhatim e shkathtësi të fëmijës, prandaj çohet e i përgjigjet kërkesës së tij. Ndërsa babai i tij e shikon këtë si veprim jo të pëlqyeshëm e fillon qortimin e tij në momentin e dëgjimit të këtyre fjalëve të cilat nuk i përshtaten moshës së tij.

Në këtë mënyrë fëmija bie ndërmjet pëlqimit e urrejtjes, ndërmjet nënës së kënaqur nga sjellja e tij, e babait jo të kënaqur. Me kalimin e kohës fillojnë e duken shenja çrregullimi emocional e pa stabilitet. Shpejt zemërohet, nevrikoset, qan e fillon i shmanget babait të tij e frikësohet prej tij.

Rëndësia e komunikimit të qartë midis prindërve dhe fëmijëve

Duhet që prindërit të hartojnë një plan të përbashkët për mënyrën që dëshirojnë të përdorin për sjelljet dhe veprimet që duan të shikojnë tek fëmija e tyre.

Mundohu t’i japësh kurajë fëmijës që të marrë pjesë me ty në vendosjen e rregullave dhe sjelljeve të cilat duhet të ndjekë. Në këtë mënyrë fëmija ndjehet se është përgjegjës për atë çka kanë rënë dakord me njëri-tjetrin, sepse ai ka marrë pjesë në marrjen e këtij vendimi.

Kërkohet prej prindërve mos cilësimin e fëmijës si (fëmijë i keq) në momentin e daljes prej këtyre rregullave. Sjelljes së keqe i hidhet akuzimi, e jo fëmijës në mënyrë që mos ndjehet se është person i papëlqyer, gjë e cila ndikon në plotësimin e zhvillimit të plotë të personalitetit të tij në të ardhmen e përshtatjes shoqërore.

Shembull për pjesëmarrjen e fëmijëve në vendosjen e rregullave të sjelljes

Hisham e Muhamed, dy fëmijë binjakë, u pëlqen gjithmonë të garojnë në shtëpi. Ky vrapim ishte i pranuar nga prindërit kur ishin të vegjël (rreth dy vjeçar) ndërsa kur i mbushën katër vjeç kjo lojë u bë e bezdisshme për prindërit.

U ulën prindërit me ta e filluan t’ua shpjegojnë atyre se mosha e tyre tani mundet të kuptojnë, prandaj duhet patjetër të vendosim rregulla, sjellje të reja, të cilat do të ndihmojnë në sistemimin e sjelljeve dhe lidhjet e tyre me njëri-tjetrin, etj.

Filluan prindërit të drejtojnë pyetje fëmijëve: a mundet që të garojmë në dhomën e ndenjes në vend të dhomës së gjumit? Më pas ranë dakord që të gjithë në sistemin e mëposhtëm: garimi është i ndaluar në çdo vend të shtëpisë përveç dhomës së ndenjes.

Kur fillon zbatimi i rregullave të rëna dakord duhet që t’u përsëritet e t’u kujtohet fëmijëve. Jo vetëm kaq, por edhe të kërkohet prej tyre zbatimi i këtyre rregullave me zë të qartë.

Si të japësh urdhra efektivë

Ahmed, të lutem, mblidhi lodrat e hedhura në tokë e vendosi në vendin e duhur… Kur i flet fëmijës tënde me këtë gjuhë do të thotë se po kërkon prej tij një gjë të tillë. Ndërsa kur i thua: “Ahmed, mjaft hodhe gjëra përtokë!”, ose: “Hajde këtu e vari rrobat e tua që ke hedhur përtokë” Në këtë mënyrë i jep urdhër e jo kërkesë.

Kërkohet prej të gjithë prindërve që t’u japin fëmijëve urdhra të prera e të qarta e veçanërisht të vështirët prej tyre, rreth sjelljeve dhe rrëmujave të papëlqyeshme. Dhe jo t’u lutemi e të kërkojmë prej tyre të ndalojnë nga këto veprime.

Nëse nëna vendos të zbatojë dënimin e dhënë fëmijës, si p.sh.: mbylljen e tij në një nga dhomat e shtëpisë për një kohë të caktuar (kjo mënyrë është efektive në përmirësimin e edukatës dhe sjelljeve), duhet që ajo ta zbatojë këtë dënim menjëherë pa vonesë apo hezitim.

Ajo që kemi për qëllim nuk është të jesh si në ushtri, të drejtosh pjesëtarët e familjes sikur drejtohen ushtarët, por kemi për qëllim të jesh i prerë në mënyrën tënde.

Kur t’i japësh urdhra fëmijës

T’i japësh urdhra fëmijës në dy raste:

1. Kur dëshiron që fëmija të pushojë së kryeri ndonjë sjellje jo të pëlqyeshme e ndjen se nuk ta dëgjon fjalën nëse kërkon lënien e kësaj.

2. Nëse dëshiron që fëmija të zbatojë ndonjë sjellje të veçantë e mendon se nuk ta dëgjon fjalën nëse kërkon prej tij zbatimin e vënien në dukje të kësaj sjellje.

Si t’i japësh urdhra fëmijës

Të parafytyrojmë se ti u fute në dhomën e ndenjes e gjete Ahmedin, djalin tënd i cili është i vështirë në të drejtuar, duke u hedhur mbi divanet, hedhje e cila mund të dëmtojë mbulesën e divaneve. Vendose që ta detyrosh të pushojë nga kjo lojë dëmtuese.

Në këtë rast urdhrat e tua të jenë në pamjen e mëposhtme:

1. Errësohu në fytyrë e bëj që në tiparet e fytyrës të duket zemërimi.

2. Hidhi shikime të mprehta të cilat shprehin zemërim.

3. Përqendro shikimin tënd në sytë e tij e thirri në emër.

4. Jepi urdhër të prerë me zë të ashpër duke i thënë: “Ahmed, hedhja jote mbi divane është në kundërshtim me rregullat e vëna në shtëpi, prandaj të pushosh nga kjo menjëherë duke mos thënë asnjë fjalë.

5. Urdhri duhet të jetë i qartë e jo i pakuptueshëm. P.sh.:Nëse e urdhëron fëmijën tënd me mënyrën e mëposhtme: “Sajmira, hajde këtu e vendosi këto lodra në raft.” Ajo me këtë mënyrë të qartë nuk gjen asnjë shkak, apo nuk mund t’i bëjë hile urdhrit të dhënë.

Ndërsa kur i thua: “Mos i lër lodrat përtokë kështu) do të veprojë si t’i pëlqejë, sepse urdhri nuk ishte në mënyrë të qartë.

6. Mos bëj pyetje e as komente indirekte kur të urdhërosh fëmijën. P.sh.: “Nuk është mirë të hidhesh mbi divan” apo “Pse hidhesh mbi divan?” Sepse ai do të përgjigjet për pyetjen e bërë e kështu i jep rast fëmijës të fillojë arsyetimet për veprimin e bërë. Urdhri i prerë është që të urdhërosh fëmijën të pushojë menjëherë nga veprimi i gabuar duke mos i dhënë asnjë koment apo arsyetim.

7. Nëse fëmija nuk i kushton rëndësi urdhrave të tua e vazhdon në sjelljet e tij prishëse, që të shikojë sa i vendosur je ti në zbatimin e urdhrit tënd, në këtë moment nuk duhet që të përdorësh rrahjen apo kërcënimin, sepse kjo mund ta shtojë problemin e inatin edhe më shumë. Zgjidhja është e lehtë, në këtë rast mund të përdorësh dënimin me mbylljen e tij në ndonjë vend të shtëpisë për një kohë të caktuar.

Burimi:
Marrë nga Islamweb.net
Përktheu F. Gurra
Burimijetes.info

Must Read